Miratohet 'korridori i gjelbër' në Ballkan! Lehtëson kalimin e mallrave të nevojës së parë ndaj COVID-19

Miratohet 'korridori i gjelbër' në Ballkan! Lehtëson kalimin e mallrave të nevojës së parë ndaj COVID-19

Harta e 'korridorit te gjelber' ne rajonin e Ballkanit

Qeveria shqiptare ka miratuar krijimin e "korridorit të gjelbër" për të lehtësuar transportin e mallrave të nevojës së parë në luftën me koronavirusin, që do të monitorohet dhe koordinohet nga CEFTA, organizata e marrëveshjes së tregtisë së lirë në rajon.

Në të gjithë Ballkanin Perëndimor janë përcaktuar pikat lidhëse ku do të lejohet qarkullimi i lirë i kamioneve të mallrave pa u vonuar në dogana si dhe janë parashikuar një numër të kufizuar pikash karburanti gjatë rrugës në mënyrë që të jenë 24/24  për plotësimin e nevojave të kamionëve që do të transportojnë mallra të nevojës së parë s ilaçe, pajisje mjekësore, ushqim etj që lidhet me situatën e COVID 19.

Gjithashtu këto kamine që përdorin 'kanalin e gjelbër' do të kenë një pezullim të përkohshëm të të  gjitha  llojeve  të kufizimeve të drejtimit te mjeteve në fuqi (ndalimet e  fundjavës,  ndalimet  e  natës,  ndalimet  sektoriale, etj.) në mënyrë që të shmanget trafiku dhe të shkurtohet koha e mbërritjes së marrave në destinacion.

Përhapja  e  COVID-19  në  të gjithë  kontinentin  Evropian  çoi  në  vendosjen  e masave  shumë  të  forta  nga  disa  vende  anëtare  të BE, e cila mbylli kufijtë jo vetëm për njerëzit, por dhe moslejimin e transportit të pajisjeve mjekësore jashtë vendit të tyre.

Kjo sigurisht ka sjellë pasoja për vendet e Ballkanit Perëndimor, pasi bllokimi i pajisjeve mjekësore me efekt negativ në situatën sanitare të vendeve të rajoni. Për këtë partnerët rajonalë kanë  shprehur frikën  e  tyre  se  mund  të  ketë  një  ndërprerje  të trafikut të mallrave që mund të çojë në mungesë të mallrave  thelbësore  duke  prekur  jetën  e  miliona qytetarëve në rajon.  

Në përgjigje të kësaj sfide është menduar krijimi i 'korridorit të gjelbër' që  synon  të  shmangë  që  asnjë  nga palët  e  interesuara  të  mos  përballet  me  një  izolim shumë  të  rëndë  që  çon  në  mungesë  të  mallrave  të domosdoshmërisë së parë. Pikërisht ky 'korridor i gjelbër mes rajonit të Ballkanit ku lidhen të 6 vendet d të lehtësojë  tregtinë  dhe transportin  e  mallrave  duke  trajtuar  vetëm masat parandaluese  për  të  siguruar  frenimin  e  shpërthimit të  COVID-19, ndërsa tregtia e mallrave dhe shërbimeve të tjera do të vijojë si normalisht.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Të paktën 10 sulme xhihadiste u parandaluan në Evropë më 2023

Të paktën 10 sulme xhihadiste u parandaluan në Evropë më 2023