Mjeku hematolog për Report Tv: Trajtimi me plazmën e gjakut është një alternativë, por s'jep efektet e shpresuara

Trajtimi i pacientëve të infektuar me koronavirus, me plazmën e gjakut të personave që tashmë e kanë kaluar sëmundjen COVID-19, është një alternative, por nuk jep rezultatet e shumë shpresuara. Kështu u shpreh Mjeku hematolog, Arben Ivanaj gjatë një lidhje live për Report Tv. Ai bëri thirrje që të bashkëjetojmë me këtë virus, por duke ruajtur distancimin fizik si dhe duke mbajtur maskën, pasi ende nuk ka asnjë fakt se sa do të zgjasë ky virus.

“Kjo lloj sëmundje nuk ka seleksionime. Deri para 2 muajsh thonim se kjo sëmundje prek moshën e tretë, aktualisht po prek moshën e mesme. Alternativat e trajtimit me plazmën e atyre që kanë kaluar COVID-19 është një ndër alternativat e cila ka demonstruar efikasitetin. Deri më tani ka vetëm një studim Kinës së kjo alternative është efikase. Por nuk është menduar si trajtim alternativ dhe nuk jep rezultatet e shumë shpresuara. Nuk ka të dhëna nëse temperaturat e larta apo të ulëta e influencojnë COVID-19. Ajo që për momentin është thënë se me rritjen e temperaturave COVID-19 është bërë më pak agresiv, por më shumë infektues. Kjo ngelet për tu konfirmuar. Ne mund të bëjmë plazh, të jetojmë jetën e përditshme. Do duhet të mësohemi me këtë infeksion. Ndoshta do zgjasë 6 muaj, ndoshta 2 vite, por duhet të respektojmë distancimin fizik. Të mos afrohemi më shumë se sa duhet. Të vendosim maskë. Është shumë e rëndësishme që ne të mësohemi të jetojmë me këtë infeksion”, tha mjeku Hematolog, Arben Ivanaj.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Genti: 10/08/2020 20:21

    Po pse a nuk ban me shkuar edhe mjeku me pushime, çfare problemi ka ketu, doktor Beni eshte prof.dhe dok. I Nderuar.

    Përgjigju
  • vjeshta: 10/08/2020 18:44

    Mjek me kanotjere???!!!!

    Përgjigju
  • Lor: 10/08/2020 17:42

    Ky esht mjek a garip i lokalit te lagjes hahahahaaha

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Basketboll meshkuj/ Fillon faza play-off, Besëlidhja fiton ndaj Tiranës në ndeshjen e parë

Basketboll meshkuj/ Fillon faza play-off, Besëlidhja fiton ndaj Tiranës në ndeshjen e parë