‘SOS’ për Spitalin e Traumës, Dogjani: Mungojnë 5 reaminatorë, shkak largimi i mjekëve (VIDEO)

TIRANË- Spitali i Traumës, i vetmi spital ku referohen të gjitha rastet emergjente apo aksidentet, po përballet me mungesën e mjekëve.
Mjeku Agron Dogjani tha nga Kongresi i tretë i Traumës dhe Urgjencës Kirurgjikale Shqiptare, se në repartin e anestezi reaminacioni, mungojnë mbi 5 reaminatorë, pasojë kjo e largimit të mjekëve jashtë Shqipërisë.

“Ne kemi në disa specialitete mungesë të kuadrit mjekësor. Në repartin e anestezi reaminacionit, ne tashmë kemi mungesë personeli mbi 5 reaminator. Tashmë kemi 8-9 reaminator që mbulojnë gjithë punën voluminoze. Qeveria duhet të shpallë atë që quhet SOS, të gjejë mjetet dhe rrugët që ti mbajmë këto kontigjente, është truri i kombit, mbajeni mend, mbas disa vitesh nuk do kemi ku te vizitohemi” - u shpreh mjeku Agron Dogjani

Nga ana tjetër, mjeku shprehet se kapacitetet e spitalit të Traumës janë të pamjaftueshme për të përballuar numrin e lartë të pacientëve, ku vetëm gjatë një dite ka rreth 100-150 trauma.
“Duhet të kemi kapacitete më të mëdha akomoduese dhe trajtuese dhe mundësisht të kemi dhe një spital më të madhë dhe manxhimi i traumave mos të përqëndrohet vetëm në spitalin e Traumës por edhe në një spital tjetër pasi ne e kemi të pamundur me këto kushte që kemi, me të njejta kapacitete, të menaxhojmë traumat. Cdo ditë presim në spitalin tonë rreth 100-150 trauma, mbi 40 mijë trauma në vit” - tha Dogjani
Sipas mjekëve Shqipëria mban vend rekord për numrin e aksidenteve dhe të mënyrave të tjera të traumave.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Partia e Mitsotakis kandidon Fredi Belerin për eurodeputet, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

IKMT aksion në Tushemisht për prishjen e objekteve pa leje! Kryeinspektori: Pastrojmë bregun e liqenit për qytetarët e turistët

IKMT aksion në Tushemisht për prishjen e objekteve pa leje! Kryeinspektori: Pastrojmë bregun e liqenit për qytetarët e turistët