'Mjeshtri i Madh' Bujar Qamili: 'Unë bëra të pamundurën 42 vite në skenë, por ëndrra ime ishte…’

Ai është një ndër këngëtarët më të dashur të muzikës popullore shqiptare, me një karrierë mbi 40 vjeçare, i cili me zërin dhe muzikën e tij, ka gëzuar jo pak herë shqiptarët. Në një intervistë në emisionin ‘’ Rreze Dielli’’, Bujari rrëfeu disa të pathëna mbi karrierën e tij të gjatë, ëndrrën për të qenë një këngëtar I madh dhe emocinet që ka marrë gjatë kësaj kohe, nga publiku. Në vendlindjen e tij të dashur Shkodrën, të cilën nuk e ndërron me asnjë qytet të botës, Bujar Qamili tregon emocionet e tij kur e nderuan duke i vendosur fotografinë në Teatrin ‘Migjeni’ :

‘Ajo fotografi ka një domethënie jashtëzakonisht të madhe, është një vlerësim jashtëzakonisht i madh që drejtoria e teatrit ‘ Migjeni’ iu ka bërë artistëve. Katerina po më kujtohet diçka, rreth viteve kur kam filluar me ardh në estradë, gjatë viteve ’77-’78, kur hyjshe në derën kryesore të teatrit shifje në mur fotografitë të aktorëve të mëdhenj të asaj kohe, Tinka Kurti, Tano Banushi, Hasan Smaja, Fadil Kraja dhe thoja me vete ‘’ A thua vjen ajo ditë që kur të hyjnë njerëzit në teatër me pa dhe fotografinë time në teatër? Cfarë duhet me ba për me arrit?’’ Unë bërë të pamundurën për 42 vite në skenë, ëndrra mu plotësua dhe tashi ndjehem jashtëzakonisht mirë me këtë foto në mes të këtyre kolosëve që kanë dhënë shumë për Shqipërinë.

Por kur nisi karriera e tij dhe cili ishte mendimi i parë për t’u bërë këngëtar, Bujari e kujton kështu:

‘Kurrë asnjëherë në botë nuk e mendoja se mund të arrja deri këtu, por thjesht si një djalë i ri mendoja se hajd po këndoj një këngë,dy këngë po ju bëj qejfin dy tre njerëzve, por kur njerëzit më pëlqyen shumë dhe më afruan shumë filloi gjithçka…..’

‘Kur më vonë më thanë që të kërkojnë në estradën profesioniste të Shkodrës. Ato kanë qenë vite të arta pastaj të mijat që kam punu bashkëpunu me muzikantë të mirë, të cilët më cuan dhe arrita këtu ku jam. 

Ai ka marrë pjesë në një moshë shumë të re, në festivalin më të rëndësishëm të kohës:

Po kam qenë 16-18 vjeç kur kam kam marrë pjesë në festival, në eventin më të rëndësihëm të radio Televizionit Shqiptar, unë kam marrë pjesë në Festivalin e 19-të të këngës, dhe kam pasur natën e dytë të dublimit të këngës, ka qenë bukur, isha më i riu I festivalit dhe gjatë provave më mbanin pak me hatër, shprehet ai.

D.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Deputeti i PS-së: Të bëjmë një ligj për të tredhur personat që abuzojnë me fëmijët

Deputeti i PS-së: Të bëjmë një ligj për të tredhur personat që abuzojnë me fëmijët