Misteri mbi fatin e 50 familjarëve të shqiptarëve të ISIS në kampin sirian, mes tyre 9 fëmijë

Misteri mbi fatin e 50 familjarëve të shqiptarëve të ISIS në kampin sirian, mes tyre 9 fëmijë

Kampi “Al-Hol” në Siri

Në kampin “Al Hol” në Siri që kontrollohet nga forcat ushtarake kurde, jetojnë plot 50 shtetas shqiptarë, kryesisht fëmijë dhe gra, që janë kapur gjatë luftimeve mes forcave kurde dhe dy organizatave terroriste ISIS dhe Al-Nustra që vepronin në Siri dhe Irak. Të gjithë shqiptarët që mbahen të izoluar në këtë kamp, kanë shkuar në Siri, për shkak se bashkëshortët dhe baballarët e fëmijëve, kanë qënë rekrutë të dy organizatave terroriste të sipërcituara.

Por tashmë Al-Nustra dhe ISIS janë asgjësuar ndërsa fëmijët dhe gratë e luftëtarëve të dy organizatave kanë mbetur në një kamp që quhet “Al Hol” dhe që kontrollohet nga forcat kurde. Pikërisht në këtë kamp jetojnë 73.000 fëmijë dhe gra nga shumë kombe, ku veç shqiptarëve, ka dhe kosovarëve e shqiptarë nga Maqedonia. Por në mesnatën e djeshme në aeroportin “Adem Jashari” në Prishtinë kanë zbritur 110 shtetas Kosovarë, që mbaheshin në këtë kamp. Në këtë operacion u përfshi vetë qeveria e Kosovës dhe autoritet Amerikane, të cilat kanë mundësuar që familjarët e luftëtarëve të ISIS dhe Al-Nustra, të rikthehen në Kosovë, për të vijuar jetesën pikërisht në këtë shtet.

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, tha në aeroportin e Prishtinës se “operacioni i planifikuar për kthimin e disa qytetarëve tanë nga Siria mund të them që tashmë ka përfunduar me sukses”. “Mund të konfirmoj që ky operacion tashmë ka përfunduar sipas planit ashtu siç ka qenë e planifikuar, që është punuar për disa muaj”-tha ai. Por ndryshe nga Kosova që është përfshirë në mënyrë institucionale për këtë operacion ndërkombëtar me qëllim shpëtimin e jetës dhe riatdhesimin e qytetarëve të saj, institucionet shqiptare, ende nuk dihet se çfarë janë duke bërë. “Shqiptarja.com” zotëron të plotë listën e grave dhe fëmijëve që ndodhen në këtë kamp, por shteti shqiptar nuk ka bërë ndonjë lëvizje për të riatdhesuar gratë e fëmijët të luftëtarëve të ISIS dhe Al-Nustra. 

Shteti nuk u trembet fëmijëve, të cilët janë të pafajshëm në këtë histori, por grave, teksa një pjesë e tyre janë ekstremiste dhe përbëjnë rrezik potencial për kërcënim nëse do të riatdhesoheshin për shkak të ndikimit që kanë pësuar gjatë qëndrimit në Siri. Jo vetëm Shqipëria por edhe shtetet e tjera kanë frikë që të hapin dyert për këta njerëz për shkak të kërcënimit që paraqesin. Kurdëve u kushton një milion euro në ditë vetëm ushqimi në një ditë për këta njerëz, por në dokumentarët e medieve ndërkombëtare janë shprehur se kanë urdhër nga amerikanët që të mos i lirojnë këta njerëz pa vendosur se cfarë do të bëhet, pasi janë një 'minë me sahat' për cdo vend.

 “Shqiptarja.com” kontaktoi sot me zyrtarë të Policisë së Shtetit, Ministrisë së Brendshme dhe Ministrisë së Drejtësisë, por asnjëri prej tyre nuk ishte në gjëndje të jepte një përgjigje konkrete. Kujtojmë këtu që 9 nga personat në kamp janë bebe pasi kanë lindur në Siri. “Nuk kemi asnjë koment për këtë çështje, pasi situata është tepër e ndërlikuar. Kjo për shkak se duhet të dialogohet me disa institucione ndërkombëtare,të cilat duhet të ndezin dritën jeshile për të liruar pengjet që mbahen në kamp”-tha një burim pranë Ministrisë së Brendshme.

Gjithmonë sipas këtij burimi institucione inteligjente ndërkombëtare kanë në verifikim e sipër të gjithë personat që ndodhen në kamp, për shkak se shumë prej tyre kanë prirje ekstremiste dhe mund të aktivizohen në vendet ku do shkojnë, duke ndërmarrë sulme terroriste. Sipas të dhënave zyrtare pranë Komisioni Europian, mes viteve 2012-2015 janë 144 shqiptarë që janë nisur nga Shqipëria për të të luftuar në Siria. Sipas institucioneve shqiptare pas viti 2015 nuk ka pasur më nisje drejt zonave të luftës.

Rënia e grupit militant Shteti Islamik, që dikur kontrollonte mbi 100 mijë kilometra katrorë territor dhe së paku tetë milionë njerëz, ka bërë që shumë luftëtarë të tij të kapen ndërsa familjarët e tyre të mbahen kampeve të ndryshme. Në muajin shkurt 2019 presidenti amerikan, Donald Trump shkroi se:“…Evropa duhet të marrë mbrapsht mbi 800 luftëtarë të Shtetit Islamik të kapur në Siri- ose përndryshe Shtetet e Bashkuara mund të detyrohen t'i lirojnë dhe kjo do të bënte që ata të "depërtonin në Evropë"-shkroi presidenti.


Ndërkohë një gazetar shqiptar Partizan Cene shkroi një status në profilin e tij në FB se: ”…problemi është shumë i ndërlikuar, për sa i takon kthimit të tyre në shtëpi, por unë desha të sjell këtu, neglizhencen e theksuar të shtetit amë, të Shqipërisë, që deri tani nuk ka bërë asgjë për të risjellë gratë e fëmijët në shtëpitë e tyre. E kuptoj se inati i shtetit është për ata që i çuan fëmijët dhe gratë në Siri për të luftuar në shtetin e ISIS -sit, por kjo është e turpshme, pasi fëmijët nuk kanë kurrë faj. Shumë nga fëmijët kanë lindur në Siri dhe nuk e kanë idenë se ku bie Shqipëria, por shteti shqiptar, është i detyruar me Kushtetute që të interesohet dhe ti shpëtojë e ktheje me çdo kusht këta fatkeq të vegjël në vendin e tyre”.

Kush është kampi “Al-Hol” në Siri që mban të izoluar mijëra familjarë të rekrutëve të ISIS
Kampi Al-Hol është një vend i dëshpëruar,i pistë, i mbipopulluar dhe i mbushur me njerëz që askush në botë nuk dëshiron. Ky kamp në Sirinë lindore tani është shtëpia e familjeve të të ashtuquajturit Shtet Islamik - të sapombërritura nga Kalifati. Është përtej kapacitetit dhe përpiqet të merret me mijëra mbërritje (sot janë 70.000 refugjatë) ndërkohë që askush nuk ikën prej andej. Qeveri të ndryshme mendojnë se për to përbën problem fakti se çfarë të bëjnë me këta njerëz, por kjo nuk është asgjë në krahasim me krizën me të cilën përballen ata që janë të detyruar të marrin përgjegjësinë për ta. Kushton një milion dollarë në ditë vetëm ushqimi dhe asnjë ndihmë serioze nuk vjen nga jashtë.

Një zyrtar i dëshpëruar kurd tha se ky vend ishte si "Kombet e Bashkuara të të Huajve", por asnjë qeveri e vetme nuk po ndihmonte në mënyrë të përshtatshme për të ndarë barrën. Ka pak ushqim, ngrohje apo kujdes shëndetësor këtu, por ka shumë zemërim dhe dëshpërim. Ruajtja e sigurisë është një sfidë në rritje kur ka ndodhur të paktën një vrasje dhe ka shumë zënka e sherre. Në këtë tokë të dëshpëruar të askujt, disa e ruajnë strukturën e Kalifatit e disa synojnë ta shkatërrojnë atë. Për kurdët ky po kthehet në një skenar makthi. Këtë javë dikush më tha se "mirë bën qeveria britanike që ua heq disave shtetësinë dhe kështu pastron vendin e vet, por ata po na i lënë ne terroristët e tyre dhe ne nuk i duam".

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Parrucjani: 21/04/2019 09:06

    Cfare fajit kan femijet, shteti duhet te angazhohet qe te marr femijet mbrapsht, kurse grat e burrat, qafen thefshin.

    Përgjigju
  • Ilo: 21/04/2019 06:21

    Vritini derrat sepse kafshet qe I derguan andej pollen derra noj bombe osé noj semundje infettive do bente pune mbi keta kafshe qofshin edhe femije Ku asnje shtet ne bote nuk I do eshte nje kancer ky Kamp qe dihet zhdukur.

    Përgjigju
  • Fredi: 20/04/2019 20:45

    Nuk do jenë shqiptarë!!!!!!! Shqiptari i vërtetë lufton vetëm për të mbrojtur rracën e tij të Arbrit kur ajo kanoset në kohë të vështira. Shqiptari i vërtetë nuk lufton kurrë për fe, dhe sidomos për fenë apo fetë e të tjerëve që atij ia sollën pushtuesit. Shqiptari i vërtetë lufton vetëm për Dykrerëshen e tij të Ndritur, për kombin e rracën e tij dhe për asgjë tjetër.

    Përgjigju
    • Arber: 21/04/2019 01:10

      Kjo êshtë rracë mesjetare por jo shqiptare

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Maqedoni e Veriut/ Ziadin Sela i bashkohet koalicionit të drejtuar nga Ali Ahmeti

Maqedoni e Veriut/ Ziadin Sela i bashkohet koalicionit të drejtuar nga Ali Ahmeti