Misteri i çantës së zezë, qeni i Sharrit dhuratë nga Vuçiç dhe qëndrimi për Kosovën/ Ja çfarë ndodhi në vizitën e Putin në Beograd (FOTO)

Misteri i çantës së zezë, qeni i Sharrit dhuratë nga Vuçiç dhe qëndrimi për Kosovën/ Ja çfarë ndodhi në vizitën e Putin në Beograd (FOTO)

Momentet gjatë vizitës së Putinit në Beograd

Presidenti rus, Vladimir Putin ka zhvilluar sot një vizitë në Beograd ku takoi presidentin serb, Aleksandër Vuçiç dhe krerët më të lartë të shtetit.

Putin ka folur edhe për çështjen e Kosovës, dhe përsëriti faktin se qëndrimi i Rusisë është i pandryshuar.

“Lëvizje te fundit të Prishtinës, vendimi për taksën dhe krijimi i Ushtrisë së Kosovës, kanë shkaktuar tensione serioze. Qëndrimi i Rusisë për Kosovën është i pandryshuar”-tha Putin.

Putin u shpreh pro një marrëveshjeje Kosovë-Serbi bazuar në rezolutën 12,44.

“Rusia pajtohet që Beogradi dhe Prishtina të arrijnë një marrëveshje të pranueshme reciproke në përputhje me rezolutën 1244” tha presidenti rus Vladimir Putin në Beograd.

Gjatë takimit me Vuçiç, Putin mori si dhuratë edhe një qen Sharri, këlysh tre muajsh, të cilin e pagëzoi me një emër të veçantë: “Pasha”.

Ajo që ra në sy dhe u komentua gjerësisht në Beograd është edhe çanta e zezë që shoqëroi Putin përgjatë gjithë ditës. Kjo çantë, njihet me emrin “Cheget” dhe aty besohet se ndodhet kontrolli i sistemit të armëve nukleare.

Emrin “Cheget’ kjo çantë e ka marrë nga një mal i Kaukazit që përkthyer në shqip do të thotë “e Zezë”, shkruan Gazeta Ekspress.

Cheget thuhet se ruan komunikimin ndërmjet Putin dhe selisë ku ndodhen armët bërthamore nëseë duhet të ato të vihen në funksion. Çanta mbahet kudo ku lëviz Putin dhe mediat serbe raportuan se në atë çantë ka një sistem audio viziv që mundëson komunikimin mes Putin dhe selisë së armëve bërthamore në Rusi.

Putin mbërriti në Beograd mëngjesin e të enjtes dhe mbi 5 mijë policë u mobilizuan për të ruajtur sigurinë  etij. Mbi 50 mijë njerëz dolën për të pritur presidentin rus nëpër rrugë.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Parrucjani: 18/01/2019 05:58

    Dhurimi i qenit te sharrit, I nje qeni identifikues per shqiptaret e Kosoves, duhet te merret si mesazh jo I mire. Mos do te thot qe ne jemi tashme ne Kosove?

    Përgjigju
  • Ani: 17/01/2019 22:22

    Canta ose eshte antiplumb, ose arme qe shkrepet nga doreza. Mos u strrsoni me mistere kot

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Arsimi profesional, të ftuarit të ‘Përballje’: Të rinjtë e zgjedhin që të ikin nga Shqipëria, qeveria t’u garantojë punësim e paga dinjitoze

Arsimi profesional, të ftuarit të ‘Përballje’: Të rinjtë e zgjedhin që të ikin nga Shqipëria, qeveria t’u garantojë punësim e paga dinjitoze