Miss Shqipëria Fiorenza: Një ditë
dua ta prezantoj vetë këtë event

Miss Shqipëria Fiorenza: Një ditë<br />dua ta prezantoj vetë këtë event
Miss Shqipëria është zgjedhur vajza bukuroshe që jeton në Firence, Fiorenza Lekstakaj. 17- vjeçarja vjen në këtë intervistë duke treguar më shumë për veten dhe për gjithë emocionet që e kanë shoqëruar gjatë rrugëtimit drejt kurorës si më e bukura e Shqipërisë. 

Ajo tregon edhe ambicjet që ka në botën e televizionit, por edhe pasionin për të qenë një ekonomiste e shkëlqyer.

Gjithashtu ajo tregon për emocionet e prindërve dhe të të afërmëve, të cilët ishin disi skeptik për pjesëmarrjen e saj në këtë konkurs bukurie.

Sapo je zgjedhur vajza më e bukur shqiptare si ndihesh?

Natyrisht  që jam shumë e emocionuar ende, por jam shumë e lumtur që kurorën e më të bukurës së Shqipërisë këtë vit kam nderin ta mbaj unë.

U ndejva shumë e lumtur jo vetëm për veten por edhe për prindërit e mi, në veçanti për babin, për të gjitha sakrificat që kanë bërë për të më sjellë këtu.

 Çfarë e bëri të veçantë këtë eksperiencë përveç kurorës si “Miss Shqipëria”?

Ishte një rrugë e gjatë dhe e  paharrueshme.  Mund të them me plot gojën se ishte një nga përvojat më mbresëlënëse që kam kaluar, duke filluar që nga turi e deri tek kurorëzimi si “Miss Shqipëria”.



Cilën prej vajzave konkurrente  e ndjeje si rivalen më të fortë për kurorën e “Miss”-it?

Ishin dy vajza që i ndjeva si konkurrente dhe vajza që binin më shumë në sy, Anita dhe Geraldina.

 Sa e rëndëssishme është bukuria për ty?

Nëse flasim për bukurinë e jashtme, ajo është dhuratë nga Zoti, por sidoqoftë mendoj se ajo është e pamjaftueshme për ta bërë të bukur një person.

Megjithëse në konkurset e bukurisë është shumë e rëndësishme pamja, ka edhe komponentë të tjerë që ndërtojnë personalitetin e një njeriu të bukur.

Mendon se bukuria të hap të gjitha dyert drejt suksesit?

Mendoj se të dukesh mirë edhe nëse s’je miss është e rëndësishme.

Nuk mendoj se ndikon në suksesin e një njeriu, por është një faktor që ndikon që disa dyer ndoshta të të hapen më shpejt...

Fiorenza Lekstakaj për një publik që nuk të njeh mirë mund të na thuash disa gjëra më shumë për veten?

Unë jam Fiorenza Lekstakaj, 17 vjeç, e lindur dhe e rritur ne Firenze të Italisë, ku vazhdoj dhe aktualisht shkollën e mesme për ekonomik.

Jam një vajzë e thjeshtë, si të gjitha bashkëmoshataret e mia, me dëshira dhe me pasione të shumta.



Kanë qenë dakord prindërit e tu që të merrje pjesë në “Miss Shqipëria”?

PO. Ata kanë qenë mbështetja ime më e madhe... Xhaxhallarët kanë qenë ata, që të shtyrë nga ideja se në Shqipëri çmimet shiten, nuk donin që të merrja pjesë. Por “Miss Shqipëria provoi krejt të kundërtën.

Çfarë të thanë pasi u shpalle fituese?

Babi nuk shprehet shumë, por shpërtheu në lot kur më përqafoi. Ia lexoja në sy lumturinë. 

Ndërsa mami ishte në Itali, por  fola në telefon me të pas përfundimit të spektaklit dhe më tha që sië t’i kam plotësuar unë të gjitha dëshirat, edhe Zoti t’i plotësoi ty. Ishte urimi më i bukur që mora atë ditë.

Si e mendon të ardhmen tënde?

Mendoj se do të vazhdoj studimet në degën që kam nisur, ekonomik.

Ke ambicje në  botën e televizionit?

Bota e televizionit më pëlqen shumë. Do doja që në një të ardhme të isha unë duke e prezantuar “Miss Shqipëria”.

Të hedhin shumë vështrime djemtë kur kalon në rrugë, si reagon?

Nuk i shoh fare... Madje nuk  dua ta ndjej këtë gjë.

Pushimet këtë vit ku do t’i kalosh?

Në Shqipëri, si çdo vit tjetër. Në Shëngjinin tim.
 
Shkrimi u botua në numrin e sotëm të suplementit “THASH&THEM” të gazetës “Shqiptarja.com”
Redaksia online
(b.t/shqiptarja.com)

1/2
  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës