Mjeku: Koronavirusi si 'sustë', e kemi shtypur, po e lëshuam shpërtheu! Edhe prilli në karantinë, të përgatitemi për më keq

TIRANE-Mjeku epidemiolog Alban Ylli në një lidhje me Skype për emisionin '5 Pyetjet nga Babaramo' u shpreh se masat kanë dhënë efekt për të parandaluar përhapjen, prandaj duhet të përgatitemi të rrimë më gjatë brenda. Alban Ylli paralajmëroi se në ditët në vijim mund të kemi edhe 50 raste në ditë të të infektuarve, por e shikon larg skenarin e Italisë.

"Duket se situata është nën kontroll, megjithatë ngelet për t'u verifikuar dhe duhet të përgatitemi për një situatë më të keqe. Duket qartë, që këto masa do të zgjasin më shumë sesa mendonim më parë. Nuk shoh asnjë që të mendojë ndryshe. Këto masa nuk ka gjasë të mbyllen gjatë gjithë prillit dhe pastaj duke parë situatën do të fillojë të mendohet për zëvendësimin e tyre me më eficente. Është duke u folur për përgatitjen për një fazë tjetër në momentin që epidemia të tregojë shenja të rënies së saj.

Ka shumë pak mundësi që piku mund të ketë ndodhur. Gjatë prillit do të kemi vijimin e qarkullimit të virusit. Mund të kemi ditë pse jo edhe me 50 raste, shpresoj mos të kemi ditë me 100 raste. Jam i bindur që nuk do të përsëritet në Shqipëri skenari i Italisë për të pasur 300 raste në ditë. Nuk besoj që të ndodhë. Por duke përdorur instiktin me siguri do të bëhet pak më keq për t'u bërë më mirë. Ne duhet të jemi përgatitur për më shumë teste në të ardhmen, pasi kemi nevojë.

Ta përdorim këtë periudhë që ndodhemi, që duket se po na lejon të marrim frymë, të fitojmë kohë të përgatitemi më mirë për të ardhmen e afërt dhe për të ardhmen më të largët. Le ta përfytyrojmë koronavirusin si një sustë që e kemi shtypur dhe nëse do ta lironim do të shpërthente. Duhet të përgatitmi për një periudhë më të gjatë të izolimit dhe për të ndërtuar kapacitete për të ardhmen.

Masat janë duke dhënë efekt. Efektin e masave e kemi të vështira ta kontrollojmë shkencërisht, por nëse shikojmë kurbën po shikojmë që po luhatet. Virusi mund të shpërthejë papritur, por masat janë duke thënë efekt. Në Shqipëri, pavarësisht se virusi është kapur në mars, ka hyrë në shkurt, por kështu edhe në vendet e tjera, para se të kapet" tha ai.

/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Ngec integrimi i Shqipërisë në BE, sipas jush e kujt është përgjegjësia?

Komento


×

Lajmi i fundit

John

“100 vjet nga udhëtimi i Justin Godart në Shqipëri”, konferenca shkencore e mbajtur sot në Akademinë e Shkencave