Mjekët shqiptarë i shpëtojnë jetën turistes italiane, Rama: Gati për të dalë nga spitali me mbresat më të mira

Mjekët shqiptarë i shpëtojnë jetën turistes italiane, Rama: Gati për të dalë nga spitali me mbresat më të mira

Mjekët dhe Sabrina me të fejuarin

Kryeministri Edi Rama ka postuar në Facebook rastin e një turisteje italiane që gjatë kohës që ishte me pushime në Shqipëri ka pasur një shqetësim të rëndë shëndetësor, por me ndërhyrjen e mjekëve në Tiranë tani është mirë.

Bëhet fjalë për 23-vjeçaren Sabrina, e cila po pushonte në Sarandë bashkë me të fejuarin, kur nuk u ndje mirë. Ajo shkoi në spital në Sarandë ku mjekët i bënë një qetësues e ajo u largua, por duket se mjekët a infermierët në Sarandë nuk e dalluan se Sabrina kishte një shqetësim të madh. Për këtë, ajo shkoi sërish në qendrën shëndetësore e cila meqenëse nuk mund ta ndihmonte për ndërhyrjen që duhej, e dërgoi menjëherë në maternitetin e Tiranës. Në Tiranë, mjekët i bënë një ndërhyrje urgjente që mesa thonë, i shpëtoi jetën pasi një vonesë e vogël do të kishte qenë fatale. Menjëherë gjendja e saj shëndetësore u stabilizua. I fejuari 27-vjeçar u shpreh se shërbimi mjekësor ishte fantastik dhe mund ta krahasonte me atë në Itali.

 “Pas marrjes së ndihmës së parë në Spitalin e Sarandës, e reja u operua dhe trajtua në Maternitetin “Koço Gliozheni” dhe sot gëzon shëndet të plotë, gati për të dalë nga spitali me mbresat më të mira nga shërbimi shëndetësor shqiptar. Dr. Arian Shtylla, Dr. Bori Zeneli, Dr. Nikoleta Xhavara dhe Dr. Julia Bleta”, shkroi Rama në një postim në rrjetet sociale, teksa publikoi edhe rrëfimin e Sabrinës, të fejuarit të saj dhe mjekut Arian Shtylla”, shkroi Rama.

Ndërsa postoi videon ku flet Sabrina dhe i fejuari.

“Isha me të vërtetë e frikësuar sepse isha larg shtëpisë, por jam pritur shumë mirë këtu nga infermierët dhe mjeku që më ka kuruar dhe operuar. Nuk jam ndjerë aspak si larg shtëpisë edhe pse nuk i kisha prindërit afër. Jam mirënjohëse ndaj të gjithëve që më kanë ndihmuar dhe më kanë qëndruar pranë në këto ditë. Vërtet faleminderit të gjithëve!”, u shpreh Sabrina.

I fejuari i saj theksoi se, “u tremba shumë kur mora vesh lajmin. Kur erdhëm këtu u pritëm vërtet sikur të ishim në shtëpinë tonë. Na trajtuan shumë mirë, nuk e prisja, vërtetë që nuk e prisja. Isha si në shtëpi, sikur të isha në familjen time, duke nisur nga mjeku, i cili ishte shumë i sjellshëm dhe infermierët e asistentët. Të gjithë!”.

Doktor Arian Shtylla u shpreh se, “ishte me të vërtetë një situatë shumë problematike. Zonja ka ardhur në mes të natës, në orën 2 të mëngjesit nga Saranda me një komplikacion madhor të një abdonimi akut. U morën të gjitha masat, në bashkëpunim edhe me mjekët e spitalit të Sarandës, të cilët na informuan për rastin. U vumë në lëvizje dhe menjëherë sa ka ardhur, diagnozën e vumë në moment dhe bëmë ndërhyrjen. Dhe në sajë të kohës së shpejtë që u bë ndërhyrja arritëm të minimizonim të gjitha humbjet e gjakut dhe sot pacientja është në gjendje shumë të mirë dhe gati për të ikur në shtëpi”.

D.GJ/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kapedani: 18/08/2022 04:05

    Ore po këta mjekët shqiptar përse nuk sillen kështu me pacientët shqiptarë ,po I lënë pa bukë pa uji dhe u marin dhe ca miliona lekë. Ka ndonjë gjë këtu. E hartat Tire Allverishin ???

    Përgjigju
  • Osamirmeqenshqiptaroe: 17/08/2022 23:33

    Shqiptari eshte i mire me te huajt e i keq me veten.

    Përgjigju
  • Turi kolonja: 17/08/2022 21:57

    Aman bëjini keto rreklama jasht shtetit se ketu shqiptaret ju njofin aq mir sa se keni iden

    Përgjigju
  • tommy: 17/08/2022 20:26

    ktu sherbimi spitalor esht katastrof pa pik lidhje mos te qoft Zoti ne ate vend.

    Përgjigju
  • Aliu: 17/08/2022 19:30

    Sa bukur reagon KM, ndërkohë që për letrën e atij holandezit që i bënte për një lek mjekët dhe infermierët e atij Spitali, nuk reagoi fare. Kjo është tamam propagandë e pastër komuniste. Ajo letër ishte me të drejtë siç është realiteti në spitalet tona, me mjekë e infermierë të paaftë, grabitës portofolash e xhepash, kartash banke, hajdutë xhepash, gjendja si në mesjetë dhe pafund negativitet e arrogancë. Na vjen mirë apo keq, kjo është gjendja reale. Dhe ky gjatosh na e bën të kujtojmë sikur jetojmë në parajsë.

    Përgjigju
    • Dory: 17/08/2022 20:10

      Ai holandezi ishte i paguar se im shoq i huaj eshte dhe aty u operua te spitali ushtarak dhe asnje lek nuk pagoi e i rrinin gati si infermieret si mjeket

    • Alvanosi: 17/08/2022 20:05

      me tamam: propagandë e pastër komuniste.

  • Kollarja: 17/08/2022 18:28

    Mos se na mbushët mendjen...pordhë me rigon !!!

    Përgjigju
  • Tonin: 17/08/2022 18:11

    Operacion pa dhene asnje koker leku. Si ka mundesi... Kjo po qe duhet bere lavderuar nga vet kryeministri.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

NBA/ Surprizë në parket, humbasin Boston dhe Milwaukee! Atlanta fiton me një pikë më shumë

NBA/ Surprizë në parket, humbasin Boston dhe Milwaukee! Atlanta fiton me një pikë më shumë