Koronavirusi/ Tomini në 'Repolitix': Nga 23 raste të infektuar, 18 persona qëndrojnë në shtëpi dhe janë në gjendje të mirë

Shefja e Epidemiologjisë në Institutin e Shëndetit Publik, Eugena Tomini gjatë një lidhje live me emisionin “Repolitix” në Report TV tha për gazetarin Denis Minga se aktualisht nga 23 të infektuarit deri tani, mes tyre dhe viktima në Durrës, 18 janë në gjendje të mirë , kanë simptoma shumë të lehta dhe ndodhen në vetëkarantinim në shtëpi. Ndërsa 5 të tjerë janë të shtruar te Infektivi në QSUT, por që ndodhen në gjendje të stabilizuar. Në lidhje me karantinimin në shtëpi, Tomini tha se ndiqen dy raste ku ata me simptoma të lehta apo pa simptoma ndodhen ën shtëpi së bashku me  familjarët por të ndodhur në një vend të veçantë dhe me maska. Ndërsa në rastet që kanë simptoma vetëizolimi në shtëpi mund të sjellë dhe distancim të familjarëve dhe izolimin e tij në një dhomë të vetme.

Në 24 orët e fundit janë evidentuar 8 raste të reja duke e çuar numrin në 23 të prekur. Të gjitëh kanë pasur raste udhëtimi në Itali. Në 24 orë janë kryer 170 teste dhe kanë rezultuar negative.  Gjendja e të prekurve është 5 janë në spital në shërbimin infektime në QSUT dhe janë në një gjendje të qëndrueshme,. Të tjerët kanë shenja shumë të lehta dhe ndodhen të vetëizoluar në shtëpinë  e tyre në monitorimin e vazhdueshëm të 127. 18 persona qëndrojë në shtëpi dhe kanë simptoma të lehta ose nuk kanë dhe janë në gjendje të mirë. Në raste e 18 të personave të vetëizoluar zbatohet protokolli  që ndodhen vetëm në një ambient, kanë distancim nga anëtarët e tjerë të familjes dhe mbajnë maska gjithë kohës.  Ai jeton me familjarët dhe respekton masat. Kur nuk ka shenja. Procesi tjetër i vetëizolimit që kanë simptoma ndodhen të distancuar nga familjarët dhe të respektojë masat”, tha Tomini.

Në lidhje me masat dhe ashpërsimin e tyre, Tomini tha se kjo do të vendoset në bazë të skenarëve dhe përhapjes së sëmundjes.

Ka skenarë që pasojnë njëri tjetrin në varësi të përhapjes. Nëse kemi transmetim të lartë do të përshkallëzohen masat më të forta. Bëjmë thirrje që të gjithë njerëzit të respektojnë masat për veten dhe të dashurit tonë. Rekomandimet e OBSH janë duke u zbatuar hapa pas hapi dhe mund të implementime të tjera gjatë monitorimit të situatës aktuale. OBSH do të jenë në monitorim dhe mbështetje të Shqipërisë’ tha Tomini.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:23
Koronavirusi/Mjekja shqiptare në Itali: Të rinjtë të ndërgjegjësohen, qëndroni në shtëpi

Mjekja shqiptare në Monza të Italisë, Adela Sulejmani në një lidhje direkte me emisionin “Repolitix”  tha se në Italia ka një numër të lartë të prekurish, ku vetëm në 24 orët e fundit janë infektuar 2214 persona. Megjithatë ajo tha se pas 10 ditësh mendohet se do të shihen efektet  e para të masave të marra nga qeveria Italiane që do të shënojnë një ulje të numrit të të infektuarve. Ajo bëri thirrje që të rinjtë të rinë në shtëpi dhe të mos e neglizhojnë këtë situatë pasi nuk është një grip i zakonshëm.

Qëndrimi në shtëpi dhe shmangia e kontakteve fizike është mënyra më e mirë për të luftuar virusin tha Sulejmani, ndërsa shtoi se masat duheshin marrë më përpara dhe se të rinjtë duhet të ndërgjegjësoheshin para se të shkaktohej ky numër i lartë viktimash dhe të infektuarish.

Vetëm sot kemi 2214 raste me shumë të infektuar krahasuar me dje,  gjëja më e mirë është që shumica rreth 80 % e kalojnë me simptoma të lehta dhe nuk kanë nevojë që të shtrohen në spital. Duke qenë se Italia ka një jetëgjatësi të lartë  dhe ka mosha të vjetra atëherë ka një situatë paska më kritike.  Masat duheshin marrë më përpara dhe jo neglizhuar pasi nuk ishte një grip i thjeshtë që kalon pa probleme. Aftësitë ngjitëse të virusit janë shumë herë më të larta krahasuar me një grip të zakonshëm. Të rinjtë e neglizhuar dhe e cilësuan një grip normal. Duke shmangur vetëkarantinimin ata vazhduan zinxhirin e transmetimit të virusit dhe për këtë arsye kemi këtë shifër të lartë të prekurish. Mendohet pas 10 ditësh do të ketë rënie të rasteve duke qenes se do jepet dhe efekti masave që janë marrë nga Italia. Ne si individë jemi forcë të madhe për ta ndaluar këtë virus, duhet të izolohemi, të rrimë në shtëpi dhe të kemi kujdes higjienën .Vetëm kështu  do largojmë virusin', tha Sulejmani.

Në lidhje me testimin e ilaçeve si kurë ndaj koronavirusit, mjekja Suljemani tha se “është një ilaç baza e të cilës përdoret për të kuruar artriti reumatoid dhe që ka vepruar shumë mirë te disa pacientë, por do e tregojë koha se si do të vazhdojë si kurë’.

Ora 21:49
‘Nuk jemi magjistarë’, Gjata: Masat janë të duhurat dhe duhen shtirë në të gjithë vendin! Sot kemi shembuj pozitiv për të ndjekur

Rektor i Universitetit të Mjekësisë Arben Gjata tha në ‘Repolitix’ se Shqipëria ka fatin që të zgjedhje mes shembujt që kanë ndjekur vendet e tjera dhe të dijë se kush funksionoi dhe jo, pasi u prek më vonë nga koronavirusi. Në lidhje me masat ai tha se ato janë të duhurat dhe duhen shtrirë në të gjithë vendin dhe vetëm pas dy javësh mund të shohim nëse do kemi apo jo përmirësim.

Janë masa të duhura dhe duhen shtrirë në të gjithë Shqipërisë dhe të jenë minimumi dy javore dhe më pas të shohim se si të marri situata. Njerëzit duhet të rrinë sa më gjatë në shtëpi dhe të shmangnin sa më shumë grumbullimet. Pas dy javësh duhet të vlerësohet nëse masat duhet të vazhdojnë kështu, të shtrëngohen apo duhet të fillojnë  të lirohen. Nuk bëjmë dot magjistarin se sido të jetë masa pas dy javësh apo një muaji. Ky virus tregoi shembujt nga më pozitivët dhe më negativët. Fatmirësisht tek ne u shfaq më vonë dhe kemi shembuj për të ndjekur dhe zgjedhur të duhurin. Kina, Korea dhe Japonia  morën masat menjëherë dhe sot ia dolën, Ndërsa kemi Italinë që i vonoi masat dhe me një popullsi të ulët se Kina ka një numër të prekurish dhe viktimash pas saj. Ne tashmë dimë se kë shembull duhet të ndjekim”, tha Gjata.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Liu Nushit: 13/03/2020 17:50

    Sa shefa paska Epidemiologjija e ISHP..?

    Përgjigju
  • Pjeter: 13/03/2020 07:23

    Ilaçi qe po testohet pervec mjekeve te Napolit ne Itali,edhe Infektivi i Romes,"Spalanzani"po e perdor tek disa paciente te prejur me korona virus,,quhet "tocilizumab"eshte nje ilac qe perdoret si anti artrite,me sa kam pare neper forume,kushton ne farmaci,aty tek 1500 euro,4 cop.Doktoret e Napolit thane qe ne ata pciente qe e perdoren permiresimet ne frymemarrje u thane nga 24-48 ore,duke pare situaten e personave ne terapi intesive, qe rrine edhe tre jave,eshte mrekulli.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë