‘Mjekët e Juventusit më zbuluan tumorin’, Emre Can: Do iu jem gjithmonë mirënjohës, s’ka rëndësi sa para ke

‘Mjekët e Juventusit më zbuluan tumorin’, Emre Can: Do iu jem gjithmonë mirënjohës, s’ka rëndësi sa para ke

Ish-futbollisti i Juventusit Emre Can

Në një kohë kur mbi Juventusin flitet vetëm për mashtrime financiare dhe shkelje të mundshme një rrëfim i futbollistit Emre Can ka bërë jo pak përshtypje. Ish-futbollisti i Juventusit, i cili në verën e 2018 la Liverpool-in për t’u bashkuar me ‘zonjën e vjetër’, thotë se vetëm falë mjekëve të klubit italian arriti të identifikonte dhe të kurohej nga kanceri.

Në një intervistë për DAZN Can u shpreh se do të jetë gjithmomë mirënjohës ndaj Juventusit pavarësisht se aventura në aspektin futbollistik nuk ishte edhe aq pozitive. “U jam jashtëzakonisht mirënjohës mjekëve. Disa muaj pas vizitave mjekësore me Juventusin mjekët më thirrën ndërkohë që unë nuk e dija as se çfarë po ndodhte. Nuk kisha dëgjuar kurrë për tiroidet dhe aq më shumë nuk e dija se mund të kishin tumor. Transferimi në Torino ia vlejti vetëm për këtë.

Unë kisha kancer në tiroide dhe kisha nevojë urgjentisht për operacion. Kjo ndryshoi jetën time. Ju mund të keni shumë gjëra, mund të keni shumë para, mund të keni gjithçka, por shëndeti është gjëja më e rëndësishme. Këto janë gjëra që ndodhin në jetë, por unë u bëj thirrje të gjithëve të zhvillojnë kontrolle,”-u shpreh mesfushori gjerman me origjinë turke i cili aktualisht luan te Dortmundi.

Klinika mjekësore e Juventusit, “J-Medical”, vlerësohet si një nga më të mirat në botë.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Basha akuzon se ka aleancë PS-Rithemelimi kundër SPAK, e besoni?



×

Lajmi i fundit

Ditë historike për Kosovën, Asambleja e Këshillit të Europës voton sot për anëtarësimin

Ditë historike për Kosovën, Asambleja e Këshillit të Europës voton sot për anëtarësimin