Mjetet e ushtrisë impenjohen
në fushatë elektorale, ja pamjet

Mjetet e ushtrisë impenjohen <br />në fushatë elektorale, ja pamjet
TIRANE- Partia Socialiste denoncon vënien e mjeteve të ushtrisë në shërbim të fushatës elektrorale.

Pamjet filmike të sigururara nga eksponentë të kësaj force politike tregojnë një kamion të ushtrisë i cili po grumbullon inerte në lumin e fshatit Përparim në rrethin e Peqinit me qëllim shtrimin e rrugëve në zonat ruralë të këtij rrethi.

Kodi Zgjedhor përcakton qartë se forcat e ushtrisë nuk duhet të përdoren për qëllime elektorale, përveçse me urdhër të ministrit të Mbrotjes kur është e nevojshme për t’i ardhur në ndihmë policisë shtetit.

Ndërkohë sipas opozitës kryeministri i vendit nuk po mban premtimin për mospërdorimin e mjeteve zyrtare në fushatën elektorale.

Përveç përdorimit të forcave të ushtrisë për qëllime elektorale Partia Socialiste denoncon edhe shfrytëzimin pa kriter të lumejve.

Sipas ligjit shfrytëzimi këtyre të fundit nuk duhet të bëhet në afërsi të urave, ndërsa pamjet filmike tregojnë qartazi se si pranë këmbëve të urës punonjësit e ushtrisë ngarkojnë kamionin me inerte.

(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

GOLAT/ 120 minuta dhe 10 penallti, Real Madrid kalon Man. Cityn dhe gjen Bayern Munich në gjysmëfinalet e Champions! Bavarezët i falen Kimmich duke larguar Arsenalin

GOLAT/ 120 minuta dhe 10 penallti, Real Madrid kalon Man. Cityn dhe gjen Bayern Munich në gjysmëfinalet e Champions! Bavarezët i falen Kimmich duke larguar Arsenalin