Misteri i radarëve, lufta për tendera që la hapësirën detare në errësirë, debatet nga 2012

Misteri i radarëve, lufta për tendera që la hapësirën detare në errësirë, debatet nga 2012

Gjyqi për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri ka rikthyer edhe një herë në qendër të vëmendjes polemikat mbi misterin e mosfunksionimit të radarëve, për kontrollin e hapësirës detare, sidomos për parandalimin e trafiqeve.  Dy ditë më parë, gjatë mbrojtjes së tij në raport me akuzat e prokurorisë, Saimir Tahiri është shprehur se në kohën kur shërbente si ministër, kishte vënë në dijeni kolegen e tij, titullare të dikasterit të Mbrojtjes, Mimi Kodhelin, se radarët nuk punonin. Pas Tahirit ka ardhur reagimi i Mimi Kodhelit. Nga ana e saj, zonja Kodheli ka theksuar se një muaj pasi ka marrë detyrën në vjeshtën e 2013, është informuar se radarët për vrojtimin e bregdetit nuk punonin. Kodheli ka pohuar se radarët kanë rifilluar të punojnë në dhjetor të 2013 pa asnje nderperje. 

Po si nisi dhe ku konsiston debati rreth radarëve?
Hapësira detare e Shqipërisë vëzhgohet nga një sisteme radarësh të ushtrisë. Qendra e kontrollit quhet QNOD dhe ndodhet ne Durres: atje punojne perfaqesues te shume institucioneve pervec ushtrise dhe policise. Madje Saimir Tahiri kur ishte minister i Brendshem ka insistituar për të lejuar akesin edhe të italianeve te Guardia di Finanza. Radaret nuk kanë funksionuar deri ne 2013 për shkak të betejës së ministrave me tenderat dhe konflikteve me kompanitë e kontraktuara për mirëmbajtje dhe funksionimin e tyre. 

Fillimisht, në vitet 2012-2013, socialistët asokohe në opozitë, akuzuan Ministrinë e Mbrojtjes, e cila në atë kohë drejtohej nga Arben Imami, se la në errësirë të gjithë hapësirën detare, për shkak të mosfunksionimit të radarëve. Sipas akuzave të PS radarët e ushtrisë nuk funksiononin që nga viti 2012.

Në prag të zgjedhjeve të 2013, ish-ministri i Mbrojtjes Arben Imami dhe ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Xhemal Gjunkshi, tentuan të zëvendësonin kompaninë që merrej me radarët GEM elettronica, me kompaninë R&T. Pas kësaj tentative, partneri i kompanisë amerikane Lockheed Martin (prodhuesi i radarëve)  GEM Elettronica, i ka dërguar një notë protestë zyrtare ish-kryeministrit Sali Berisha dhe ish-ministrit të Mbrojtjes, Arben Imami. GEM Elettronica shprehej se askush nuk kishte të drejtë të ndërhynte në teknologjinë e saj, pa autorizimin e trajnimin paraprak.

Për këtë çështje, Arben Imami ka sqaruar së  “Kompania u përjashtua, sepse në kontratën që kishte pasur me flotën detare në 2011 kishte realizme shumë të pakta, për shkak të performancës së keqe që kishte pasur”.

Proceduara e Imamit dhe Gjukshit u ndalua nga gjeneralët e Forcës Detare, që s’pranuan asnjë kontratë shërbimi radarësh pa autorizim nga prodhuesi, çka solli një konflikt mes gjeneralëve dhe Imamit.

Procedura e prokurimit u anulua përfundimisht pas ardhjes së PS në pushtet. Ish-ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli për këtë çështje është shprehur se “Nëse do ta kishim lënë këtë procedurë të prokurimit të fillim vitit 2013 do të kishim pësuar dëm që do të ishte për 5 vite që pretendohej të lidhej kontrata 230.5 mln lekë diferencë”

Në 2015, Ministria e Mbrojtjes zhvilloi tenderin për blerje, furnizim, instalim dhe vënie në punë të Sistemit të Integruar të Vëzhgimit të Hapësirës Detare. Fituese u shpall kompania Ideal” sh.p.k.

Partia Demokratike e konsideroi tenderin si abuziv, teksa tha se “Përjashtimi i gjigantit të teknologjisë globale amerikane Lockheed Martin, në mirëmbajtjen e sistemit të radarëve cenoi rëndë Sigurinë Kombëtarë dhe ktheu detin Adriatik në autostradë të drogës dhe kanabizimit të Shqipërisë”.

Por, Ministria e Mbrojtjes u përgjigj duke thënë se “kompania e përzgjedhur është përfaqësuesi zyrtar i kompanisë “GEM Elektronika”, prodhues i këtyre radarëve. Po e njëjta kompani, është marrë me mirëmbajtjen dhe riparimin e pajisjeve përgjatë periudhës 2010 – 2011. Fakti që e njëjta kompani me eksperiencë vazhdon të mirëmbajë rrjetin përbën një avantazh, i cili nuk u shfrytëzua në vitet 2012-2013 dhe si pasojë i gjithë vëzhgimi i hapësirës detare u la në errësirë të plotë”.

Ndërkaq, nga përgjimet e autoriteteve italiane, Moisi Habilaj, në një bisedë me dy trafikantë italianë që kishin mbërritur në orën 01.00 të natës në 6 maj të vitit 2015, në brigjet shqiptare në bordin e peshkarexhës “Fatima”, thotë se kishte njerëzit e tij në sallën e radarëve në Durrës, të cilët udhëtonin trafikantët që vinin që të ngarkoheshin me kanabis në brigjet shqiptare. Në përgjime, Habilaj nuk flet për fikjet e radarëve, por përdorimin e tyre për udhëzimin e trafikantëve, në vend të denoncimit. Por as prokuroria italiane as ajo shqiptare kurre nuk kane vertetuar ekzistencën e një bashkepunterori te Habilajve brenda strukturës së QNOD. Në cdo rast teknikët kanë vertetuar qe fikja e radarëve është një procedurë shumë e veshtirëqe nuk mund të behet pa djeninë e gjithe personelit të institucioneve te ndryshme të pranishme brenda qendrës së kontrollit

Dy vjet më vonë, në 31 gusht të 2017, Haki Çako, në atë kohë drejtor i Policisë së Shtetit, i ka nisur një letër ish-ministrit të Brendshëm teknik, Dritan Demiraj, ku e njoftonte se aksionet antidrogë të policisë në det kanë dështuar falë mosfunksionimit të radarëve të vëzhgimit. “Mosdhënia e informacionit krijoi konfuzion dhe pati raste kur mjetet që merrnin pjesë në operacion filluan të ndiqnin njëra-tjetrën në hapësirën detare”, shkruante ai.

Haki Çako duket se u referohet radarëve të ushtrisë, pasi pas letrës së Çakos, ish-kreu i Shërbimit Informativ të Ushtrisë, Ylli Zyla, tha se “Problemet kanë nisur në vitin 2015, kur sistemi qendror u ndryshua pasi u dogjën në atë qendër. U vendos një sistem tjetër, që nuk është i licencuar. Sot ky sistem është problematik, ku në 50 goditje që janë bërë, vetëm 5 kanë pasur sinjalizim nga radarët”.

Në mbrojtjen e tij, Saimir Tahiri tregoi me dokumentet e dorëzuara se radarët kanë funksionuar gjithmnë dhe se çdo herë që kanë pasu defekt, duke mos garantuar një kontroll të përshtatshëm të brigjeve, ka njoftuar menjëherë Ministrinë e Mbrojtjes për të kërkuar funksionimin e sistemit.

B.K./xy/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

 Fundjavë me shi e borë, vijon dhe i ftohti! Parashikimi i motit

Fundjavë me shi e borë, vijon dhe i ftohti! Parashikimi i motit