Minorenët shqiptarë të parët në listën e emigrantëve në Itali

Edhe pse vendi ynë nuk është i përfshirë në gjendje lufte, apo konflikte ushtarake Shqipëria mbetet vendi i cili ka numrin më të lartë të emigrantëve minorenë të pashoqëruar që kërkojnë strehim në Itali, raportohet në raportin e fundit të publikuar me 31 gusht.

Numri i tyre kapërcen numrin e emigrantëve minorenë të pashoqëruar që mbërrijnë nga Bangladeshi, Egjipti, Pakistani, Tunizia .

Autoritetet italiane kanë publikuar të dhënat e fundit të përditësuara mbi situatën e minorenëve të pashoqëruar në Itali e për disatin vit radhazi minorenët shqiptarë renditen në vendet e para.

Të dhënat e përditësuar deri më 31 gusht 2020 informojnë se emigrantët minorenë të pashoqëruar shqiptarë në Itali janë renditur në vendin e parë me numrin më të lartë mes kombësive të huaja.

Në qëndrat për strehimin e fëmijëve  jetojnë  5,540 minorenë prej të cilëve 1,267 janë shqiptarë të dhe 22.9% të numrit të përgjithshëm.

Në vend të dytë renditet Bangladeshi me 965 minorenë të pashoqëruar, Egjipti, Pakistani, Tunizia e me radhë.

Ndërsa emigrantët minorenë të pashoqëruar nga Kosova, në Itali janë 177 duke u renditur në vendin e nëntë në klasifikimin sipas kombësive.

Ndër 1,267 shqiptarë, 45 janë vajza e kanë numrin më të lartë ndër emigrantët minorenë të gjinisë femërore, e cila në përgjithësi ështe ulët krahasuar me atë masjhkullor vetëm 232 në total nga 5540 fëmijët emigrantë.

Në raportin e autoriteteve italiane theksohet po ashtu se gjatë kësaj periudhe ka vazhduar em,igrimi pavarësisht mjasave kufizuese të lëvizjes për shkak të Covid-19,  nga 1 gushti 2020 deri më 31 gusht 2020 kanë hyrë në territorin italian 4 minorenë shqiptarë të pashoqëruar dhe 12 kosovarë.

Numri më i lartë i emigrantëve minorenë të pashoqëruar strehohen në Sicili, Lombardi, Friuli Venezia Giulia, në Emilia Romgana etj.

Autoritetet italiane shpesh herë kanë sinjalizuar se emigrantët minorenë që vijnë nga Shqipëria nuk mbërrijnë vetëm dhe një fenomen i tillë ndodh në shumicën e shteteve të Bashkimit Europian, në kërkim të një të ardhme më të mirë .

( Kliko këtu ) Raporti i plotë

E.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

SPAK lëshon 9 urdhër-arreste për ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës, mes tyre ish drejtori i UKT dhe IMT (AKUZAT + EMRAT)

SPAK lëshon 9 urdhër-arreste për ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës, mes tyre ish drejtori i UKT dhe IMT (AKUZAT + EMRAT)