205 jetë te reja në kohën e COVID-19/ Mjeku: Gratë shtatzëna janë më imune, por të kujdesen! Janë shpresa jonë, duhet të rrinë të qeta! (VIDEO)

TIRANË- Çdo grua shtatzënë që hyn në maternitet shihet nga mjekët si një person i infektuar, thotë zv.drejtori i maternitetit të ri 'Koço Gliozheni', Ilir Tasha, si e vetmja formë për t'i mbrojtur ato, por edhe veten. Në një lidhje me skypë për Report Tv, Tasha qetësoi nënat shtatzënë duke thënë se ato janë më imune krahasuar me pjesën tjetër të popullsisë përballë këtij virusit, por kjo nuk do të thotë se nuk duhet të respektojnë njësoj si të gjithë masat e marra. Teksa Shqipëria po përballet me këtë virus, nga 10 marsi deri më tani 205 foshnje kanë ardhur në jetë, si një sinjal shprese dhe optimizmi.

"Nëna paraqet një lloj imuniteti krahasuar me pjesën tjetër të popullatës. Ky është një sinjal pozitiv, një lajm i mirë që duhet tua themi nënave, që mund të jenë të ngarkuar emocionalisht. Kjo nuk do të thotë që të sillen ndryshe nga popullata, duhet të respektojnë masat si pjesa tjetër e qytetarëve. Mund të kryejnë aktivitetin e përditshëm, por duhet të respektojnë masat. U bëj thirrje grave shtatzënë që të tregohen të sinqerta për çdo lloj kontakti që kanë pasur. Për shqetësimet flasë të mos drejtohen pranë institucionit pa komunikuar me mjekun", tha Tasha.

Në maternitetin e ri 'Koço Gliozheni', nuk ka pasur raste të konfirmuara pozitiv, e megjithatë, siç shpjegon zv. drejtori, është krijuar një infrastrukturë e veçantë e izoluar për gratë që kanë simptoma të COVID-19 dhe trajektorja e shërbimit ndaj tyre është krejtësisht e ndryshme.

"Kemi ngritur një infrastrukturë të veçantë, ku çdo pacientë që kemi dyshime se është prekur me COVID, ka një trajektore krejt të veçantë nga nënat e tjera shtatzënë që nuk kemi asnjë dyshim. Është shtuar një infrastrukturë e izoluar që ka të gjithë asistencën njerëzore, me medikamente. Ne çdo pacient që hyn në institucion, e konsiderojmë të infektuar. Masat janë të tilla që ne nuk mendojmë se kemi të bëjmë me  pacient normal,por me risk të lartë. Kemi ofruar arsenalin e mundshëm, përparëset një përdorimshme, kasat për mbrojtjen e kokës, shërbim të rojes dhe të pranimit dhe të gjitha hallkat e shtrimit të pacientët", shtoi zv. drejtori.

Në fund e mbyll me një mesazh drejtuar të gjithë grave që në këtë periudhë presin të lindin një fëmijë, të rrinë të qeta sepse ato janë shpresë, buzëqeshje për të gjithë ne.

"Rrini të qeta, jeni të sigurt, cilësia e shërbimit nuk do të cenohet. Ju jeni e vetmja, shpresë, jen sinjali pozitiv, por e vetmja buzëqeshje në këtë që po kalon bota", përfundoi Tasha.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ilir: 08/04/2020 13:23

    Bravo Dr. Iliri! Staf i mrekullueshem! Profesioniste te vertete!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Miratohet bonusi i qirasë për familjet e Kombinatit, Veliaj: Brenda verës hedhim shortin për shtëpitë e reja! I kemi fituar të gjitha gjyqet

Miratohet bonusi i qirasë për familjet e Kombinatit, Veliaj: Brenda verës hedhim shortin për shtëpitë e reja! I kemi fituar të gjitha gjyqet