Mjeku i spitalit 'Shefqet Ndroqi' fiton betejën me COVID-in, shefja e spitalit: Kthimi i Dr. Albanit na jep forcë

Mjeku i spitalit 'Shefqet Ndroqi' fiton betejën me COVID-in, shefja e spitalit: Kthimi i Dr. Albanit na jep forcë

Mjeku Alban Hatibi

Mjeku Alban Hatibi ka fituar betejën me koronavirusin në Spitalin “Shefqet Ndroqi”. Lajmin e mirë e ka dhënë këtë mëngjes shefja e Reanimacionit në Spitalin COVID 2, Alma Cani, e cila ka ndarë me të gjithë ndjekësit. Ajo thotë se Albani prej vitesh ka punuar me përkushtim, devotshmëri, profesionalizëm e modesti në ndihme të jetës së pacientëve ndaj kthimi i tij mes tyre është i domosdoshëm.

Mesazhi i Alma Canit: 

Kënaqësi për mua t'ju njoftoj qe Dr Alban Hatibi e fitoj betejën me Covid-19! Çdo dite duke u përballur me ketë uragan që nuk po mbaron, çdo ditë duke u ndeshur me ketë të keqe që nuk po kursen jetën e njerëzve, përfshirë këtu edhe moshat e reja, për ne bluzat e bardha rreziku është i madh dhe ne nuk jemi të përjashtuar nga e keqja, që është afër nesh çdo çast! Dr Albani prej vitesh ka punuar me përkushtim, devotshmëri, profesionalizëm e modesti në ndihme të jetës së pacientëve ndaj kthimi i tij mes nesh është i domosdoshëm! Faleminderit të gjithëve për mesazhet pafund që të gjithë ju miq, kolegë, familjarë, dashamirës, pacient, të njohur e të panjohur që nuk reshten gjatë gjithë këtyre ditëve si suport moral për të gjithë ne! Kënaqësi se i shtohet dhe fakti që kthimi i Dr Albanit në ketë arenë lufte të përgjakshme që ne po përjetojmë, na jep forcë, besim e shpresë që ne së bashku do ja dalim! Asgjë në jetë nuk duhet të na frikësoje: duhet të kuptojmë e të jemi realist Respektoni rregullat! Mbroni jetën tuaj dhe të të tjerëve! Respektimi i rregullave nga ju është ndihme për jetën tuaj e forca jonë!
 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Media amerikane: Raketat e lëshuara nga Izraeli kundër Iranit kanë teknologji për t'iu shmangur radarëve

Media amerikane: Raketat e lëshuara nga Izraeli kundër Iranit kanë teknologji për t'iu shmangur radarëve