Mitsotakis reagon pas sulmit rus me raketa ndaj tij: Askush nuk na frikëson! Nuk do tolerohet asnjë ndryshim kufijsh në Europë

Mitsotakis reagon pas sulmit rus me raketa ndaj tij: Askush nuk na frikëson! Nuk do tolerohet asnjë ndryshim kufijsh në Europë

Mitsotakis në Samitin e PPE

‘Ne të gjithë kemi një mesazh për Kremlinin: nuk do të kemi frikë, do të vijojmë të mbështesim Ukrainën dhe qytetarët e saj të guximshëm për aq kohë sa duhet,’ theksoi kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis, duke folur në konferencën e Partive Popullore Evropiane, një ditë pas sulmit me raketa balitstike ruse në Odesa, ku ai ishte për një vizitë me presidentin Zelensky.

Mitsotakis në fjalën e tij iu referua ngjarjeve të 5 viteve të fundit, nga pandemia, lufta në Ukrainë dhe kriza energjitike, por edhe sfidat e së ardhmes me të cilat do të përballet Komisioni dhe Parlamenti i ri Evropian.

Ai u ndal edhe në sulmin ndaj autokolonës në të cilën ai po kalonte për të takuar presidentin Zelensky në Odesa.

‘Askush nuk do të na frikësojë, ne do të luajmë rolin tonë’, theksoi ai.

‘Unë mendoj se ne të gjithë kemi një mesazh për Kremlinin; ne nuk do të kemi frikë, ne do të vijojmë të mbështesim Ukrainën dhe qytetarët e saj të guximshëm për aq kohë sa duhet. Dhe ne mbetemi të bashkuar për këtë çështje’, tha ai duke bërë të qartë se nuk do të tolerohet asnjë ndryshim kufiri në Europë.

Kryeministri grek iu referua edhe qëndrimit europian ndaj luftës së Rusisë në Ukrainë.

‘Ne treguam mbështetjen tonë për Ukrainën në një mënyrë që ishte befasuese për disa nga armiqtë tanë. Dhe Europa nuk ka treguar kurrë një përgjigje të tillë me sanksione ndaj Rusisë, me mbështetjen e Ukrainës ushtarakisht dhe financiarisht: asnjë shkelje e ligjit ndërkombëtar dhe asnjë përpjekje për të ndryshuar kufijtë me forcë nuk do të pranohet nga familja jonë politike’, theksoi ai.

G.K/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • koli: 09/03/2024 08:24

    Paska hallin e vetes. i paska hyre frika grekut qe ka zgjeruar kufijte 3 here diuke pushtuar tokat e fqinjeve..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Paralajmëroi dorëheqjen, mijëra protestues në Madrid i kërkojnë Sanchez të qëndrojë në detyrë

Paralajmëroi dorëheqjen, mijëra protestues në Madrid i kërkojnë Sanchez të qëndrojë në detyrë