Mjedisi ‘përplas’ deputetët! Çupi: S’latë çezmë fshati pa bërë HEC! Majko: Po pastruat Fierzën 45-herë në vit shkoj e pi ujë

Mjedisi ‘përplas’ deputetët! Çupi: S’latë çezmë fshati pa bërë HEC! Majko: Po pastruat Fierzën 45-herë në vit shkoj e pi ujë

Komisioni i Ligjeve

Komisionet parlamentare po kalojnë paketën me 4 ligje të ndryshuara për krimet mjedisore ku rritet me 30% gjoba për bizneset që shkaktojnë ndotje të mjedisit apo të ajrit. Por për opozitën ky është një instrument korrupsioni. Situata shqetësuese e mbetjeve në lumenj, e plehrave që digjen pas kodrave kërkon shtrëngim të zbatueshmërisë së ligjit thonë deputetët në komisionin e ligjeve

‘Ju mjedisin e keni shkatërruar dhe kjo nuk është çështje gjobash. Nuk keni lënë çezmë fshati dhe në katundin më të thellë të Matit e Dibrës keni dhënë koncesione HEC. Nuk bëhet fjalë për gjoba, ju e keni instrument për tu trokitur edhe një herë atyre qe u keni dhënë leje për tu marrë edhe një gjobat tuaja’, tha deputetja e PD, Dhurata Çupi.

‘Dalim tani i marrim gjithë gropat e pallateve në Tiranë dhe më flisni pastaj nëse zbatohet leja, kontrata apo ligji i mbrojtjes së mjedisi. Lahen apo jo gomat e makinave që dalin nga kontejnerët’, tha deputeti Bledjon Nallbati.

‘Mendoj se ndotje e mjedisit janë edhe ato gomat që digjen në mes të Tiranës’. Besoj inspektorati do te ketë marrë ndonjë masë për ndotjen në mes të bulevardit’, replikoi deputeti i PS, Bardhyl Kollçaku.

‘Mjedisi është bërë pjesë e retorikës dhe agjendave politike në Shqipëri. Kapitulli i mjedisit në direktivat e BE është më kryesori për vendin. Më të ndotura janë qytetet Elbasan, Fier, Durrës, Tirana dhe faktori kryesor është transporti.’, raporton në komisioni Almira Xhembulla Zv.ministre e Turizmit dhe Mjedisit

Me shqetësimi deputeti socialist Pandeli Majko foli për ndotjen e basenit të Liqenit të Fierzës, ndotje e përcjellë shpesh herë në Report TV.

‘Ju flisni për operatorë privatë, por HEC-et basenet e lumenjve janë pronë e KESH. Ata thonë se liqeni i Fierzës pastrohet 4-5 herë në vit. Nëse kjo është e vërtetë unë do shkoja të pija një gotë ujë atje, por kjo nuk është vërtetë. Strukturat e mjedisit janë të padukshme. Të gjeni hapësirë të vendosni detyrimin ndaj KESH për kontrollin mbi ndotjen në liqene.’, ishte kërkesa e socialistit Pandeli Majko.

‘Kemi lançuar para 5 muajsh një projekt të BE, ku Kukësi do të mbështetet për menaxhimin e mbetjeve’, tha në përgjigje Almira Xhembulla Zv.ministre e Turizmit dhe Mjedisit

Paketa ligjore përafron legjislacionin me direktivat e BE dhe plotëson vakumin ligjor argumentoi zv.ministrja Xhembulla.  “Për Mbrojtjen e Cilësisë së Ajrit”, propozohet gjoba nga 390 mijë lekë deri në 2.6 milionë lekë dhe po kaq për mbrojtjen e mjedisit. Gjoba nga 1.3 milionë deri në 2.6 milionë lekë propozohen gjoba edhe për subjektet që prodhojnë, importojnë ose tregtojnë, lëndë djegëse.

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Këshilli Bashkiak miraton projektin e ri “Ecole 24”: Kurse falas në teknologji për të rinjtë

Këshilli Bashkiak miraton projektin e ri “Ecole 24”: Kurse falas në teknologji për të rinjtë