Miratohet në parim buxheti i vitit 2020/ Denaj: Ka nevojë për rishikim! Pezullohen projektet që s’kanë nisur

TIRANË- Janë miratuar në parim të gjitha ndryshimet në ligjet fiskale që janë pjesë e paketës fiskale si dhe buxheti i vitit të ardhshëm. Me 92 vota pro ka kaluar buxheti i vitit 2020.

Po ashtu janë miratuar edhe aktet normative të propozuara nga Këshilli i Ministrave, ku do të dhurohen 17 banesa në pronësi të bashkisë së Tiranës 17 familjeve të prekura nga tërmeti. U miratuan propozimet për pensionin special për pensionistët që kanë humbur familjarët e tyre në vlerën e 60 mijë lekëve në muaj dhe paga prej 100 mijë lekë për familjet që humbën familjarët nga tërmeti për gjithë jetën.

Ndërkohë vlen të theksohet se pavarësisht se projektbuxheti i vitit 2020 u miratua në parim, ai pritet të pësojë ndryshime gjatë diskutimeve nen për nen në Komisionin e Ekonomisë, për të krijuar hapësira për të kaluar fonde tek programi i rindërtimit. Projektet që ende nuk kanë nisur do të preken drejtpërsëdrejti nga ndryshimet.

Nga ana tjetër ish- ministri i Financave Arben Ahmetaj ka bërë të ditur disa nga shifrat që janë parashikuar aktualisht se do të jenë pjesë e programit. Sipas tij puna do të nisë me një fond prej 200 milionë dollarësh në dispozicion, por që nuk do të cenojnë parametrat e buxhetit.

Ahmetaj ka theksuar se gjatë këtyre ditëve janë strehuar në hotele 4000 qytetarë dhe se kostoja e akomodimit në hotele arrin në 2.4 milionë dollarë. Gjatë seancës nuk kanë munguar akuzat nga opozita, e cila është shprehur se qeveria duhet të vendosë përpara ligjit përgjegjësit e këtij dëmi, nëse ka.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:15
Ahmetaj: Parametrat e buxhetit të 2020 nuk preken, presim që donacionet të arrijnë në 150 milionë euro (VIDEO)

Deputeti Socialist Arben Ahmetaj ka thënë gjatë fjalës së tij në Kuvend se solidariteti është detyrimi i parë i Kuvendit. Ahmetaj tha se parametrat e buxhetit 2020 nuk do të preken dhe asnjë taksë nuk do të rritet.  Ai tha se qeveria pret që donacionet të arrijnë në 150 milionë euro ndërsa pjesa më e madhe e rindërtimit të banesave të ketë përfunduar brenda vitit 2020.

"Kjo seancë vjen pas një ngjarje tragjike. Solidariteti është detyrimi i parë që ne kemi si parlament, si qytetar dhe si një trup që duhet të krijojë përgjigje. Përgjigja nuk është e zakonshme, për të ardhur për të miratuar normalisht buxhetin. Sot duhet të flasim për ta përballuar këtë situatë me buxhet. Ne e kemi marrë përsipër dhe nuk lëmë askënd mbrapa.

Deri dje në portalin E albania janë mbledhur 54 milionë lekë dhe kanë dhuruar 5300 qytetarë.

Gjithë industria e turizmit iu përgjigj kësaj fatkeqësie duke strehuar 4000 qytetar, nuk do rrisim asnjë taksë, as borxhin por do ti përgjigjemi me një program dinamik që prezantohet si programi i rindërtimit. Dhe që ditën e parë e fillon me 200 milionë dollarë.  70 milionë dollarë janë nga donatorët.

Thelbi i buxhetit

1. Program të rëndësishëm rindërtimi, që do fokusohet tek ndërtimi i banesave në zonat e prekura.

2. Politikë të tërë strehimi për të gjitha dhe bonusin e qirasë. Që si fazë të parë është 1 miliardë lekë.

Ky buxhet që kalojmë nuk preket, nuk ulet nuk cenohen shërbimet, nuk ulen pagat pensionet, nuk ikin investimet. Nuk rrit borxhìn. Ky buxhet është dinjitoz për ta përballuar. Presim që donacionet të arrijnë në 150 milionë euro.

Vendet e zhvilluara që kanë perjetuar fatkeqësi të tilla iu ja kaluar difiçiti 3%. Ne nuk do të cenojmë parametrat e buxhetit. Shtylla tjetër e këtij buxheti dhe projekti është nuk rrit taksa, nuk cënohen as investimet në rrugë apo shkolla. Do të shohim nevojat primare që kemi për investime.

Rindërtimi i banesave: Brenda vitit 2020 do kemi mbyllur pjesën më të madhe të banesve. 80-90% e qytetarëve në fund të 2020 do të jenë ulur në banesat ë tyre të reja. Në fund të ketij viti do të jenë pastruar të gjitha rrënojat e këtij tërmeti. Do tja dalim që të fshijmë të gjithë traumën e shkaktuar", tha Ahmetaj.

Ora 11:25
Tërmeti 'faturë' Buxhetin 2020, Denaj: Do ketë shkurtime të shpenzimeve, mund të pezullohen dhe disa projekte

Ministria e Financave ka ngritur grupet e punës për të rishikuar buxhetin e vitit 2019 dhe atë të vitit 2020, për të siguruar fondet për programin e rindërtimit të banesave të shembura dhe të dëmtuara nga tërmeti. Pavarësisht se ende nuk dihet fatura që do të ketë në buxhet kjo situatë vetë ministrja Anila Denaj ka pohuar se po shikohen të gjitha hapësirat për të krijuar fonde shtesë.

“Sigurisht që e kemi nisur këtë punë si për efektet në buxhet të këtij viti ashtu edhe për buxhetin e vitit 2020 pasi mendojmë dhe jemi duke konsideruar që vlerësimi i dëmeve në një pjesë të caktuar do të ketë mbështetje buxhetore, që po vlerësohet që edhe në vitin 2020 të ketë hapësirat dhe kursimet e nevojshme për të përballuar këtë situatë” deklaroi ministrja e Financave Anila Denaj.

Rishikimi i buxhetit për vitin 2020 do të përkthehet edhe me shkurtime shpenzimesh për disa zëra, si dhe pezullim projektesh.

“Ka disa projekte të cilat ne jemi duke i vlerësuar në buxhetin e vitit 2020 për të cilat jemi duke komunikuar me institucionet përkatëse për ti shtyrë me një vit kohë. Në të gjitha këto raste kjo do të krijojë një hapësirë të caktuar që ne jemi duke e diskutuar” tha Denaj.

Po ashtu po diskutohet edhe mundësia që ka Ministria e Financave për të shlyer qiranë për disa nga familjet që do të strehohen në hotele dhe jo vetëm.

“Ministritë që kanë filluar përgatitjen e listave, duke filluar nga Ministria e Arsimit, e cila edhe sot e raportoi për numrin e shkollave të cilat kanë dëmtime dhe do të kenë prioritetin kryesor. Janë në diskutime çështja e qirasë, si një kosto e cila si praktikë e Ministrisë së Financave ka mbështetur, në rastet e shpronësimit familje të caktuara me një qira për një afat të caktuar kohor, dhe po shikojmë se sa familje mund të akomodojmë me buxhetin e kursyer” pohoi ministrja.

Sakaq buxheti i vitit 2020 ka kaluar parimisht në komisionin e ekonomisë këtë të hënë.

“Kush është pro, kundër, abstenim, miratohet në parim projektbuxheti i vitit 2020”.

Ndërkohë kryetari i Komisionit të Ekonomisë dhe njëkohësisht kryetari i Komitetit për Rindërtim Arben Ahmetaj, ka deklaruar se ndërtimi i banesave mund të ketë ndikim edhe në buxhetin e 2021.

“Kryeministri ka propozuar, kërkuar dhe po detajon programin e rindërtimit brenda buxhetit të vitit 2020. Ideja shkon për një program të veçantë që menjëherë ti përgjigjemi nevojave të situatës për të mbështetur programin e rindërtimit brenda vitit 2020, që ndoshta nuk do të jetë vetëm brenda këtij viti por që do të kapi edhe vitin 2021”.

Por, sipas burimeve, shumë shpejt pritet të hartohet një buxhet i ri për vitin 2020, pasi drafti aktual do të ndryshojë në tërësi dhe do të orientohet drejt krijimit të  fondit të posaçëm për rindërtimin e banesave.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • NAIMI: 05/12/2019 19:21

    ANILA KAM BESIM NE AFTESITE E TUA,,,POR MOS HARRO TE CAKTOSH CA FONDE PER BLERJE KUAJSH ,,,SEPSE KESHTU THA RAMA ,,KRYEBASHKIAKET TE HARROJNE MAKINAT E TE MARRIN KUAJT,,,,,KURSE PER QEN NUK JU DUHET FOND I VECANTE SE KENI LUL BASHEN ME GJITHE DEPUTETET E PD QE MUND TI PERDORNI SI QEN,,,,,SE PER PUNE TJETER AS E DINE SE KU BIE....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sulmet e Metës ndaj Dumanit, Wisner: Shqetësuese, s'kanë vend këtu! Shqiptarët duan drejtësi dhe kjo është e qartë! Nuk angazhohemi me non-grata

Sulmet e Metës ndaj Dumanit, Wisner: Shqetësuese, s'kanë vend këtu! Shqiptarët duan drejtësi dhe kjo është e qartë! Nuk angazhohemi me non-grata