Mjeku Tritan Kalo mesazh politikanëve: Demokracia u vra ende pa lindur në dhjetor ’90, pas 30 vitesh asgjë të re

Mjeku Tritan Kalo mesazh politikanëve: Demokracia u vra ende pa lindur në dhjetor ’90, pas 30 vitesh asgjë të re

Mjeku Tritan Kalo

Mjeku Tritan Kalo ka dhënë së fundmi një mesazh për politikën, ndërkohë që palët po diskutojnë për të arritur një konsensus për Reformën Zgjedhore.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Kalo shprehet se demokracia dhe vullneti i lirë është 'vrarë' ende pa lindur që në vitin 1990, duke  theksuar se vendin e drejtojnë të paditurit. Ai shton se në 'kohët covidiane' vijojnë të krijohen hapsira të mëdha edhe për bëma jo të vogla, ku në 30 vite pas pluralizmit politik dhe ne ende sot nuk kemi asgjë të re.

Postimi i plotë i Kalos:

Në “kohët covidiane” vijojnë të krijohen hapsira të mëdha edhe për bëma jo të vogla…30 vite pas Pluralizmit Politik dhe NE ende sot nuku kemi asgjë të re, nga “Fronti” i Zgjedhjeve të Përfaqësuesve të vërtetë të vetë Vullnetit të Popullit….. DEMOKRACIJA përfaqësuese direkte e këtij vullneti u vra ende pa lindur në Dhjetor 1990….Në shumicën e tyre, të pa boshtët në çdo kohë e rrethanë, konformistët e paprinciptë për interesat e vendit, kryetarëdashësit e të gjitha forcave politike apo dijepakët gojëkyçur para këtyre “hirësive”, DO TË VIJOJNË të mbushin aulën e “Parla-pa-mentit” dhe strukturat e Administratës Publike…

Të tjerët le të vijojnë të hedhin trastat në krahë dhe këmbët e shpejta, për vijimësinë e theqafjes/emigrimit biblik në dhe të huaj, sepse “aty ku balta të duket më e ëmbël se mjalta”, VIJON të mos ketë hapsira mbijetese të Ndershmërisë, të Dijenxënies, të Punëdashurisë, të Atdhedashurisë dhe të të qënurit Vetvetja…. RRËNOFSHIN ndryshimet Kushtetuese të Prillit 2008, si varrëmihëset përfundimtare të këtij vullneti!….RRËNOFTË PARTITOKRACIA “Made in Albania”!…..Quo vadis Shqipëria ime?!?!

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Populli: 03/06/2020 12:46

    Vone shume per te folur.. tani po ikin njerezit.. Ata qe nuk e deshen shqiperine ja arriten qellimit..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët