2 orë takim me 4 mjekët në kryeministri/ Manastirliu: Do të ngrihen grupe pune për 4 kërkesat! Jemi në të njëjtën anë të llogores! Protesta paralel në QSUT

TIRANË- 2 orë takim në kryeministri kanë prodhuar një dakordësi mes Ministrisë së Shëndetësisë dhe mjekëve. Të mërkurën do të ngrihen grupet e punës me përfaqësues nga Ministria dhe Sindikata për realizimin e katër kërkesave të bluzave të bardha.

Takimi nisi në orën 09:00 dhe përfundoi në orën 11:00, i cili u mbajt në Kryeministri, teksa i pranishëm ishte edhe drejtori i QSUT-së, Enkel Joti. Në përfundim të takimit, Manastirliu i vlerësoi si të drejta kërkesat e tyre dhe tha se do të punohet deri në realizimin e tyre, pasi "të dyja palët janë në të njëjtën llogore".

"Ne kemi diskutuar shumë konkretisht për pikat që përfaqësuesit e sindikatës kanë përcjellë, kemi një rrugë të gjatë përpara për të adresuar në mënyrë afat shkurtër, mesme dhe gjatë për të adresuar kërkesat e tyre. Takimet do të fillojnë që prej javës që vjen. Ura e komunikimit me ta është e konsoliduar. Ministria e Shëndetësisë është shtëpia e tyre, aty do të zhvillohen të gjitha takimet. Në këtë situatë, forca më e madhe janë ata, do t'i dëgjojmë, do të marrin vendim për të ardhmen e tyre, janë 4 pika që do të diskutohen, janë çështje që do të diskutohen edhe në ekipe më të vogla se adresojnë situata të ndryshme, kërkojnë ekspertizë më të gjerë. Jemi së bashku, jemi në të njëjtën anë të llogores, do punojmë për të mirën e qytetarëve", tha Manastirliu.

Mjeku, Gentian Stroni, një nga përfaqësuesit në takim tha se janë hedhur bazat e bashkëpunimit. "Hodhëm bazat e bashkëpunimit, dhe bëmë një kalendar për realizimin e kërkesë. Do kemi grupet e punës që janë nga sindikata jonë dhe qeveria për të arritur në përfundimet që do të donim të ishin. Do jetë pjesë e një diskutimi tjetër në grupe më të vogla për detajet. Për t'u vlerësuar fakti që nga pala qeveritare u panë të drejtat për 4 kërkesat, tani do të punojmë për realizimin në detaje", tha mjeku.

Ndërkohë, teksa në Kryeministri po zhvillohej takimi, paralel në QSUT disa mjekë po protestonin. Protesta e tyre nisi në orën 10:00 dhe përfundoi në orën 10:30. Për mikrofonin e Report Tv, kirurgu Ibrahim Bruka tha se mjekët u mashtruan pasi nuk u pritën në takim as nga Rama dhe as nga ministrja.Megjithatë, duket se politika nuk ka mundur që të qëndrojë jashtë kësaj proteste, pasi Bruka rezultoi që është një nga kandidatët e PD për qarkun e Kukësit.

Kërkesat e mjekëve
-Të shpallen dëshmorë të kombit të gjithë ata pjesëtarë të personelit shëndetësor të cilët humbin jetën në këtë luftë me këtë armik të padukshëm.
-Të bëhet sigurimi i jetës së personelit shëndetësor, me qëllim që familjet e tyre të mund të vazhdojnë jetën dhe pas fatkeqësive të mundshme në këtë luftë.
-Rritje e vlerësueshme e trajtimit financiar të personelit shëndetësor.
-Personelit shëndetësor të çdo niveli t'i sigurohen të gjitha kushtet në punë për parandalimin e infeksionit sipas të gjithave standarteve kombëtare dhe ndërkombëtare.\

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:16
2 orë takim me 4 mjekët/ Manastirliu: Do të ngrihen grupe pune mes sindikatës dhe ministrisë për 4 kërkesat! Nisin të mërkurën (VIDEO)

"Ne jemi në të njëjtën anë të llogore", kështu tha Ministrja e shëndetësisë, Ogerta Manastirliu në përfundim të takimit me 4 përfaqësuesit e mjekëve në Kryeministri. Ajo bëri me dije se do të ngrihen grupe pune mes sindikatës dhe Ministrisë që do të nisin nga e mërkura e ardhshme për realizimin e 4 kërkesave të bluzave të bardha.

"Ne kemi diskutuar shumë konkretisht për pikat që përfaqësuesit e sindikatës kanë përcjellë, kemi një rrugë të gjatë përpara për të adresuar në mënyrë afat shkurtër, mesme dhe gjatë për të adresuar kërkesat ee tyre. Takimet do të fillojnë që prej javës që vjen, Ura e komunikimit me ta është e konsoliduar. Ministria e Shëndetësisë është shtëpia e tyre, aty do të zhvillohen të gjitha takimet. Në këtë situatë, forca më e madhe janë ata, do t'i dëgjojmë, do të marrin vendim për të ardhmen e tyre, janë 4 pika që do të diskutohen, janë çështje që do të diskutohen edhe në ekipe më të vogla se adresojnë situata të ndryshme, kërkojnë ekspertizë më të gjerë. Një vit e pak përpara në saj të punës që kemi bërë së bashku, ndryshimet në Kodin Penal janë realizuar dhe kjo është bërë falë vullnetit të qeverisë. Jemi së bashku, jemi në të njëjtën anë të llogores, do punojmë për të mirën e qytetarëve", tha Manastirliu. 

Pyetur për protestën që po zhvillohej paralel, Manastirliu tha "Ne jemi këtu për konsolidimin e kësaj platforme dhe kemi një rrugë të gjatë", tha ajo.

Një fakt i tillë është konfirmuar edhe nga mjeku, Gentian Stroni, një nga përfaqësuesit në takim.

"Hodhëm bazat e bashkëpunimit, dhe bëmë një kalendar për realizimin e kërkesë. Do kemi grupet e punës që janë nga sindikata jonë dhe qeveria për të arritur në përfundimet që do të donim të ishin. Do jetë pjesë e një diskutimi tjetër në grupe më të vogla për detajet. Për t'u vlerësuar fakti që nga pala qeveritare u panë të drejtat për 4 kërkesat, tani do të punojmë për realizimin në detaje", tha mjeku.

Ora 11:06
Përfundon pas dy orësh takimi mes 4 përfaqësuesve të mjekëve me ministren Manastirliu

Përfundon pas dy orësh takimi mes 4 përfaqësuesve të mjekëve me ministren e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu.

Ora 10:29
Mbyllet protesta/ Mjeku: Përfaqësuesit tanë nuk u pritën as nga Rama e as nga Manastirliu! Mashtrim (VIDEO)

Mbyllet protesta e bluzave të bardha në QSUT! Një nga bluzat e bardha, përfaqësues i sindikatës, Ibrahim Ruka kirurg në QSUT është shprehur se bluzat e bardha kishin lënë takim me kryeministrin Edi Rama dhe Ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, por nuk janë pritur nga asnjëri. Ai tha se bluzat e bardha janë pritur në takim nga këshilltarë të kryeministrit, gjë e cila sipas tyre është një mashtrim.

Ora 10:08
Takimi në kryeministri nuk ndal protestën, bluzat e bardha mblidhen para QSUT! Policia s'u dha leje (FOTO-VIDEO)

Në një kohë që 4 përfaqësues nga bluzat e bardha janë në takim në kryeministri, kjo nuk e ka ndalur protestën e mjekëve në QSUT. Ata janë mbledhur në hyrje të spitalit, siç shihet në fotot e sjella nga Report Tv.

Ora 09:31
Një grup prej 4 mjekësh fillojnë takimin në Kryeministri! Të pranishëm Manastirliu dhe Joti (FOTO-VIDEO)

Një grup prej 4 mjekësh fillojnë takimin në Kryeministri. Report Tv mëson se dy prej mjekëve që janë në takim me Ramën janë Gent Stroni dhe Arjan Mezini. Ndërkohë, mësohet se e pranishme është edhe ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu dhe drejtori i QSUT, Enkel Joti.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tirona: 24/09/2020 14:13

    ketyre doktorave nuk duhet tju rritet rroga se me 4 vite studim nuk bohesh infermier jo me doktor dhe studimet i kane bere falas pa paguar asnje leke, aq sa paguhen jane shume.Kur Doktorat te bejne 8 vite studimi per mjekesi dhe per cdo vit te kene paguar per studimin 60 milion leke te vjetra dhe me nga keto te ardhura shendetesia pajiset me aparatura bashkohore atehere do tju rritet rroga doktorave .

    Përgjigju
  • ylvu: 24/09/2020 12:37

    Qe rrogat e pensionet duhen rritur eshte e vertete por qe mjeket jane hajdutet me te medhenj nuk diskutohet, keta te vdesin po nuk ju dhe. Ka plot profesione qe shpetojne jete..... Jane vrare 250 polic per te shpetuar jete....

    Përgjigju
  • Zani i Coles: 24/09/2020 10:38

    Sa mire ja u kane bere si kujtoni ju more te mjere se do ju priste kryeministri juve, aty e ka mendjen ai. TURP TE KENI.

    Përgjigju
  • Qobani: 24/09/2020 10:27

    Evlad a po bindeni npraktik,ma shum din galaksikat tjera për ne se sa na për ta,kemi shum rryma të ndryshme prej tyne,po bajn eksperimente,po na e matin tolerancen,ne duhet të përbahemi,tju tregojm se kemi dashuni dhe rrespekt për ta,tokën ton e ruajm sikur kokën ton,synojm ta bajm parajs me ndihmen e Krijusit të gjithsis

    Përgjigju
  • Ceni: 24/09/2020 10:26

    te drejta kerkesat, kryesisht ajo per shperblimin financiar. kjo e deshmorit eshte futja kot. le tia i rrisin pagen, aman duhet qe mos lejohet te punojne ne spitale private dhe nese kapen duke i marre leke pacienteve te kete masa ndershikore te renda.

    Përgjigju
  • rroku: 24/09/2020 10:17

    Ky qe ka shkruar me emrin GUVERNATORU duket qe eshte RRK komplet.... Rrogat ne vendin tone duhen rritur ne pergjithesi bile dhe pensionet qe jane qeshadake por ne pergjithesi mjekesia ne keto vkte te " demokracise " eshte me e korruptuara duke filluar qe nga ambula cat e lavjeve e deri neper spitale qe kane vdekur plot paciente qe nuk kane pas mundesi per te paguar...... Detyra e mjekut eshte te sheroi... Detyra e policit te mbroi jete.... E bukpjekesit te bej buk qe te hane... Etj, etj...

    Përgjigju
    • Sefer daja: 24/09/2020 10:48

      Jom dakort me ty! Çdo profesion ka bonuset dhe rrisqet e tij! Pagat duhen ngritur te gjitha!( sidomos pensionet dhe pagat e ulta!) Mjeksia eshte nga sektoret me TE KORRUPTUAR ne vend( dhe fatkeqesisht nga me te pa aftat!) E kam vuajtur ne kurrizin tim dhe te familjes pa aftesine e mjekeve!.Dhe pse paguajme goxha sigurime shoqerore e shendetesore detyrohemi te shkojme ne privat se per shtetin shnderrohesh thjesht ne nje numer viktime mo shum!( larg o zot)

  • Guvernatori: 24/09/2020 08:46

    Nje doktor qe rrezikon jeten per ti sherbyer popullit duhet ta kete rrogen minimumi 10per qind sa te guvernatorit Te bankes Shqiptare qe merr 160 mije dollar ne vit

    Përgjigju
    • ori ori: 24/09/2020 09:54

      une do thosha tja heqin guvernatorit dhe tja japin mjekeve,vetem ne shqiperi ndodh qe mjeket paguhen si lecka dhe se jashte marin nje thes me leke

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon votimin e detyrueshëm, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Duan të zhdukun “opozitën” apo duan të zhdukin antishqiptarët?

Duan të zhdukun “opozitën” apo duan të zhdukin antishqiptarët?