Mjeku shqiptar në Itali: T'i shikosh vëllezërit duke ditur që vënë në rrezik jetën e tyre, është emocion i rrallë....Krenari! (VIDEO)

Për mjekët shqiptarë që prej vitesh shërbejnë në Itali, ardhja e 10 mjekëve dhe 20 infermierëve për të ndihmuar Italinë në luftën kundër COVID-19 është krenari e rrallë dhe një emocion i papërshkrueshëm.

Genc Kapxhiu, mjek  në spitalin San Donato në Arezzo, Itali, në një komunikim me Skype për Repoet Tv, tha se është emocion i rrallë të shohësh që vëllezërit nga Shqipëria vijnë të ndihmojnë Italinë mike duke e ditur mirë edhe rrezikun që i pret.

"Edhe tani që po ma thua me të vërtetë më emocionon sepse është një krenari, diçka e rrallë, shumë e mirë, sepse neve nuk na ndihmoi Evropa. Kanë ardhur vetëm Kina, Rusia, Kuba dhe shqiptarët. Ti shikosh vëllezërit shqiptarë duke ditur që vënë në rrezik edhe jetën e tyre, është diçka e lartë, komplimente. Të gjithëve personalisht, por edhe shtetit dhe kryeministrit", tha mjeku i urgjencës Genc Kapxhiu.

I veshur me veshjen e 'gatishmërisë' Kapxhiu për të qenë gati në çdo rast, mjeku gjeti kohë të përçojë këto emocione për teleshikuesit nga ekrani i Report Tv, ndërsa foli edhe për situatën me COVID-19 në Itali.

"Në krahasim me ditët e kaluara, brenda 24 orëve kemi arritur 97800 persona pozitiv me koronavirus. Po rritet shumë numri i të shëruarve. Pacientët po shtrohen dhe po kurohen në mënyrë perfekte, dhe do të thotë që trajtimi po funksion. Më mirë preferojmë të kalojmë një muaj e dy muaj në këtë situatë, e të kemi diçka konstante, sesa një pik që do ta çojë sistemin në kolaps. Kanë humbur jetën rreth 11 mijë persona. Numri është shumë i lartë. Kemi parë edhe pacientë në mosha të reja, 40-50 vjeç. Por mosha më e lartë është sipër të 70-ave. Nuk mund të parashikohet se si do të shkojë kjo epidemi dhe sa viktima do të krijojë në të ardhmen.

Gjëja kryesore që duhet të kemi parasysh është vetëizolimi për çdo lloj personi që ndjen simptomat e para. Sepse edhe nëse nuk është simptomatik mund të infektojë nga 2 deri në 10 persona.

Ka terapi në fazë eksperimentale që kanë dhënë rezultate të kënaqshme por përderisa nuk publikohen nga autoritetet e larta shëndetësore e shkencore, nuk mund të përdoren. Ka edhe ilaç për malarjen, por nuk përdoret për të gjithë pacientet, çdo pacient ka specifikën e tij. Çdo pacient ka një protokoll të ndryshëm", shpjegoi mjeku shqiptar në Itali.

G.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

GJKKO firmos masë të dytë sigurie për Taulant Tushen

GJKKO firmos masë të dytë sigurie për Taulant Tushen