Mjekët e familjes humbin 50 mijë lekë, Gjata: Pezullimi i specializimeve i la pa profilizim 500 'bluza të bardha'! Dollenberg: Ikjet s'frenohen me rritje rroge

TIRANË- Mjekët specialistë presin të marrin shtesën e pagës 50 mijë lekë të miratuar nga qeveria, por një e konsiderueshme e mjekëve të familjes nuk do ta përfitojnë. Rektori i Universitetit të Mjekësisë Arben Gjata, tha në një intervistë për Report Tv, se shkak është mungesa e specializimeve për një pjesë të madhe të tyre. Megjithatë, vitin e ardhshëm ata do të përfitojnë rritje page.

 “Pjesa më e madhe e mjekëve të familjes në Shqipëri nuk janë specialistë  Janë mjekë të përgjithshëm që bëjnë funksionin e mjekut të familjes. Mjekët e familjes e kanë patur rrogën gati 30% më të lartë se mjekët specialistë. Vitin tjetër është parashikuar rritja e pagave dhe për mjekët e familjes e infermierët, përveç rritjes 7%. Mjekët e familjes paguhen nga Fondi i Kujdesit Shëndetësor dhe kanë një formulë të caktuar si paguajnë dhe mjekët familjes dhe për nevojat që ka pas vendi ata kanë pasur rrogat më të larta se mjekët specialistë”, Gjata.

Një pezullim afatgjatë i specializimeve në mjekësi nga viti 2009-2014 krijoi boshllëqe, duke lënë pa profilizim 500 të diplomuar në Mjekësi. Ai shtoi se problematikat janë më të mëdha te mjeku i familjes dhe i Urgjencës.

“Mjeku i familjes dhe Urgjenca janë problem. Urgjenca ka të bëjë me vështirësinë e punës në të ardhmes se është orar pa orar, kurse mjeku i familjes është se këtë e bëjnë të gjithë mjekët e përgjithshëm”, tha Gjata.

Nga ana tjetër, në një intervistë në Report Tv me gazetaren Besmira Pelushaj, mjeku Gent Stroni tha se ka një mungesë të theksuar të mjekëve që konkurrojnë për specializim.

“Numri i kuotave për specializim janë më të mëdha se ato që fitojnë, ne shikojmë që nëse dikur për specializim ishte e kundërta, që konkurronin shumë veta dhe përzgjidheshin më të mira, ndërsa tani është kush konkurron, fiton. Mbeten bosh se janë më pak mjekë që konkurrojnë”, tha Stroni.

Mjekja Aurora Dollenberg në Report Tv tha se frenimi i largimit të mjekëve nuk duhet të që të përqendrohet vetëm te pagat.

"Pjesërisht, Rritja e rrogës është një fenomen pozitiv, që motivon çdo profesionist. Mirëpo, nuk është rroga arsyeja kryesore që po largohen, por karriera. Nuk kemi një mundësi të lirë me një konkurrencë dhe meritokraci, për doktoratura. Ky është problemi kryesor që specializimet janë veçmas ndërkohë duhet të jenë një pjesë e pandashme e mjekut, nuk mundet që të konkurrojë vazhdimisht për të marrë një specializim. Çdo spital duhet të jetë të drejta për specializim”, tha Dollemberg.

Në të njëjtën linjë ka qenë edhe mjeku Erion Dasho.

“Problemet e shumta po reduktohen vetëm te paga, duhet të largohemi nga ky mentalitet. Ka probleme shumë të thella, nëse do ishte dhënë autonomia, vetërregullimin e spitaleve, spitalet ka sot në punë më shumë se 200 mjekë specializantë pa pagesë”, tha ai.

Së fundmi 118 mjekë që nisin këtë vit specializimin 4-vjeçar, firmosën kontratat me Ministrinë e Shëndetësisë, dhe pasi ta përfundojnë do të paguhen me rreth 1 mijë euro në muaj.

 “Për katër vite gjatë formimit tuaj do të merrni 80% të pagës së mjekut specialist, duke vajtur kjo rritje rreth 1 mijë euro në muaj për çdo specializant, i cili është me kontratë me Ministrinë e Shëndetësisë", tha ministrja. 

Të dhëna zyrtare për vitet 2018-2022 për studentët e Universitetit të Mjekësisë tregojnë se nga 1322 studentë të diplomuar, vetëm 993 e kanë nisur specializimin. Pjesa tjetër punojnë mjek familjeje ose në klinikat private.

B.K./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Shqipëria: 09/05/2023 16:38

    Kjo ndodh kur te gjitha pushtetet i ka vetëm një person. Nuk ka mendim ndryshe, edhe Erdogan humbi 5 bashkitë më të rëndësishme. Për t'i dhënë pak frymë ndryshe popullit, Putin i ka të gjitha ne dorë vetë.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Në hetim në Gjermani për trafik kokaine nga Amerika Latine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut

Në hetim në Gjermani për trafik kokaine nga Amerika Latine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut