Misteri i fshatit kazak, si banorët flinin me ditë për shkak të minierës së uraniumit

Misteri i fshatit kazak, si banorët flinin me ditë për shkak të minierës së uraniumit

Fshati i braktisur i Kalachi

KAZAKISTAN- Fshati Kalachi ose siç quhej ndryshe ‘I përgjumur’ prej tre vitesh fshihte një mister vdekjeprurës për banorët e fshatit. Aryeja e çuditshme, bënte banorët të flinin për 12 orë apo dhe 6 ditë dhe më pas të shihnin haluçinacione dhe të zgjoheshin me simptoma në trup. Situata problematike do të merrej vetë në mbikëqyrje nga zv.presidenti i Kazakistanit, Berdybek Saparbayev dhe u konstatua se problemi ishte monoksidi i karbonit i cili vinte nga një minierë uraniumi e mbyllur prej kohësh, ngjitur me fshatin Kalachi.

‘ Pas shumë testeve u konstatua se epidemia e gjumit në Kalachi vinte nga monoksidi i karbonit. ‘- deklaroi zv.presidenti.

Ndërsa shkencëtari rus Leonid Rikhvanov tha se ky problem ka ardhur nga mbyllja e minierave të Bashkimit Sovjetik.

‘Kur minierat e uraniumit u mbyllën, ato filluan të bashkoheshin me ujërat nëntokësorë. Radoni dhe gazet inerte dalin deri tek bodrumet e fshatit’- shton ai.

                                                                                                                                                 Miniera e uraniumit në fshatin Kalachi 

Por menjëherë pas njohjes me shkakun e epidemisë, autoritetet kazake kanë vendosur evakuimin e plotë të fshatit Kalachi dhe fshatit fqinj Krasnogorsk. Deri tani janë evakuar 68 familje nga 223 por deri në fund të vitit është projektuar braktisja e plotë e fshatit ‘’të pushtuar’’ nga uraniumi.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Masakra e Gërdecit, Mediu: T'i shkohet të vërtetës deri në fund

Masakra e Gërdecit, Mediu: T'i shkohet të vërtetës deri në fund