Miqtë një film dokumentar për Bashkim Finon: Politikani që e donin të gjithë

GJIROKASTËR-  “Takim me Bashkim Finon”, një  homazh kushtuar jetës dhe aktivitetit të politikanit të ndjerë u organizua në kinemenë e qytetit të tij të lindjes në Gjirokastër.

Para publikut u shfaq filmi dokumentar ‘Miku ynë, Njeriu i Pajtimit Kombëtar” i realizuar nga Anxhelo Xhaçka.

 “Këtu ai mësoi, futbollin, mësoi muzikën, punën dhe u bë ai Bashkimi që e njohët dhe e donit të gjithë dhe ashtu ju donte dhe ai ju dhe qytetin e lindjes. Një nga gjërat, që na kënaq sado pak gjatë kësaj periudhe të vështirë ka qenë njohja dhe miqtë shumë të mirë që ai na ka lënë”, tha Megi Fino, e bija e Bashkim Finos.

 “ Zakonisht, politikantë nuk janë miq të të gjithëve po të palëve, por Bashkimi ishte një mik i të gjithëve. Ishte njëriu që nuk u konfliktua me asnjë palë në kohën e kulmit të konfliktualitetit në ’97. Bashkimi ishte një mik i politikanëve, një mik i ndërkombëtarëve, I zgjedhësve, i sportdashësve dhe i njerëzve të thjeshtë", tha Anxhelo Xhaçka.

Bashkim Fino, u nda nga jeta gjatë pandemisë së COVID-19 në 29 mars 2021. Kulmi i karrierës së tij ishte  në vitin 1997 kur ai  drejtoi Qeverinë e Pajtimit Kombëtar si Kryeministër i Shqipërisë , ndërsa ishte deputeti që përfaqësoi zgjedhësit në 6 legjislatura.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tosi: 06/11/2021 04:58

    Z. Fino, ndjese paste, u nda shpejt nga jeta. Ka patur kontribut ne 97. Por kaq. Java shtate, te kafja te libri mengjes darke me Gaz Demin e te tjere nga njejti soj. Kjo nuk eshte kontribut por keqperdorim i pushtetit partiak. Qe per fat te keq eshte standarti dhe jo perjashtimi.

    Përgjigju
    • Leli: 06/11/2021 17:28

      Per hir te vertetes njeri i respektuar, por kur te respektojne pas vdekjes ca plera, me mire familja asnje te mos pranoje se e bejne per ca like ne Facebook. Respekte Baci

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Meta 'sfidon' Dumanin: Ilir Meta do jetë gjithmonë këtu! Ja ku më keni! Shtëpi, vila... sekuestrojini! SPAK-u tarallaku ta harrojë PL-në

Meta 'sfidon' Dumanin: Ilir Meta do jetë gjithmonë këtu! Ja ku më keni! Shtëpi, vila... sekuestrojini! SPAK-u tarallaku ta harrojë PL-në