Mjeku Tritan Kalo mesazh për qytetarët, pas skandalit të 'Tires': Mos e humbisni besimin në punën tonë

Mjeku Tritan Kalo mesazh për qytetarët, pas skandalit të 'Tires': Mos e humbisni besimin në punën tonë

Mëngjesin e kësaj të diele, mjeku i njohur infeksionist Tritan Kalo përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook është shprehur se njerëzit nuk duhet të humbasin besimin te mjekët dhe te puna e tyre edhe pas publikimit të skandalit "Tires" pasi ato janë raste të izoluara.

Kalo e ka shkruar mesazhin e tij në rrugën drejt spitalit, aty ku siç theksoi ai sheh e prek realitetin e punës, përkujdesit, përkushtimit, profesionalizmit e humanizmit të një ekipi të tërë mantelbardhesh, infermieresh, sanitaresh e stafit mbështetës.

“Disa episode të shkëputura të keqsjedhjes dhe shpërdorimit të besimit nga publiku i gjërë të kryera prej individëve të pa moralshëm, që si kudo gjinden edhe në stafin mjeksor, NUKU mundet dhe nuku duhet kurrë të zbehë apo zhbëjë Mirëkuptimin dhe Mirëbesimin tonë reciprok...”, shkruan Kalo.

“Ju duam dhe jemi aty duke vënë jo pak në rrezik edhe jetët tona, sepse ndjenja e detyrës sonë sublime prevalon dhe kurdoherë do kujdesemi për JU.... Together forever!!!”, tha në fund ai.

Sanitarja  e ‘Shefqet Ndroqit’, Tire Alldervishi u hoq si infermiere dhe i mori 800 mijë lekë vajzës së një pacienteje me COVID, e cila më pas humbi jetën, ajo disa disa ditë më parë ka dal përpara gjykatës për masën e sigurisë. Gjykata pranoi kërkesën e Prokurorisë dhe vendosi 'arrest me burg' për Alldervishin për akuzën 'mashtrim me pasoja të rënda'.

Mjeku i mirënjohur Tritan Kalo, 2 ditë më parë është shpallur “Qytetar Nderi” në Kuçovë, vendim i marrë gjatë mbledhjes së Këshillit Bashkiak në këtë qytet.

 

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Pjeter: 24/01/2021 12:47

    Zoteri, e ju cbeni per te mos humbur besimin? Me te vertet mendoni se shqiotaret besojne qe Tirja ishte e vetme? Asnje nga koleket tuaj nuk pa e nuk degjoi gje? A ka njeri ne Shqipeti qe nuk e di si funksionon shendetesia ne Shqiperi Dr.Kalo?zor se gjen njeri ne Shqiperi qe ti drejtohet ambjenteve shendetedore,kudo qofshin ato,dhe te mos jete i detyruar te paguaje per te pasur ate kujdesje,qe ligjerisht eshte e drejte,dhe faktikisht,pa paguar,rrezikon jeten.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Kosova hap drejt anëtarësimit në KiE, eksperti i sigurisë: Serbia mund të përshkallëzojë situatën, grupet kriminale po përgatiten për sulm në veri

Kosova hap drejt anëtarësimit në KiE, eksperti i sigurisë: Serbia mund të përshkallëzojë situatën, grupet kriminale po përgatiten për sulm në veri