Zvicra njeh pensionet e shqiptarëve, parlamenti zviceran kalon marrëveshjen për sigurimet shoqërore! Pritet miratimi dhe nga Italia, Rama: Ma premtoi Meloni

Zvicra njeh pensionet e shqiptarëve, parlamenti zviceran kalon marrëveshjen për sigurimet shoqërore! Pritet miratimi dhe nga Italia, Rama: Ma premtoi Meloni

Flamuri i Zvicrës dhe i Shqipërisë

Parlamenti zviceran ka miratuar sot me 129 vota pro dhe 52 kundër marrëveshjen për Sigurimet Shoqërore me Shqipërinë. Nga kjo marrëveshje përfitojnë rreth 3 mijë shqiptarë që jetojnë në Zvicër. E njëjta marrëveshje pritet të miratohet së shpejti edhe nga Italia.

Përmes një postimi në Facebook, kryeministri Edi Rama falenderoi qeverinë zvicerane, parlamentarët zviceranë dhe ekipet teknike të përbashkëta. Po ashtu u shpreh se në samitin e BE-së të mbajtur në Tiranë më 6 dhjetor, kryeministrja Meloni i premtoi se do të nënshkruhet marrëveshja për njohjen e pensioneve në Itali.

“Faleminderit Qeverisë Zvicerane, parlamentarëve zviceranë dhe padiskutim ekipeve teknike të përbashkëta, të cilat punuan pa u lodhur për këtë marrëveshje të shumëpritur për shqiptarët që punojnë e kontribuojnë në Zvicrën.

Kryeministrja Giorgia Meloni më premtoi pardje në Tiranë, se shumë shpejt do të votohet në parlamentin italian edhe marrëveshja e shumëpritur me Italinë”, shkroi Rama.

Në kuadër të marrëveshjeve për Sigurimet Shoqërore, Shqipëria ka përfunduar në gusht negocimin teknik të marrëveshjeve me pensionet me Italinë. Marrëveshja për njohjen e viteve të punës i vjen në ndihmë 500 mijë shqiptarëve që jetojnë e punojnë në Itali.

Çfarë parashikon marrëveshja me Zvicrën?

Marrëveshja e re dypalëshe formalizon marrëdhëniet e sigurimeve shoqërore midis Zvicrës dhe Shqipërisë. Ajo mbulon sigurimet për moshën e tretë, si dhe për mbijetuesit dhe invalidët, dhe përputhet me standardet ndërkombëtare për koordinimin e sistemeve të sigurimeve shoqërore. Marrëveshja siguron që shtetasit zviceranë dhe shqiptarë të marrin trajtim të barabartë përsa i përket të drejtave për sigurime shoqërore, lehtëson qasjen ndaj këtyre përfitimeve dhe lejon që pensionet të paguhen edhe jashtë vendit.

Ajo gjithashtu vendos themelet për një bashkëpunim dypalësh për të luftuar mashtrimet dhe abuzimet me sigurimet shoqërore. Së fundmi, marrëveshja lehtëson lëvizshmërinë e shtetasve zviceranë dhe shqiptarë dhe i mbron ata ndaj kontributeve të dyfishta të sigurimeve shoqërore. Marrëveshja do të hyjë në fuqi sapo të miratohet nga parlamentet e të dy vendeve.

A.M./K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Report Tv/ Nëse votohet sot, 52% e zgjedhësve të vendosur do të votonin për PS-në! 30% për PD-në e Berishës

Sondazhi i Report Tv/ Nëse votohet sot, 52% e zgjedhësve të vendosur do të votonin për PS-në! 30% për PD-në e Berishës