Miratohet fondi 240 milionë lekë për ndërmarrjet sociale, kusht punësimi i individëve që janë pjesë e skemave të mbrojtjeve sociale

Miratohet fondi 240 milionë lekë për ndërmarrjet sociale, kusht punësimi i individëve që janë pjesë e skemave të mbrojtjeve sociale

Ogerta Manastirliu

Qeveria ka miratuar fondin 240 milionë lekë për periudhën 2023-2025 për të integruar dhe punësuar individët e ndërmarrjeve sociale. Teksa e vlerësonte si mekanizëm financiar që bën të mundur punësimin e grupeve në nevojë dhe i integron në shoqëri, Ogerta Manastirliu u shpreh se kusht është që 50% të punësuarve të jenë individë që janë pjesë e skemave të mbrojtjeve sociale.

Ministrja u shpreh se vendimi krijon mundësitë që individët e papunësuar nga kategoritë e disavantazhuara që janë pjesë e programeve sociale të mund të punësohen me pagë minimale dhe të kenë kontribute shëndetësore e shoqërore. 

“Sot kemi miratuar një seri vendimesh të rëndësishme. Kemi miratuar vendimin për ndërmarrjet socialë dhe përcakton format e mbështetjes për ndërmarrjen sociale. Ky vendim krijon për të disatën herë fondin e mbështetjes së ndërmarrjeve sociale në vlerën 240 milionë lekë për periudhën 2023-2025. Format e mbështetjes përmes subvencionit do bëjnë të mundur që individë që janë pjesë e programeve të papunësisë të mund të punësohen në mënyrë që shteti të subvencionojë pagën minimale për ta. Kjo formë e re vjen për të mbështetur organizatat jofitimprurëse. Një ndër elementet përveç kritereve që duhet të plotësojnë është që deri në 50% e të punësuarve do të jenë individë që janë pjesë e skemave të mbrojtjeve sociale", tha Manastirliu.

Manastirliu theksoi se kjo formë mbështetje do të ndikojë në fuqizimin ekonomik të njerëzve në nevojë që janë pjesë e programeve të ndihmës ekonomike por do të kenë mundësinë që të të riintegrohen në tregun e punës.

 Këto forma mbështetje vijnë në kuadër të fuqizimit ekonomik të personave që janë në moshë aktive pune, pjesë e programeve të ndihmës ekonomike por tashmë kanë mundësi të riintegrohen në tregun e punës. Ne kemi punuar fort për të bërë të mundur integrimin dhe riintegrimin e familjeve që janë pjesë e programeve tona sociale”, tha Manastirliu.

Ministrja e Shëndetësisë tha se përmes këtyre programeve, në vitin 2022 janë subvencionuar më shumë se 3600 persona që kanë qenë pjesë e programit të ndihmës ekonomike. Ndërmarrjet Sociale që financohennga shteti do të jenë një mundësi më tepër për të riintegruar përmes punësimit shtresat në nevojë si; gratë, personat me aftësi të kufizuar, personat që dalin nga skema e ndihmës ekonomike apo njerëz në nevojë që janë të përjashtuar nga tregu i punës.

A.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Mobiljet 'fluturuese' në Durrës, reagon ministri Balla: Turp! (VIDEO)

Mobiljet 'fluturuese' në Durrës, reagon ministri Balla: Turp! (VIDEO)