'Mitsubishi' del nga rruga, humb jetën vlonjati 60-vjeçar! Aksident dhe në Valbonë, plagoset një grua (EMRI)

'Mitsubishi' del nga rruga, humb jetën vlonjati 60-vjeçar! Aksident dhe në Valbonë, plagoset një grua (EMRI)

Dy aksidente rrugore janë regjistruar mesditën e kësaj të diele, ku një person ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur.

Më tragjike ka rezultuar aksidenti në qytetin e Vlorës, ku mjeti tip 'Mitsubishi' ka dalë nga rruga. Si pasojë humbi jetën 60-vjeçari i identifikuar si Zaho Lika. Ky i fundit është transportuar në gjendje të rëndë në Spitalin Rajonal të Vlorës, por nuk ka mundur dot që t'i mbijetojë plagëve të marra. Policia ka shoqëruar në Komisariatin e Vlorës drejtuesin e mjetit, Çerçez Seferaj, 55 vjeç. Shqiptarja.com sjell foto nga aksidenti në Vlorë, ku shihet që mjeti ka marrë dëmtime të mëdha në pjesën anësore të saj.

Ndërkohë në Valbonë, janë përplasur dy automjete me targa të huaja, por të drejtuara nga dy shqiptarë, ku ka marrë dëmtime të lehtë një grua.

1566141605_bashkimi.jpg

Foto nga aksidenti në Vlorë

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Lushnja përmbys 4-3 Vorën në 'Roza Haxhiu', ndryshon renditja në Kategorinë e Parë

Lushnja përmbys 4-3 Vorën në 'Roza Haxhiu', ndryshon renditja në Kategorinë e Parë