'Mirë është, por qeveria mund të na falë më shumë' Qytetarët e Kukësit për kamatvonesat: Po ne që i paguam?

Qytetarët e Kukësit mirëpresin vendimin  për faljen e kamatvonesave të energjisë elektrike në kuadër të planit të hartuar nga qeveria për zbutjen e efektit negativ që krijon përballimi i emergjencës mjekësore të shkaktuar nga Covid-19.

Qytetari 1: "Kjo është diçka që duhet bërë. Na e falën na e falën, faleminderit prej qeverisë. Po gjithsesi kamatvonesa nuk ndikon shumë, por debia. Se debia është mirë me e na e heq dhe të paguajmë dritat rregullisht."

Qytetari 2: "Shumë mirë ka bërë që e ka fal se jemi duke paguar dritat e 2010. Faleminderit prej qeverisë, por ka mundësi me na fal më shumë."

Qytetari 3: "Është shumë mirë, por ka dashur më herët. Gjithsesi edhe ajo leverdi është."

Por ka nga ata qytetarë të cilët shprehen se kamatvonesa nuk është falur dhe që janë kundër faljes.

Qytetari 4: "Me mpyt mu nuk jam dakord fare me e fal kamatvanesen. Pse e kam paguar unë atë?! Çfarë është kjo padrejtësi që bëhet mes nesh? Çfarë qeverie është kjo?"

Kukësi radhitet ndër zonat më të varfëra në vend dhe falja e kamatvonesave të energjisë do të lehtësojë sadopak buxhetin e familjeve të varfëra që janë debitor ndër vite në OSHEE.

Falja e kamatëvonesave ka të bëjë me detyrimet që debitorët aktivë kanë për periudhën deri në 31 dhjetor 2019. Çdo lloj detyrimi që lind nga viti 2020 e në vazhdim, duhet paguar. Kështu konsumatorët duhet  të paguajnë energjinë, pasi çdo faturë nga 1 janari i këtij viti e në vijim do të paguhet bashkë me kamatëvonesat.

Ne.k./G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • dulja: 31/03/2020 13:55

    shkoni more te pa gopure aa si ishte ju qe merrnit kaline e dilnit ne Tirane hyy trashesia e shekullite

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Rezultat historik për boksin shqiptar, Alban Bermeta mes 20 më të mirëve në botë! Shumë pranë edhe Denis Nurja (FOTO)

Rezultat historik për boksin shqiptar, Alban Bermeta mes 20 më të mirëve në botë! Shumë pranë edhe Denis Nurja (FOTO)