Minubusi përplas të miturin me biçikletë në Roskovec

Minubusi përplas të miturin me biçikletë në Roskovec

Një 11-vjeçar u përplas nga një minubus sot në fshatin Suk në Roskoves. Policia e Fierit njofton se rreth orës 11:45, në  fshati Suk 1, automjeti tip “Iveko”, me shofer personin me inicialet A.M, ka aksidentuar të miturit me iniciale E.V. 11 vjeç, banues në Roskovec, i cili po udhëtonte me biçikletë. Më pas ka goditur një automjet tip “Audi”, i cili ishte i parkuar në anë të rrugës.

I mituri ndodhet në Spitalin Rajonal Fier, nën kujdesin e mjekëve.

Është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Fier shoferi i Ivekos - thotë policia - dhe po kryhen veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Protestat e Rithemelimit para bashkisë, Rama: Janë me sakëlldi të mëdha! E kanë futur veten në batak, nuk ia ka fajin kush

Protestat e Rithemelimit para bashkisë, Rama: Janë me sakëlldi të mëdha! E kanë futur veten në batak, nuk ia ka fajin kush