Mjekët protestë nesër në QSUT, policia s'u jep leje! Rama i fton në kryeministri! Ja 4 kërkesat e tyre

TIRANË - Mjekët e QSUT kanë lajmëruar zhvillimin e një proteste ditën e nesërme (24 shtator) përpara spitalit nr.1 të kompleksit spitalor.

Sipas njoftimit nga Sindikata e Punonjësve të Shërbimit Shëndetësor, protesta do të zhvillohet rreth orës 10:00 dhe do të zgjasë një orë. Ata kërkojnë plotësimin e 4 pikave prej institucioneve shtetërore të cilat lidhen me kushtet ku punojnë si dhe me pagesat e tyre.

Më konkretisht ata kërkojnë që mjekët të cilët humbin jetën në krye të detyrës të shpallen dëshmorë të kombit, rritje të pagave, sigurimin e jetës së personelit shëndetësor dhe tu sigurohen të gjitha kushtet në punë.

Ndërkohë si pasojë e ligjit në fuqi që ndalon tubimet, policia e ka refuzuar kërkesën e mjekëve. “Zhvillimi i këtij tubimi në kohë pandemie, përbën rrezik real për shëndetin tuaj dhe të qytetarëve të tjerë. Ju rikujtojmë se për veprime në kundërshtim me ligjin, organizatori, drejtuesi i tubimit dhe pjesëmarrësit në tubim, do të mbajnë përgjegjësi administrative dhe penale, për pjesëmarrje dhe grumbullime të paligjshme” thuhet në shkresë.

Gjithashtu mjekët kishin lënë dhe një afat prej dy javësh për institucionet shtetërore që të kthejnë një përgjigje për kërkesat e tyre. Lidhur me këtë, ka reaguar kryeministri Rama i cili i ftoi mjekët në zyrën e tij ditën e nesërme (24 shtator) në orën 9:00.

Kërkesat e plota:
1. Të shpallen dëshmorë të kombit të gjithë ata pjesëtarë të personelit shëndetësor të cilët humbin jetën në këtë luftë me këtë armik të padukshëm.
2. Të bëhet sigurimi i jetës së personelit shëndetësor, me qëllim që familjet e tyre të mund të vazhdojnë jetën dhe pas fatkeqësive të mundshme në këtë luftë.
3. Rritje e vlerësueshme e trajtimit financiar të personelit shëndetësor.
4. Personelit shëndetësor të çdo niveli t'i sigurohen të gjitha kushtet në punë për parandalimin e infeksionit sipas të gjithave standarteve kombëtare dhe ndërkombëtare.

Njoftimi i plotë i SPShSh:
Ju lutem gjeni bashkëngjitur njoftimin për shtyp të Sindikatës së Punonjësve të Shërbimit Shëndetësor, SPSHSH, të cilët do të organizojnë një protestë një orëshe ditën e Enjte, më 24 shtator 2020, ora 10:00, në sheshin para spitalit nr. 1, pranë Qendrës Spitalore Universitare "Nënë Tereza", Tiranë. 

Protesta ka për qëllim sensibilizimin dhe llogaridhënien e institucioneve përgjegjëse për garantimin e pagave dinjitoze dhe kushteve të sigurisë dhe shëndetit në punë për punonjësit shëndetësorë për mbrojtjen e shëndetit dhe jetës së tyre në luftën me COVID-19.

Situata e koronavirusit në vendin tonë vijon që të qëndrojë e njëjtë ku gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë regjistruar 121 raste të reja ndërkohë që 3 persona të tjerë kanë ndërruar jetë.

Kërkesat e mjekve

Refuzimi nga ana e policisë

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:47
Protesta e mjekëve, Rama i fton nesër në zyrën e tij

Pas njoftimit të mjekëve të QSUT për zhvillimin e protestës ka reaguar kryeministri Rama.

Ai i ka ftuar ata në zyrën e tij në orën 9:00 ndërkohë që protesta ishte parashikuar në 10:00 përpara spitalin nr. 1 në QSUT.

/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Jim: 24/09/2020 08:40

    Ti thuash nje mjeku ne kohe pandemie te kam rritur rrogen me 25EUR eshte turp i shtetit ata cdo dite po perballen me vdekjen turp tu vij keture hajduteve te felliqur barkderra nuk u ngapen 30 vjet mjafton ti shikosh kur hyjne ne parlament me rrobat nga me te shtrenjetat dhe femrat me canta qe shkojne deri ne 4000 EUR gje qe nuk e sheh ne vendet me te pasura te botes

    Përgjigju
  • Ema: 24/09/2020 07:37

    Gjendja ne spitale e veshtir por mjeket len shum per tu deshiruar. Shum mjek infermier kan vdekur ne te gjith boten po skam degjuar qe te shpallen deshmor te kombit jam dakort tu ngrihet rroga. Ne shqiperi mjek e infermier te pa pergjegjshem e kan kthyer profesionin ne tregti po spagove nuk sherohesh dhe kjo qe ata kerkojn tani esht mese e qart qe esht politike

    Përgjigju
  • Gerta: 23/09/2020 20:19

    Me kete opinion ketu qe krijohet per mjeket... ne kete vend ku u duket normale qe mjeku te paguhet sa cdo profesion i rendomte shume shpejt do vizitohen ose ne privat ku paguajne leket dhe rrine drejt e pa zhurme ose nga fallxhoret e mjeket popullore te gjithanshem.... politika ka 30 vjet qe vjedh ., mjeku paguhet 400-500 euro dhe kur kerkon disa te drejta shahet e si lihet gje pa thene....

    Përgjigju
    • Tirona: 24/09/2020 00:18

      duhen 8 vite studimi ne universitet ne degen e mjekesise per tu diplomuar per Mjek, meqenese keta diplomohen per 4 vjet aq i takon rroga

  • Une: 23/09/2020 18:22

    pika 5. Veting doktoreve si nga ana e pasurise edhe te aftesise.

    Përgjigju
  • Une: 23/09/2020 17:30

    E di qe keto kerkesa jane realizuar vec heronj kombetare se kane vdek nga Covidi atehere te shpallen heronj te gjithe qe vdesin nga Covidi

    Përgjigju
  • Bledi: 23/09/2020 17:13

    O çfare lidhje ka Saliu dhe Iliri ne kete mes, edhe ne kohen e Saliut dhe Ilirit cop cop ishin spitalet

    Përgjigju
  • Flutura: 23/09/2020 16:57

    Perpjekjet e fundit te Ilir Metes e Saliut. Nuk gjejne derman, do te perdorin gjithe resurset e tyre, mbas ketyre, ka radhen Alende...

    Përgjigju
    • One: 23/09/2020 17:58

      Ne ate vend vihet ne dyshim gjithcka (jo me pa te drejte) por me thuaj nje kerkese qe s’eshte e arsyeshme?

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Anne Hathaway: Gjatë një audisioni mu desh të puthja 10 burra, e neveritshme

Anne Hathaway: Gjatë një audisioni mu desh të puthja 10 burra, e neveritshme