'Mirënjohje për çdo vend'! Basha dhe Kryemadhi përshëndesin Konferencën e Donatorëve: Transparencë me fondet për të ndalur abuzimet

'Mirënjohje për çdo vend'! Basha dhe Kryemadhi përshëndesin Konferencën e Donatorëve: Transparencë me fondet për të ndalur abuzimet

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Bash ka përshëndetur Konferencën e Donatorëve ku u mblodhën 1.15 miliardë euro për rindërtimin e zonave të prekura nga tërmeti. Basha ka falenderuar çdo vend, organizatë dhe institucion që kontribuoi për të ndihmuar shqiptarët e prekur nga tërmeti, ndërsa theksoi se kontribute të shërbejnë vërtet për ndihmë ndaj njerëzve në nevojë.

Kryedemokrati bëri thirrje që puna më rindërtimin të nis menjëherë dhe të bëhet transparencë në lidhje me fondet për të shmangur abuzimet dhe keqpërdorimin.

'Të gjitha donacionet ndërkombëtare për popullin shqiptar për dëmet e pas tërmetit të 26 nëntorit janë të bekuara dhe të mirëpritura.

Falenderime dhe mirënjohje për çdo vend, çdo organizatë dhe çdo institucion ndërkombëtar që i gjendet pranë qytetarëve shqiptarë në këtë moment të vështirë.

Detyra jonë është të bëjmë gjithçka që këto kontribute të shërbejnë vërtet për ndihmë ndaj njerëzve në nevojë.

Është e rëndësishme që të nisë menjëherë puna dhe fondet të përdoren me përgjegjshmëri dhe transparencë për të ndalur  keqpërdorimin dhe abuzimin me to'. shkruan Basha.

Tërmeti i 26 nëntorit ishte i vetmi rast ku demokratët lanë mënjanë sulmet dhe akuzat politike ndaj qeverisë dhe u shfaqën pranë popullit dhe shqiptarëve të prekur nga kjo fatkeqësi natyrore. Për këtë kryeministri Rama shprehu disa herë vlerësimet e tij dhe i bëri thirrje Bashës të bashkëpunonin për të qenë sa më pranë shqiptarëve në këtë rast emergjence për vendin.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:22
Kryemadhi përshëndet Konferencën e Donatorëve: Çdo euro të administrohet me transparencë

1563384730_kryemadhi.jpg

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, ndryshe nga nënkryetari i kësaj force politike Petrit Vasili, ka përshëndetur Konferencën e Donatorëve duke shprehur mirënjohje për ndihmën që vendet dhe institucionet dhanë për Shqipërinë. Kryemadhi tha se familjet e pastreha janë të parat që duhet të ndihmohen , ndërsa shtoi se çdo euro duhet të administrohet me transparencë dhe përgjegjësi të plotë.

'Miqtë i qëndruan në krah Shqipërisë në këto momente të vështira. Mirënjohje për kontributin e tyre për të ndihmuar qytetarët shqiptarë dhe infrastrukturën e dëmtuar pas tërmeteve, që goditën vendin.

Tani është koha që kjo mbështetje t’u shkojë sa më parë, në radhë të parë familjeve që janë të pastreha. Miqve nga të gjitha anët e globit FALEMINDERIT që na u gjendët pranë.

Çdo euro ndihmë është e çmuar dhe duhet të administrohet me transparencë dhe përgjegjësi të plotë. Solidariteti i treguar nga vendet mike dhe institucionet ndërkombëtare kërkon seriozitet dhe angazhim të gjithanshëm!

Zoti ju bekoftë të gjithëve, ju dhe qytetarët tuaj! Ju faleminderit!' shkruan Kryemadhi.

Në Konferencën e Donatorëve, ku morën pjesë mbi 100 vende, u mblodhën 1.15 miliardë euro, ku mbi 300 milionë euro ofrohen si grante pra dhurata, ndërsa pjesa tjetër jepet si projekte dhe hua. Këto fonde do të përdoren për rindërtimin e  zonave të prekurave nga tërmeti, ku dëmet llogariten 980 milionë euro, ndërsa rindërtimi kërkon rreth 1.08 miliardë euro.

Ora 20:01
1.15 miliardë euro për Shqipërinë, Çuçi: Faleminderit! U tejkaluan pritshmëritë

1530267881_cuci.jpg

Ministri Fuqiplotë për tërmetin, Bledi Çuçi përshëndeti konferencën e Donatorëve ku u shpreh se fondet e mbledhura tejkaluan të gjitha pritshmëritë. Çuçi tha se tashmë qeverinë e pret një punë e madhe dhe me përgjegjësi të jashtëzakonshme për të adresuar të gjitha problemet dhe pasojat e tërmetit të 26 nëntorit. 'Jam i bindur se do të ringrihemi dhe do të jemi më të fortë se më parë' tha Çuçi, i cili shprehu falenderime për vendet dhe institucionet që mbështetën sot Shqipërinë.

'Konferenca e Donatorëve në Bruksel i tejkaloi të gjitha pritshmëritë. Solidaritet dhe besim i madh nga miqtë e partnerët e Shqipërisë, sukses dhe përgjegjësi e jashtëzakonshme për punën e madhe që na pret. Tashmë jemi të sigurt për të përballuar programin e rindërtimit dhe për të adresuar të gjitha pasojat e tërmetit apokaliptik të 26 nëntorit. Sot kanë arsye të jenë të qetë familjet e prekura nga tërmeti dhe të presin me durim ringritjen e shtëpive të tyre. Na pret një punë e madhe dhe e vështirë, por unë jam i bindur se do të ringrihemi dhe do të jemi më të fortë se më parë. Me të njëjtën kurajo dhe vendosmëri që përballuam situatën emergjente do t'ia dalim mbanë edhe me rindërtimin. Faleminderit me zemër çdo shteti dhe institucioni ndërkombëtar që mbështeti sot Shqipërinë. Mirënjohje për jetë e mot!' shkruan në facebook Çuçi.

Në Konferencë e Donatorëve u mblodhën 1.15 miliardë euro ku përfshihen grante, projekte e hua, ndërsa për procesin e rindërtimit janë llogaritur se nevojiten rreth 1.08 miliardë euro.

Ora 19:17
Vasili i vetmi i pakënaqur me 1.15 miliardë eurove të mbledhura në Konferencën e Donatorëve

1579099927_vasili.jpg

Lëvizja Socialiste për Integrim ka qenë e vetmja që nuk është gëzuar nga mbledhja e 1.15 miliardë eurove për rindërtimin e zonave të prekura nga tërmeti në Konferencën e Donatorëve. Pa asnjë përshëndetje dhe mirënjohje për vendet që kontribuuan për ringritjen e zonave dhe shtëpive për shqiptarët, Petrit Vasili ka vijuar akuzat ndaj qeverisë, ku lidhë fondet e donatorëve me reformën në drejtësi. Vasili shprehet se këto fonde të mos shkojnë dëm si ato të reformës në drejtësi që sipas tij shkaktoi kapjen e shtetit nga rilindja.

'Ka shumë rëndësi që lekët e donatorëve për tërmetin të mos shkojnë dëm si ato të Reformës në Drejtësi që u treten si kripa në ujë dhe prodhuan vetëm kapjen mafioze të shtetit nga rilindja' , shkruan Vasili në Facebook.

Ndërkohë që më herët presidenti Meta dhe kryedemokrati Basha shprehën vlerësimet dhe mirënjohje për vendet që kontribuuan në Konferencën e Donatorëve, ku u mblodhën 1.15 miliardë euro, nga të cilat mbi 300 milionë euro janë grante dhe të tjera ofrohen si projekte dhe hua. Duket se LSI nuk ka preferuar të ruaj 'linjën' e partneres së saj PD apo ish udhëheqësit të tyre Meta, por ka vijuar akuzat politike.

Ora 18:15
Meta reagon për Konferencën e Donatorëve: Mirënjohje për solidaritetin e treguar

1568019504_ilirmeta655.jpg

Presidenti Ilir Meta reagon për Konferencën e Donatorëve që u zhvillua në Bruksel  për mbledhjen e fondeve për rindërtimin e zonave të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit. Meta shpreh mirënjohjen e tij për solidaritetin e treguar nga vendet dhe kontributet monetare që ato dhanë në ndihmë të Shqipërisë.

'Përshëndes Konferencën e Donatorëve që po zhvillohet në Bruksel, në mbështetje të Shqipërisë, për kapërcimin e pasojave të tërmetit të nëntorit të vitit të kaluar, e njëkohësisht shpreh mirënjohjen e thellë për solidaritetin dhe kontributin e vendeve pjesëmarrëse dhe kontribuuese' shkruan Meta në twitter.

Në Konferencën e Donatorëve, ku morën pjesë mbi 100 vende, u arritën të mblidheshim 1.15 miliardë euro, ku mbi 300 milionë euro ofrohen si grante pra dhurata, ndërsa pjesa tjetër jepet si projekte dhe hua. Këto fonde do të përdoren për rindërtimin e  zonave të prekurave nga tërmeti, ku dëmet llogariten 980 milionë euro, ndërsa rindërtimi kërkon rreth 1.08 miliardë euro.

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Arber: 17/02/2020 22:38

    Po pra e pershendet, nuk late valle ne BE qe mos na jepnin fonde, Lylzimi ke birdi me dw e tek cadrat e militanteve, vet me qera 200 € ne muaj se po lynte shtepine, muta momes, sa ne lalz sa ke kodra momes, e me lufte dovranash, moma vet ku millet nuk korret, dhe Qershia Sala me Haklat. Po si i besuan ketij “hajduti “ kaq shume mbeshtetje?! Apo naiv!

    Përgjigju
  • Robi: 17/02/2020 22:04

    Sonte Nafije Dybeku i leshitlikes eshte ne pikellim te madh dhe po sheh fundin e saj politik ne zgjedhjet e 2021 pas triumfit te sotem te legjendarit Edi Rama me fondet e termetit.

    Përgjigju
  • NIPI I KAK MANUSH MYFTIUT: 17/02/2020 21:25

    O petrit vasili o nipi i manush kak myftiut ti ske faj se të vazhdoj në politik klyshi i antarit të byros politike që shkrin Shqiprin deri sa na çuan te tullonat e slan njeri pa pushkatuar intelektual ushtark e patriot. E ti klyshi tyre na dole demokrat mor pa din e iman. Po ske faj ti fajin e kan ata lloi idjotësh të ler që i japin votën lesh e dhis së fam8ljes

    Përgjigju
  • Era: 17/02/2020 21:24

    Bravo Edi! Je Kryeminister i punes e jo i llafeve. Nuk ka pse merziten Iliri, Luli i Saliut dhe Mona...se ku do shkojne kto ndihma. Te jene te sigurte se dhe qindarka e fundit do shkoje ne destination e duhur. U lodhen duke lehur si qente se u dhimbset ATDHEU, por vetem behen gjithnje e me te neveritshem para syve tane. Faleminderit Edi!!!

    Përgjigju
  • edi: 17/02/2020 20:08

    Hey Lulush te kujtoj dicka qe edhe asnje se ka me te paster se ty dhe si racional dhe i nderuar ,nga pastertia jote si nje burre Buc qe te drejtosh tere Milionat or 1 miliarde dhe 115 milione pa hile Keto fjale qe thua i kepute shpirtin Popullit Eshte njelloj si ti vesh Ujkun te ruaj kopene .SPAK ,SE FUNDI DO TE VENDOSE TY NGA NDERSHMERIA QE KERKON SE FUNDI QE U LODHE POR DO TE VENDOSIN TY Lulush Urime erdhi serish Zari Mos fut ne loje as Berishen as Meten Perlai vete si e di ti i shkolluari i Vasilit

    Përgjigju
  • FUTI NE BYTH ATE HIPOKRIZI SHKERDHATE ANTISHQIPTARE: 17/02/2020 19:34

    EDHE TY DO TE VIJ SHPEJT RADHA TEE KONTRIBUOSHE MILJARDAT QE I KE VJEDH SHTETIT SHQIPTARE MBASI OFL TE TROKASI NE DERE DHE PLASI FORMULARIN SURRATIT TEND SI PLONC TE JUSTIFIKOSH PASURINE PER 48-ORE ( VILEN NE UTRECHT HOLLANDE 350-Euro Vilen ne Shqiperi dhe disa apartamente e tiran durres vlore sarande )

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Arrestohet ndihmësi i një eurodeputeti gjerman, dyshohet se spiunon për Kinën

Arrestohet ndihmësi i një eurodeputeti gjerman, dyshohet se spiunon për Kinën