Mjegulla la në ajër mbrëmë mbi Rinas avionin e 'Blue Panorama', u rikthye në Itali, ja si do të veprohet me pasagjerët

Mjegulla la në ajër mbrëmë mbi Rinas avionin e 'Blue Panorama', u rikthye në Itali, ja si do të veprohet me pasagjerët

Lëvizjet e avionit te “Blue Panorama” mbi Rinas dhe me pas kthimi ne Itali, pasi nuk u ul per shkak te mjegulles

Avioni i linjës “Blue Panorama” i nisur mbrëmë nga Roma rreth orës 19:30, nuk ka arritur të ulet në aeroportin e Rinasit për shkak të mjegullës së dendur. Avioni ka bërë disa rrotullime duke qëndruar disa minuta mbi detin Adriatik, por më pas në pamundësi për t'u ulur nga mjegulla u kthye në Itali duke u ulur në Brindisi rreth orës 23:00. Pasagjerët kanë përjetuar momente tmerri dhe pasigurie për disa orë, deri në momentin që janë ulur në tokë. Kjo nuk është hera e parë, pasi edhe pak ditë më parë në Rinas u pezulluan fluturimet si pasojë e mjegullës së dendur. Por nga mjegulla nuk ka pasur probleme vetëm avioni i linjës “Blue Panorama”, por edhe disa të tjerë për të cilët Aviacioni Civil njofton se fluturimet do të kryhen brenda ditës së sotme.

"Njoftim i rëndësishëm për të gjithë pasagjerët e prekur nga vonesat/anullimet e fluturimeve të datës 19 janar 2020, për shkak të motit të keq. Njoftohen të gjithë pasagjerët e prekur nga vonesat/anullimet e fluturimeve të djeshme për/nga Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës, se për shkak të mjegullës së dendur, kompanitë ajrore Air Albania, Alitalia, Austrian Airlines, Albaëings, Air Serbia, Blue Panorama, Pegasus dhe Ëizz Air, do t’i kryejnë të gjitha fluturimet e vonuara/anulluara brenda ditës së sotme, por me vonesa. Pasagjerët duhet të presin udhëzimet nga kompanitë ajrore dhe të zbatojnë oraret që do të marrin prej tyre, përpara se të nisen për në aeroport. AAC informon publikun se ngjarje të tilla të lidhura me kushtet të pazakonta të motit janë të pranueshme në industrinë e aviacionit, ku kryesore për pasagjerin mbetet siguria në operim" thuhet në njoftimin e Autoriteti Aviacionit Civil.

Lëvizjet e avionit te “Blue Panorama” mbi Rinas dhe me pas kthimi ne Itali, pasi nuk u ul per shkak te mjegulles

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Dani Alves 'e djeg' pasi lë qelinë, festë deri në orët e para të mëngjesit

Dani Alves 'e djeg' pasi lë qelinë, festë deri në orët e para të mëngjesit