Mjekja shqiptare në Gjermani: Ky është ilaçi që shëron për 5 ditë simptomat e COVID, 29 të testuar! Çdo vit qytetarët mbi 60 vjeç duhet të vaksinohen

Mjekja shqiptare në Gjermani Aurora Meta Dollenberg në një intervistë për Report Tv ka folur për një medikament që po studiohet i cili mund të shërojë brenda 5 ditëve simptomat e COVID. Medikamenti quhet EXO-CD24  dhe ai fillimisht është përdorur për trajtimin e kancerit. 29 persona me COVID të testuar, mjekja tha se janë shëruar.

"Përpjekjet tona nuk do mbeten vetëm te vaksinimi. Duhet të mendojmë për ato që e kalojnë covid keq. Për kategorinë e rasteve të rënda me covid po punohet për 1 mendikament që shëron brenda 5 ditëve simptomat e covid. EXO-CD24  është medikament i ri që ka filluar të studiohet në izrael fillimisht. Është te ato medikamente kundër kancerit në toal. Janë aplikuar vetëm për covid, kanë dhe modifikime, janë gjetur se kush do jetë më i përshtatshëm për covid. Te ai grup pacientësh që janë testuar kanë pasur sukses. Nga 50 që e kanë marrë 29 janë shëruar brenda 5 ditëve. Edhe ky është një lajm i mirë", shtoi ajo.

Duke folur për vijimin e pandemisë mjekja se çdo vit qytetarët mbi 60 vjeç me sëmundje shoqëruese duhet të vaksinohen, njësoj siç kanë bërë me gripin.

"Kjo pandemi na mësoi që duhet të jemi që në fillim vigjilentë që të mos i nënvlerësojmë rastet e para. Është e detyrueshme për të ardhmen që çdo vit qytetarët të vaksinohen sikundër vaksinohen edhe ndaj gripit. Pandemia i ka kaluar përmasat edhe të gripit. E detyruehsme për të ardhmen Çdo vit qytetarët ose pacientët mbi 60 vjeç me sëmundje shoqëruese duhet të vaksinohen  sikundër vaksnohen edhe ndaj gripit".

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Europa,: 03/05/2021 18:20

    Mos;doli edhe nje shkencetare tjeter.Ik moj debile edhe beje pastrime ne spitalet Gjermane dhe mos na trego perralla se u lodhem me pseudodoktora qe me shume beni fake news!Beni vaksina o popull qe te dalim sa me pare nga pandemia se kur te kete ilace kurues do ta thone shkencetaret e vertet dhe jo si pune kesaj fallxhores made in Albania.

    Përgjigju
  • Peco Sqepari: 03/05/2021 17:10

    na thuaj njehere moj Doktoreshe a te ka ardhur rradha te fillosh te besh Vaksinat per pacientet qe ke apo nuk eshte klasifikuar Praxis qe ke??? eshte e vertete qe nuk ke bere asnje Vaksine per pacientet??? leri keto idiotizmat per mediat shqiptare ky medikament EXO-CD24 nuk po studiot fare ne gjermani por ne nje spital ne Izrael nga nje mjek specialist per kanzer dhe eshte ne nje faze qe vetem 30-vete e kane testuar ne nje faze fillestare me 30 pacient vetem ti e merr mundimin ta prezantosh ne mendja ne shqiperi ne gjendje te rende te pacienteve jane perdorur shume medikamente per tja lehtesuar gjendjen pacientit por asnjehere nuk jane shprehur per ti dhene prioritet pervec Vaksinave qe jane te njohura deri tani nuk ka asnje lloj medikamenti tjeter per Coronen

    Përgjigju
  • Puzzolo : 03/05/2021 16:34

    Trash! Genjeshtra me brire. Studime me 50 pz. Fake doctors.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Morinë/ Qentë endacakë kthehen në problem për udhëtarët

Morinë/ Qentë endacakë kthehen në problem për udhëtarët