Mjeku Tritan Kalo mesazh për politikanët 'gjithologë' të të gjitha partive: Pushoni së foluri kur nuk keni se ç'thoni

Mjeku Tritan Kalo mesazh për politikanët 'gjithologë' të të gjitha partive: Pushoni së foluri kur nuk keni se ç'thoni

Mjeku Tritan Kalo

TIRANË- Mjeku Tritan Kalo ka luajtur një rol të rëndësishëm për të dhënë këshilla në këtë situatë të COVID-19, megjithatë nuk i ka kursyer edhe kritikat për përfaqësuesit politikë, të të gjitha kaheve politike.

Duke risjellë në vëmendje një shprehje të Albert Ajnshtain këshilla e Kalos për të politikanët, të cilët i cilëson si "gjithologë" është që të mësojnë "të pushojnë së foluri kur nuk kanë çfarë thonë".

"Një rikujtesë në këto “Kohë Covidiane”, për gjithollogët tanë militantë të sëmurë të të gjitha kaheve politike, kur Shqipëria jonë gjendet përballë sfidave shumë-shumë të mëdha jo vetëm shëndetësore,

Por edhe ekonomike e politike: “Po deshe të jesh i mençur, mësoju të pyesësh me mend, të dëgjosh me vëmendje, të përgjigjesh i qetë dhe të pushosh së foluri, kur nuk ke çfarë thua.” (një thënie nga “i pak dituri” Albert Ajnshtain)…. Demokracia e vërtetë dhe jo demon-kracija “Made in Albania”, është në vetvete një unitet veprimesh në diversitetin e mendimeve,

por vetëm e vetëm kur veprimet e bazuara në këto mendime, ndjekin të gjitha udhën e pa gropëzuar drejt mbrothësimit socio-ekonomiko-politik të Shqipërisë, dhe jo atë të theqafjes së saj si deri më sot!!!…Quo vadis Shqipëria ime", shkruan Kalo.

Postimi i plotë i mjekut Tritan Kalo

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Çuçi: Komision parlamentar kundër dezinformimit dhe ndërhyrjeve të huaja

Çuçi: Komision parlamentar kundër dezinformimit dhe ndërhyrjeve të huaja