Miss Albania, që sot, me
nënshtetësi italiane

Miss Albania, që sot, me<br />nënshtetësi italiane
Bukuroshja shqiptare, e kurorëzuar si Miss Albania vitin që shkoi,që sot mban nënshtetësinë italiane. 

Fiorenza Lekstakaj, 18 vjeç, lindur në Firenze në 3 gusht 1995, me prindër shqiptarë, është transferuar në Empoli që në moshë të vogël.

Tashmë, që është në moshë madhore, vajza ka arritur të realizojë ëndrrën e saj për të marrë nënshtetësinë italiane. 

fiorenza lekstakaj

Një tjetër ëndërr, po aq e rëndësishme, për të qënë mbretëresha e bukurisë shqiptare, ajo e kishte realizuar verën e kaluar duke fituar "Miss Albania" në Shqipëri.

Së bashku me konfirmimin e nënshtetësisë, asaj iu dhurua gjithashtu edhe një kopje e kushtetutës.

“Nuk e harroj kurrë origjinën time shqiptare”, shprehet Fiorenza , “Por në Itali kam lindur,jam rritur dhe studioj. Në Shqipëri nuk do të kisha pasur të njëjtat mundësi”.

os/shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Me 3 armë në banesë, arrestohet 46-vjeçari në Shkodër! Pistoleta mbi shapkë, momenti kur policia i 'bastis' shtëpinë

Me 3 armë në banesë, arrestohet 46-vjeçari në Shkodër! Pistoleta mbi shapkë, momenti kur policia i 'bastis' shtëpinë