Mjekët pranë PD mohojnë vetë fshehjen e vdekjeve

Mjekët pranë PD mohojnë vetë fshehjen e vdekjeve

Lulzim Basha

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, mblodhi sot në një takim një grup mjekësh specialistë për të folur rreth situatës së krijuar nga pandemia.

Mjekët pranë PD analizuan disa aspekte të situatës në vend, mes të cilave edhe diagnostikimi i rasteve me Covid-19.

Për mjekun Lutfi Lisha, i cili duke iu drejtuar Bashës me “kryetar” e mori fjalën i pari, tamponët mbeten e vetmja metodë diagnostikimi.

Ajo çfarë vlen për momentin sipas meje janë disa pika të rëndësishme. Diagnostikimi i rasteve që për mendimin tim është akoma në vlera të ulëta. 

Tamponët janë e vetmja metodë diagnostikimi në këtë rast. Teoria që me tamponët nuk kanë pasur sukses shtetet e tjera të fuqishme, për mendimin tim nuk është e saktë. 

Nëse nuk ka rezultuar efektive përse nuk ndalojnë bërjen e tamponëve shtetet që e kanë si praktikë. Kjo lidhet me të gjithë rrjedhshmërinë e kësaj sëmundjeje. 

Të vijmë te rimbursimi i medikamenteve. Si do rimbursohen nëse nuk janë me Covid. Diagnoza në këtë rast është vetëm tamponi”, tha ai.

Duke pranuar tamponin pozitiv si e vetmja metodë diagnostikimi, mjekët në fjalë bien dakord me autoritetet lidhur me kriterin mbi klasifikimin e vdekjeve. Një ditë më parë, në një debat televiziv, edhe kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, tha se pozitiviteti i tamponit është kriteri për klasifikimin si vdekje nga COVID-19.

Kjo e hedh poshtë pretendimin e ngritur për fshehjen e vdekjeve nga COVID, pasi bazuar në këtë logjikë, shifrat e deklaruara nga Ministria e Shëndetësisë janë të sakta.

Kryedemokrati Basha ka hapur një debat me akuzat e tij për fshehjen e viktimave me COVID në vendin tonë. Kjo ka sjellë reagimet e mjekëve të cilët e kanë mohuar kategorikisht, ndërkohë që në anën tjetër edhe Institucioni i Mjekësisë Ligjore e ka mohuar këtë pretendim.

Ndërkohë është ftuar dhe prokuroria e Tiranës që të nisë hetimet për këtë çështje por që ende nuk është ngritur një ekip pune./ Tema

E.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kacidhe: 24/11/2020 19:22

    Po atehere pse mut Basha?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

‘1 milion euro për dashni’, komedi tek ‘Eksperimentali’! ‘Marie Kraja’, 2 net spektakli në Opera! Nga Roland Tasho tek Stefano Romano, Tirana me ekspozita!

‘1 milion euro për dashni’, komedi tek ‘Eksperimentali’! ‘Marie Kraja’, 2 net spektakli në Opera! Nga Roland Tasho tek Stefano Romano, Tirana me ekspozita!