Miss Globe, prezantojnë Krenar Ahmeti dhe Hygerta Sako

Miss Globe, prezantojnë Krenar Ahmeti dhe Hygerta Sako
E shtuna e 10 nëntorit do të jetë mbrëmja finale e edicionit të 39-të të “Miss Globe”. Konkurentet e këtij viti tanimë kanë zbarkuar në Vlorë, qytet në të cilin Petri Bozo vendosi të organizonte, për të nëntin vit në Shqipëri, garën ndërkombëtare të bukurisë.

Nata finale është në prag dhe mes 43 konkurrenteve ndihen ethet e garës. Vetëm njëra prej tyre do të fitojë kurorën e më të bukurës së Globit. Ditët e fundit kanë qenë të ngarkuara për këto bukuroshe që kanë bujtur sivjet në Shqipëri. Vajzat sfilojnë, punojnë me koreografen Olta Ahmetaj, nën tingujt muzikorë të përzgjedhur nga Fabian Basha, ushtrojnë performancat, provojnë veshjet.

Vëmendja është zhvendosur në finalen e spektaklit që do të mbahet në Pallatin e Sportit të qytetit të Vlorës. Dy prezantuesit, Krenar Ahmeti dhe Hygerta Sako, janë përshtatur me skenën dhe me njëri-tjetrin, këmbejnë batuta dhe diskutojnë detajet e fundit të skaletës. Në këtë festë të bukurisë, sigurisht nuk do të mungojnë edhe elemenet festivë të këtij viti jubilar për shqiptarët.

Fashat e secilës prej vajzave janë zbukuruar edhe me logon e 100 vjetorit, shqiponjën dy krenare. Rona Nishliu dhe Ardian Lika do të interpretojnë madhërisht në skenë, bashkë me vajzat pjesëmarrëse këngën “Dua më shumë Shqipërinë”, ndërsa Aurela Gaçe do të jetë me zërin e saj potent, sicc janë ftuar edhe këngëtarë nga të gjitha trevat shqiptare: Hana Cakuli, Agim Poshka etj.

Në fund mbretëresha në fuqi e këtij viti, gjermania Stephani Alice, do t’i dorëzojë kurorën një tjetër bukurosheje që pritet të përzgjidhet. Në edicionin e këtij viti Shqipëria prezantohet me Kleoniki Delijorgjin.

Su/ Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Ervin Mete: Ekonomia e Shqipërisë e qëndrueshme, por e ndikuar nga rrethanat financiare globale

Ervin Mete: Ekonomia e Shqipërisë e qëndrueshme, por e ndikuar nga rrethanat financiare globale