Ministrja Xhaçka: Situata me përmbytjet është nën kontroll! Nuk ka pasur probleme si vitet e kaluara

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka në një komunikim për mediat foli mbi situatën e motit që keq që ka përfshirë vendin tonë gjatë ditëve të fundit. Ajo tha se situata me përmbytjet është nën kontroll ndërkohë që nuk ka pasur problematika si vitet e kaluara.

"Informacionet e marra nga Instituti i Gjeoshkencave, Ujit dhe Mjedisit dhe nga qendrat sinoptike homologe të vendeve fqinjë flasin për një fundjavë të karakterizuar nga stuhi dhe reshje të mëdha shiu, të cilat mund të jenë shkak për përmbytje në disa zona, kryesisht në prefekturat Shkodër, Lezhë, Durrës, Fier apo Gjirokastër. Me qëllim marrjen e masave parandaluese dhe vënien në gatishmëri të strukturave operacionale në nivelin lokal dhe qendror, Ministria e Mbrojtjes, përmes Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, në bazë të ligjit “Për Mbrojtjen Civile” njoftoi në kohë prefekturat dhe pushtetin vendor, të cilët  në bazë të ligjit janë reaguesit e parë në raste emergjencash. Në këto dy vjet të kalimit të menaxhimit të emergjencave civile në përgjegjësi të drejtpërdrejtë, Ministria e Mbrojtjes krahas përballimit të fatkeqësive ka pasur vëmendje të vecantë tek ndërhyrjet, për parandalimin e dëmeve që vijnë nga fatkeqësitë natyrore. Është edhe fale këtyre ndërhyrjeve të FA, mbështetur nga pushteti vendor, që sot, pavarësisht se rreshjet kanë qenë dhe do të jenë intensive, situata, deri në momentin që flasim paraqitet e qetë, dhe vendbanimet që çdo vit kanë paraqitur situata të vështira përmbytjesh, nuk duket se mund t’i ekzpozohen rrezikut të përvitshëm" - tha Xhaçka.

Xhaçka u shpreh se në qytetet të cilat prekeshin çdo vit, janë bërë punime për të minimizuar sa më shumë mundësinë e përmbytjeve si pasojë e reshjeve. Ajo tha se dhe vendet pranë lumenjve janë më të sigurt nga dalja nga shtrati i tyre.

"Në bashkëpunim  me bashkinë Fier, efektivët e FA kanë përfunduar forcimin e argjinatura në lumenjtë Vjosa e Seman, duke kontribuar në sigurinë e banorëve të një zone që përmbytej çdo vjeshtë e pranverë. Falë projektit të përbashkët të Ministrisë së Mbrojtjes dhe bordit të kullimit, tanimë edhe segmenti Gosë - Ballaj në lumin Shkumbin, përroi Grykë Manati, përroi i Troshanit, ai i Pllanë – Zejmen dhe derdhja e përroit të Gorishovës janë më të sigurta, ç’ka ka bërë të mundur që pavarësisht reshjeve të dendura të ditëve të fundit, të mos përsëriten situatat e përvitshme apokaliptike në  Shkodër, Fier, Vlorë, Lezhë etj sa herë që lumenjtë, për shkak të motit të keq dilnin nga shtrati. Vetëm gjatë vitit të fundit janë pastruar 450 km kanale ujrash, ç’ka ka sjellë ndikim të menjëhershëm në mbrojtjen e tokave nga vërshimi i ujit" - shprehet ministrja.

Por pavarësisht se situata është nën kontroll, ministrja u ka bërë thirrje të gjitha prfekturave që të jenë vigjilente pasi rreziku nga reshjet është ende prezent. Ajo shprehet se të gjitha strukturat e emergjencave civile, policia e shtetit si dhe Forcat e Armatosura janë në gatishmëri.

"Edhe pse gjatë këtyre ditëve, fatmirësisht për të gjitha arsyet që rendita më sipër, nuk kemi pasur te njëjtat situata me të cilat jemi përballur thuajse çdo vit, kryesisht në ato zona të cilësuara si zona të kuqe, moti i keq sërish mund të na ekpozojë  në situata te papritura. Sistemet e kanalizimeve të dëmtuara, ndërtimet e pakontrolluara në zonat e rrezikuara, kolektorët e bllokuar e problemet e ndryshme që kanë ardhur nga zhvillimi kaotik i territorit i deri pak viteve më parë, sërish na ekspozojnë në probleme të mundshme sa herë prurjet paraqiten të jenë të një intensiteti të lartë. Për këtë arsye, strukturat e Mbrojtjes Civile në nivel qendror  dhe vendor, bashkitë dhe prefekturat, Forcat e Armatosura, Policia e Shtetit janë në gatishmëri dhe të mirëkoordinuara për të reaguar në kohë  dhe me efikasitet" - tha Xhaçka.

 

 

E.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët