Shpërblim vetëm frontit të parë, urgjenca e Lezhës: Na takon edhe ne 1 mijë euro...5 mijë lekët që na dhatë jepjani familjeve në nevojë (VIDEO)

LEZHË- Mjekët e spitalit të Urgjencës në Lezhë kanë keqkuptuar premtimin e kryeministrit Edi Rama për bluzat e bardha, duke menduar se edhe ata do të përfitojnë nga shpërblimi prej 500-1000 euro për shkak të situatës së COVID-19. Për këtë arsye, ato kanë refuzuar shpërblimin prej 5 mijë lekësh që u është dhënë për muajin mars, duke u shprehur se janë të indinjuar për mungesën e vlerësimit. Ditën e sotme, mjekët dhe infermierët e urgjencës së Lezhës i kanë dërguar një peticion Ministrisë së Shëndetësisë ku kërkojnë që të paguhen 500-1000 euro me argumentin se deri tani kanë trajtuar 14 pacientë me COVID-19 dhe janë mjaft të rrezikuar në punën e tyre.  

"Nuk na ka bërë shpërblimi që të punojmë 100%, por thjesht ça na kanë premtuar dhe ça u realizua, prandaj kemi vendosur që këtë shumë t'ua japim familjeve në nevojë. Ne do punojmë si me shpërblim si pa shpërblim. Kemi pas rreth 14 raste, puna është bërë fantastike, nuk ka pasur asnjë vdekje, që do të thotë shërbimi është bërë dhe do e bëjmë", tha një nga mjekët. Megjithatë, gjesti që duhet vlerësuar nga ana e tyre është se këtë shpërblim prej 5 mijë lekësh, t'u kalohet familjeve në nevojë që po përjetojnë një moment të vështirë për shkak të situatës së krijuar.

"Jemi njohur me shpërblimin që u është premtuar nga qeveria, por dje jemi lajmëruar se shpërblimi do jetë 5 mijë lekë të reja dhe ne të gjithë si staf, kemi vendosur që të shpërblim ta refuzojmë dhe t'i kalojnë për familjet në nevojë në këto ditë të vështirë. Nuk e dimë përse është ndryshuar shpërblimi, kështu ka ardhur nga Ministria. Spitali i Lezhës ka qenë gjithë ditën në gatishmëri të jashtëzakonshme, plus që me këtë rast gatishmëria ka qenë 120% ne kemi punuar dhe do vazhdojmë punën për t'i shërbyer të gjithëve", tha mjeku.

Megjithatë, kryeministri Edi Rama ka sqaruar që do të përfitojnë nga ky shpërblim mjekët dhe infermierët që punojnë në spitalet COVID në Shqipëri, që aktualisht në funksion janë Spitali Infektiv dhe "Shefqet Ndroqi". Gjithashtu përfitojnë vetëm mjekët dhe infermierët që shkojnë për vendosjen e tamponëve që marrin analizat tek zona e blinduar e infektivit, sanitarët dhe shoferët e ambulancave.

"Mjekët dhe infermierët e angazhuar në sistemin e vijës së parë në luftën frontale me koronavirusin që shkojnë për vendosjen e tamponëve që marrin analizat tek zona e blinduar e infektivit, do t'i paguajmë 1 mijë euro plus në muaj deri në mbarimin e epidemisë. Dhe sanitarët dhe shoferët, 500 euro plus", ka thënë më herët Rama.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:36
Peticioni i mjekëve të Lezhës/ Meta: Nuk nxitohem të bëj koment se s'kam informacion zyrtar, por i bindur se premtimi i qeverisë do mbahet (VIDEO)

Presidenti Ilir Meta ka zgjedhur që të mos japë një koment sa i përket rastit të mjekëve të Urgjencës së Lezhës të cilët sot kërkuan që të bëheshin pjesë e mjekëve që do marrin shpërblim 500-1000 euro. Meta tha se për këtë nuk mund të bëjë vlerësime pasi nuk ka një informacion të saktë, por ka theksuar se është i bindur se premtimet do të mbahen!

"Nuk dua të nxitohem që të jap vlerësime për të cilat nuk kam informacion të plotë, të saktë dhe zyrtar. Dua të përshëndes ekipin e mjekëve dhe infermierëve të Lezhës për punën që ata kanë bërë pasi ata janë ndeshur me këtë pandemi, janë rrezikuar disa prej tyre, por për fat të mirë situata tani është vendosur në kontroll. Unë besoj se premtimet që janë bërë do mbahen ndaj të gjithëve dhe në radhe të parë ndaj mjekëve dhe infermierëve", tha Meta.

Ora 09:56
Peticioni i mjekëve të Lezhës/ PD: Rama i mashtroi publikisht! Tallet duke 'shpërblyer' me nga 5 mijë lekë

Pas kërkesës së mjekëve për t'u përfshirë në skemën e shpërblimit prej 500-1000 euro gjatë COVID-19, ka ardhur edhe reagimi i PD-së! Në deklaratën e tyre, PD e cilëson si një mashtrim nga Rama.

"Partia Demokratike dënon aktin e mashtrimit të Rilindjes për pagat e mjekëve dhe infermierëve. Ai që qeverisë nga "burgu" i Surrelit me facebook shqiptarët, mashtroi publikisht, duke iu dhëne si shpërblim personelit shëndetësor të Lezhës jo 1000 euro për doktorët dhe 500 euro për infermierët, por tallet duke i "shpërblyer" me nga 5 mijë lekë. Protesta e bluzave të bardha të Lezhës ka gjithë mbështetjen e PD, si reagim ndaj sakrificës së tyre dhe të së drejtës së shpërblimit përballë rrezikut ndaj pandemisë nga Coronavirus. PD i bën thirrje Edi Ramës të mbajë premtimin për shpërblimin e mjekëve si detyrim ndaj punës së shkëlqyer që po bëjnë dhe të ndalë panikun që përhap vetë nga bodrumi i Surrelit", thuhet në njoftimin e PD.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • arlind: 07/04/2020 12:04

    edi rama eshte nje rrugac qe ju jep vetem shokeve te tij, partnerve te tij ne biznes, madiave qe mbeshtesin. harrojeni qe do merrni ndonje lek nga ai plehre. ne vendin tuaj do ja kisha lene punen ne tako e le te shkonte te vriste veten.

    Përgjigju
  • E kam thene: 07/04/2020 12:03

    Po e ke shtepine buze Lane ere mu... fo mbash. Po keta te PD e mcjerrin nga gojs ste qe ne e qesim nga by....

    Përgjigju
    • Hahahahahaha: 07/04/2020 13:23

      I modhe je .. Hahahahahaha

  • Ilir: 07/04/2020 10:54

    Shkoni ju qe komentoni keshtu, po jua mbajti rrini aty se per te mjekuar nuk dini se me siguri 8 klase shkolle keni. Kujdes se mund tju vije rradha qe te perplaseni ne Spital. Te ju mjekoje mendja juaj idiote ose qeveria. Keta te qeverise sone dine cdo gje, sidomos si i futet huri ketij populli cdo dite!

    Përgjigju
    • pacienti: 07/04/2020 11:11

      o liro keta nuk i kane lene kusur ne fakt para ketij virusi e duan dhe tani.cpune kane keta me premtimin e 500-1000 euro?vetem infektivi do mari kete lloj shperblimi....keta dhe per nji serum te thojne shko e bleje te filan farmaci edhe kur e kane aty serumin e shtetit e tani mos na i beni heronj imagjinare keta buk shkale

  • Bobi: 07/04/2020 10:47

    Ja dhe qenefet e shqupit direkt do thon i fjal.

    Përgjigju
  • WTF: 07/04/2020 10:33

    Nuk e kuptoj, shperblimin me 5 mije lek (te reja) nuk e pranojne dhe duan qe te shkoje per bamiresi, por kerkojne me shume, 500 dhe 1000 euro, nga ato para qe mund te shkojne per te ndihmuar te varferit! Cudira Shqiptare nga Salilandi. Turp per keta njerez te pashpirt qe vetem leke duan!

    Përgjigju
  • Taulant: 07/04/2020 10:31

    O zoterinj, Lezha dhe spitalet e tjera rajonale nuk jane vija zjarri. Vije zjarri eshte Infektivi, Senatoriumi, te tjerat jane ne perditshmerine e tyre edhe pse rrezikshmeria eshte pak me e larte se ne kohe normale. Me 30-40 teste qe keni bere ne muaj nuk mund ta perfitoni njesoj 1,000 Euroshin si ata qe zgjohen e gdhihen me semundjen ne ajer. Behuni pak realiste dreqi e mori.

    Përgjigju
  • Hoho: 07/04/2020 10:15

    Tju vije turp. Nje infermier qe del e flet per lek e euro.... prandaj sbehet ku vend.

    Përgjigju
  • Ehhh: 07/04/2020 09:41

    Si jan mesuar keta, leku nuk i hyn ne sy vetem euroja ben pun

    Përgjigju
  • Ops: 07/04/2020 09:27

    Pa merak se do ju jape Ramazonj flori

    Përgjigju
  • Miri: 07/04/2020 09:23

    Shkruani tek *portali për ankesat. Mbase do ju japin më shumë. Dhe mësuesit nuk morën gjë. Kohë lufte. I dobti humbet gjithmonë.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

'Tempulli' deri tani u sekuestruan mbi 1600 kg drogë, Balla: Do vijojmë

'Tempulli' deri tani u sekuestruan mbi 1600 kg drogë, Balla: Do vijojmë