Miqësoret para rifillimit të kampionatit/ Partizani shpertallon Cerrikun, Tirana fiton me vështirësi, zhgënjen Flamurtari

Miqësoret para rifillimit të kampionatit/ Partizani shpertallon Cerrikun, Tirana fiton me vështirësi, zhgënjen Flamurtari

Shumë prej ekipeve të Superligës dhe më konkretisht ata të vendeve të para kanë zhvilluar të mërkurën miqësore para se kampionati të rinisë me 3 qershor.

Në kompleksin stërvitor ‘Skënder Halili’ Tirana e vendit të parë është testuar me Vorën, të cilën e ka mposhtur 3-2, por me shumë vështirësi për një skuadër që këtë sezon është favorite kryesor për të fituar Superligën.

Po në kompleksin stërvitor ku stërvitet Partizani ka luajtur kundër miqësoren kundër Turbinës së Cërrikut, të cilën e ka shpërtalluar me rezultatin 8-1. Një fitore tenistike që jep shpresë për kampionët në fuqi, ndërkohë që golat u shënuan nga Cara, Bardhi dy herë, Çinari, Telushi, Solomon, Llanaj dhe Braun. 

Në miqësoret e ditës së djeshme nuk zhgënjeu pritshmëritë as Kukësi i Orges Shehit. Verilindorët kishin përballë Sopotin. Të besuarit e trajnerit Orges Shehi ia dolën pa shumë mundim të triumfonin me rezultatin 0-3. Golat për ekipin e trajnerit Orges Shehi u shënuan nga Vasil Shkurtaj (dygolësh) dhe Kuper.

Sakaq në Durrës, Skënderbeu i Ilir Dajës ka triumfuar lehtësisht përballë Dinamos së Kategorisë së Parë. Korçarët shënuan katër herë, falë dygolëshit të sulmuesit Krasniqi e realizimeve të Jashanicës dhe Pusit.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Muzikë, DJ dhe ekspozitë me motorët ‘Vespa’, 3 ditë magjike te Pazari i Ri në Tiranë

Muzikë, DJ dhe ekspozitë me motorët ‘Vespa’, 3 ditë magjike te Pazari i Ri në Tiranë