MOBILIZIMI/ Basha: Banorët janë të braktisur! Në Tiranë miratohet lista e dytë për bonusin e qirasë! Çuçi: Riparimi nga firmat ndërtuese

MOBILIZIMI/ Basha: Banorët janë të braktisur! Në Tiranë miratohet lista e dytë për bonusin e qirasë! Çuçi: Riparimi nga firmat ndërtuese

Përfaqësuesit e politikës kanë vizituar banorët e prekur nga tërmeti i 26 nëntorit, ku mbetën të vdekur disa banorë, e shumë të tjerë u plagosën.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:26
Basha me banorët e lagjes 18 në Durrës: Duhet veprim i shpejtë! Çdo ditë që kalon e rëndon traumën tek qytetarët


Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, me anë të një reagimi në rrjetet sociale shkruan se duhet sa më shpejt të fillohet puna për rikonstruksionin e objekteve të dëmtuara nga tërmeti i fuqishëm i 26 nëntorit.

Ndër të tjera Basha shkruan se njerëzit që ai ka takuar ankohen se nuk është interesuar askush për nevojat e tyre, ndërsa disa të tjerë thonë se janë përzënë nga çadrat dhe janë lënë rrugëve me fëmije të vegjël.

"Kanë kaluar 11 ditë nga tërmeti dhe ende nuk ka nisuar puna për rikonstruksionin e objekteve të dëmtuara që janë të riparueshme. Në lagjen 18 në Durrës disa banorë më treguan se edhe pse pallati i tyre nuk ka dëmtime në strukturë, ata nuk mund të kthehen në banesat e tyre pasi dëmtimet e mureve, paraqesin rrezik për ta. Njerëzit ankohen se nuk është interesuar askush për nevojat e tyre dhe se ata vazhdojnë të kërkojnë çdo ditë strehë për të kaluar natën. Disa prej tyre thonë se janë përzënë nga çadrat tek stadiumi dhe janë lënë rrugëve me fëmijë të vegjël. Duhet të nisë puna pa humbur kohë për rikonstruksionin e banesave në mënyrë që banoret ti rikthehen jetës normale. Duhen alokuar fonde pa humbur kohë. Nuk mund të lihen qytetarët në fatin e ndihmave, ndërsa paratë e taksave të tyre shkojnë tek 10 oligarkë." shkruan Basha. 

Ora 20:29
Bashkia e Tiranës miraton listën e dytë për bonusin e qirasë për 368 familje, lista e plotë

Pas 554 emrave të parë të miratuar dje, Këshilli Bashkiak i Tiranës miratoi mbrëmjen e sotme edhe listën e dytë për bonusin e qirasë për 368 familje, shtëpitë e të cilave janë bërë të pabanueshme për shkak të tërmetit duke e çuar në total 922. Pas përgatitjes së dosjeve në një kohë rekord, Bashkia e Tiranës ka bërë të mundur kalimin e listës së familjeve të prekura nga tërmeti i javës së shkuar që kanë aplikuar për bonos qiraje me kushtet e tregut. Masa e bonusit të qirasë është përcaktuar në bazë të njësive të banimit. Të gjitha këtyre familjeve bonusi i qirasë do t’u kalojë në llogaritë e tyre bankare.

( Kliko këtu ) Lista e plotë

Ora 20:14
Veliaj: Shumica e shkollave nuk kanë dëmtime, i kemi inspektuar me 4 grupe ekspertësh (VIDEO)

Shumica dërrmuese e shkollave të Tiranës nuk kanë pësuar dëmtime dhe janë gati për t’u hapur. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion veliaj duke folur në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak ku u miratua edhe lista e dytë me përfituesit e bonusit të qirasë për familjet e dëmtuara nga tërmeti, theksoi se më shumë se 90 për qind e shkollave nuk kanë shfaqur probleme dhe janë të gatshme për të pritur nxënësit.

Ai bëri të ditur se të gjithë drejtorët e shkollave do të marrin në dorë akt-konstatimin e Institutit të Ndërtimit, i cili ka certifikuar sigurinë e tyre. Ai siguroi se për shkollat që kanë probleme dhe që kanë nevojë për ndërhyrje do bëhet transferimi i nxënësve në shkollën më të afërt.  

“Kemi tre ditë që kemi hapur çerdhet dhe kopshtet e Tiranës, çdo gjë ka vajtur fjolle. Drejtoreshat e çerdheve dhe kopshteve e kanë menaxhuar edhe situatën psikologjike, por edhe procesin e rifillimit në kopshte dhe çerdhe me shumë qetësi dhe pa panik. Ndaj do të doja t’i kërkoja dhe drejtorëve të shkollave të njëjtën gjë. Ne do të bëjmë një takim të dielën me gjithë drejtorët e shkollave, kështu që do ta dinë ekzaktësisht të hënën të gjithë shkollat që do hapen me akt konstatimi. Të gjitha shkollat që do mbyllen ose do të demolohen, siç është rasti i shkollës në Pezë, janë shkolla shumë të vogla, në Zallbastar apo në zona shumë të largëta periferike ku sigurisht do të bëhet akomodimi te shkolla më e afërt apo në shumë pak shkolla të kryeqytetit ku ne për meremetime do të duhet që të punojmë ndoshta edhe një 10 ditësh dhe ti hapim për vit të ri. Pra për 10 ditë shumë pak shkolla mund të zhvendosen. Por 90 e ca për qind e shkollave nuk kanë asnjë problem dhe do të vazhdojnë normalisht”, tha Veliaj.

Ai gjithashtu tha se të gjitha shkollat që janë inspektuar në mënyrën më të imtësishme nga disa grupe specialistësh dhe inxhinierësh në mënyrë që të merret një mendim më i plotë dhe i specializuar. 

“Do i lëmë Luljeta Bozon dhe Agron Hysnelliun të bëjnë inxhinierin, ne të bëjmë kryetarin e bashkisë, drejtori i shkollës të bëj drejtorin e shkollës, por jo të gjithë me të gjitha. Kështu i kërkoj me shumë dashamirësi drejtorëve të shkollave, unë nuk jam inxhinieri, janë ata, do marrin akt-konstatimin e Institutit të Ndërtimit. Nëse një pallat e kemi parë maksimumi 3 herë, pra me ekspertë të bashkisë, të Institutit të Ndërtimit dhe të huaj, shkollat i kemi parë me 4 palë. Pikërisht se e kemi me shumë shumë prioritet sigurinë e shkollave. Shkollat e reja nuk kemi pasur asnjë problem, në shkollat e rikonstruktura ka pasur problem pjesa e vjetër dhe jo ajo e re. Kurse në disa shkolla rurale kemi marrë vendim drastik për prishje totale”, tha Veliaj.

Ora 17:55
Tërmeti/ Linda Rama pjesë e ekipit të vullnetarëve të cilët kanë eksperiencë në menaxhimin e krizave nga fatkeqësitë natyrore


Ndihmës së jashtëzakonshme që i është ofruar Shqipërisë pas tërmetit shkatërrues të mëngjesit të 26 nëntorit  përpos shteteve mike, individëve e organizatave, i është bashkuar edhe bashkëshortja e kryeministrit Rama, Linda Rama.  Ajo është angazhuar si vullnetare e cila ka patur eksperiencë në menaxhimin e krizës humanitare gjatë luftës në Kosovë.

Zonja Rama është ofruar si vullnetare në asistimin e një grupi ekspertësh të huaj kryesisht nga USAID, të cilët kanë eksperiencë në menaxhimin e krizave të krijuara nga fatkeqësitë natyrore. Pikërisht kjo strukturë ka ndihmuar jo vetëm për hartimin e një formulari tip i standardizuar me modele europiane, që po përdoret për evidentimit e të gjitha dëmeve në të 3 qarqet, Tiranë, Durrës e Lezhë, por dhe me metodologjinë që po përdoret për matjet në strukturat e ndërtesave.

Rama ishte e rezervuar të fliste për kontributin e saj, ka thënë se ekspertët e huaj në këto ditë të pazakonta për Shqipërinë kanë dhënë një ndihmë të madhe.

Ora 16:25
Soreca takim me ministrin Çuçi: Përgatitja e vlerësimit të nevojave pas tërmetit, kusht thelbësor planifikmi i duhur i rindërtimit

1575646110_cu1.jpg

Ambasadori i Bashkimit Evropian Luigi Soreca ka zhvilluar një takim me ministrin Çuçi ditën e sotme bashkë me Bankën Botërore.

Arsyeja e takimit ishte përgaitja e vlerësimit të nevojave pas fatkeqësisë së tërmetit të 26 nëntorit.

Do të jetë kusht thelbësor planifikmi si duhet i përpjekjeve për rindërtim, ku përfshihet edhe konferenca e donatorëve.

"Sot takova Ministrin Bledi Çuçi, së bashku me United Natios Albania dhe World Bank, për të nisur sa më shpejt përgatitjet e vlerësimit të nevojave pas fatkeqësisë. Ky është një kusht thelbësor për të planifikuar si duhet përpjekjet e rindërtimit, përfshirë konferencën e donatorëve", ka shkruar Soreca.

Foto nga mbledhja
Ora 15:56
Banori i kërkon të ulet me Ramën/ Basha: Qeveria ka detyrat e veta, opozita të vetat! Roli ynë është të jemi në krahun tuaj (VIDEO)

Kryetari i Partisë Demokratike, vizitoi sërish Durrësin, ku u takua me disa qytetarë të prekur nga tërmeti. Fillimisht zoti Basha ishte në lagjen 17, ku me dhjetëra banorë, ishin të alarmuar, pasi pallati i tyre, i dëmtuar nga tërmeti, nuk ka akoma një vlerësim zyrtar, nëse është apo jo i banueshëm.

Banor: Bashkërendohuni me pushtetin. Uluni, i lëmë ndasitë politike. Unë jam plotësisht dakord që jeni opozitë dhe keni frontet të ndara, keni vizionin tuaj. 

Basha: Qeveria ka detyrat e veta, opozita ka detyrat e veta. Ju po e shikoni, ne vetëm luftë politike nuk po bëjmë. 

Banor: Unë jam i forcës kundërshtare me ju, dhe ju falënderoj që më dëgjon me respekt dhe të falënderoj që je këtu mes nesh. 

Basha: E rëndësishme është që ne të sjellim zërin dhe shqetësimet tuaja. Ky është roli ynë. Nëse ne e marrim zërin tuaj dhe e kthejmë në politikë për karrigen tonë, ne bëjmë gabim. Nëse ne çojmë shqetësimin tuaj atje, ne e kemi bërë detyrën tonë, sepse po nuk e bëmë ne, nuk ka kush ta bëjë. 

Edhe po të ishim në role të ndryshme, ne në qeveri dhe ata në opozitë, këtë do kërkoja nga ata. Nuk do kërkoja të bëja fotografi bashkë. Do t’u kërkoja ‘merrni zërin e njerëzve na e sillni dhe shikoni si po e bëjmë ne punën” Se këtë detyrë ka opozita. Po u shkri opozita, nuk ka më kush t’ju mbrojë. 

Çfarë kemi kërkuar: E para, që vlerësimi të bëhet sa më shpejt, në mënyrë profesionale Për këtë kemi këshilluar që të shtohet numri i inxhinierëve, përndryshe vlerësimi shtyhet, e shtyhet, e shtyhet... 

E dyta, të caktohen fondet, sepse vlerësimi pa fonde është zero. Sot në mëngjes, kanë pranuar një sugjerim që ua kam dhënë gjatë tre ditëve të fundit: që banorëve të zonave rurale që janë me shtëpi, t’u japin para në dorë, ta bëjnë vetë. Sepse koha nuk pret, dimri sapo ka filluar. Çfarë do të bëni, do të rrini me muaj të tërë kështu? Nuk mund të ndodhë kjo! 

Çfarë duhet: Në rradhë të parë të dimë: 1.Sa banorë të Durrësit janë pa strehë. 2. Ku do të qëndrojnë në periudhën e ndërmjetme. 3. Si do të zhvillohet më tej puna e tyre.

Ju thoni se i keni këto prona në qendër të qytetit dhe nuk doni ti humbni. Sepse kjo është një situatë ku, nga njëra anë ka hallexhinj, nga ana tjetër, ka edhe profiterë, njerëz që shikojnë të nxjerrin diçka nga kjo. Është e pashmangshme kudo. Ku bie tërmeti ka kudo çackej e peshkaqenë. Ne duhet me çdo kusht të shmangim që fatkeqësia e disa njerëzve të kthehet në oportunitet për matrapazë.

Banor: Kjo po u prish le të ndërtohet këtu dhe të jetojmë këtu.

Basha: E kuptova, ma thatë disa prej jush. Tani këtu është roli ynë si opozitë që të jemi në krahun tuaj dhe të mos lejojmë që të bëhen dallavere të tilla në kurriz të njerëzve.

Ora 14:19
Çuçi me ekspertët izraelitë në Durrës: Shumica e objekteve nuk kanë dëme në strukturë! Riparimi nga firmat që i kanë ndërtuar (VIDEO)

Drejtuesi qëndror i zyrës Operacionale për Menaxhimin e Fatkeqësisë Natyrore, ministri Fuqiplotë Bledi Çuçi, inspektoi ditën e sotme bashkë me një grup inxhinierësh izraelitë disa pallate të dëmtuara nga tërmeti në zonën pranë plazhit të Durrësit. Shumë prej objekteve sipas këtyre inxhinierëve nuk kanë probleme nga ana strukturore, por vetëm dëmtim të mureve të cilat janë plotësisht të riparueshme.

“Këtu jemi në rastet kur nga vëzhgimi i inxhinierëve është konstatuar se objekti nuk është i rrezikshëm, por nevojiten ndërhyrje riparuese në mure, të cilat duhet të realizojë firma ndërtuese që ka bërë pallatin. Edhe sipas porosisë që dha Kryeministri, duhet kontaktuar firma ndërtuese përmes zyrës së urbanistikës në bashki, në mënyrë që të bëhen ndërhyrjet e domosdoshme. Gjëja më e rëndësishme këtu është fakti që pallati nuk ka probleme nga ana strukturore, por vetëm tek muret”, tha ministri Çuçi.

Më tej ai theksoi se ka një mobilizim shumë të madh për të përfunduar në kohë procesin e vlerësimit të objekteve, prandaj janë shtuar grupet e përbashkëta të ekspertëve.

“Ajo që është e rëndësishme është se nuk duhet të gënjehemi nga pamja e jashtme e objektit, pasi mund të ketë probleme të brendshme, ashtu sikundër nuk duhet të trembemi nga pamjet e jashtme me dëmtime të mëdha, të cilat mund të jenë vetëm në mure dhe jo strukturore”, tha ministri Çuçi .

Sipas inxhinierëve izraelitë që janë në vendin tonë situata post-tërmet është plotësisht nën kontroll dhe e menaxhuar mirë.

“Unë kam qenë në shumë vende ku ka pasur fatkeqësi natyrore si Haiti, Filipine, Meksikë, Brazil, Nepal etj. Mendoj se këtu situata është nën kontroll. Janë marrë shumë vendime të mira. Grupet e përbashkëta të ekspertëve të vlerësimit është një nga idetë më të mira sepse ne ndajmë njohuritë dhe përvojën tonë. Çdo gjë është nën kontroll dhe e sigurt”, tha Golani, një prej ekspertëve nga Izraeli.

Ora 12:52
Përmirësohet gjendja e të lënduarve nga tërmeti, Manastirliu: Punë heroike e stafit mjekësor të spitalit të Traumës

1575633315_ogerta.jpg

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu ka vizituar të lënduarit e mbetur në spitalin e Traumës, gjendja e të cilëve është në përmirësim të dukshëm.

“Më shumë se 900 morën shërbim në spitalet tona nëpërmjet shërbimit kombëtar të urgjencës, tek Truama, në spitalin e Durrësit, në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, ku më së shumti pjesa më e madhe e të lënduarve erdhën në këtë spital për të gjetur këtu kujdesin mjekësor, trajtimin mjekësor më të mirë”, tha Manastirliu.

Në Spitalin Universitar të Traumës, Manastirliu ka falenderuar stafin mjekësor dhe infermieror për përkushtimin dhe profesionalizmin e treguar gjatë këtyre ditëve në shërbim të të lënduarve nga tërmeti. 

“Jam e kënaqur sot që pas kaq ditësh e gjejmë veten tashmë në një situatë të qetë. Dhe unë do të doja që t’ju falenderoja por jo vetëm kaq, por t’ju tregoj gjithë mirënjohjen, respektin më të madh që ne kemi përkundrejt stafeve tona mjekësore dhe infermierore që kanë treguar si gjithmonë që janë të parët për të dhenë shërbim dhe kujdes qytetarëve dhe sidomos në këtë rast të lënduarve nga tërmeti i datës 26, edhe më pas në atë çfarë pasuan përgjatë gjithë këtyre ditëve”, tha ministrja.

Si pasojë e tërmetit u trajtuan në spitale 913 qytetarë dhe aktualisht nën kujdesin e mjekëve vazhdojnë të jenë 19 pacientë, kurse 3 pacientë janë transferuar për trajtim të specializuar jashtë vendit.  3,900 vizita mjekësore janë kryer nga stafet mjekësore dhe infermierore në njësitë akomoduese në zonat e prekura nga tërmeti. Në këto njësi akomoduese janë vaksinuar 900 qytetarë ndërkohë që 402 të sëmurëve kronikë u është mundësuar ofrimi i barnave me rimbursim. 1,700 fëmijë po marrin shërbim psiko-social nga 300 psikologë dhe punonjës sociale në të gjithë qendrat e akomodimit ku janë vendosur familjet e prekura nga tërmeti.

Ora 12:15
Durrës, Spiropali: Do të godasim ndërtuesit abuzues

Nga Durrësi, zëdhënësja e qeverisë njëkohësisht ministre e shtetit për marrëdhëniet me parlamentin, Elisa Spiropali u shpreh se po vijojnë inspektimet dhe se deri tani janë bërë 850 verifikime. "Bëra një takim me shtabin e përgjithshëm në Durrës dhe u informova se 24 grupe të verifkimit kanë bërë 850 verifikime për t'u siguruar që rrezikshmëria të përjashtohet si mundësi, pastaj për të bërë akte konstatimi mbi vlerësimin e dëmet. Këto grupe janë duke punuar, kanë një kalendar për të gjitha lagjet e Durrësit, po punohet edhe në Tiranë për të evidentuar dëmet në banesa. E kuptojmë ankthin e këtyre banorëve që janë të paduruar për të marrë një përgjigje për banesat e tyre.

2000 banorë janë në hotele në bregdetin e Durrësit. Është bërë një punë e mirë. Ka edhe të tjerë që janë ende të pasistemuar, e para është siguria, u bëj thirrje banorëve të mos hyjnë në banesat me rrezik. Duhet t'u japim shpresë njerëzve me projektin e rindërtimit. Dje kaluam buxhetin, ka një paketë të tërë për familjarët e të dëmtuarve dhe atyre që humbën jetën, por do të përfshijë edhe fonde të tjera. Lagjet e reja do të jenë të qëndrushme dhe pse jo për të goditur dhe gjetur fajtorë aty ku ka, për ndërtime apo ndërhyje të paligjshme" tha Spiropali.

Ora 12:02
Basha në Durrës: Banorët janë të braktisur nga shteti, njerëzit ndihen të pasigurt

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, u takua në Durrës me disa banorë të një prej komplekseve më të mëdha të dëmtuar.

Basha tha se rruga më e mirë për t’i ndihmuar banorët është rritja e numrit të inxhinierëve vlerësues.

 “Ajo që po kërkojmë ne është të rritet numri i vlerësuesve, por që të jenë të çertifikuar nga shteti, pasi kjo nuk është punë partish. Problemi kryesor që shoh është se, duke mos patur vlerësime, njerëzit, ndjehen të pasigurt, të paqetë, se edhe po qe lajm i keq, njeriu e ndan mendjen”- u shpreh Basha.

“Ajo që tani kemi në dorë është të sjellim sa më shumë vëmendje tek ju”- iu përgjigj Basha banorëve të revoltuar nga mungesa e vëmendjes shtetërore.

Sipas PD, banorët pohuan se nuk kanë marrë asnjë ndihmë, nuk kanë asnjë përkujdesje nga bashkia dhe nuk kanë asnjë përgjigje prej saj se çfarë do të bëhet me ta në të ardhmen, megjithëse dokumentet i kanë dorëzuar, siç u është kërkuar.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • vali: 07/12/2019 01:06

    PRISNI se ju rregullon basha,,jua vjedh dhe buken,,se per shtepi as mos ju shkoje nder mend...Akoma e prisni kete kriminel,,,/

    Përgjigju
  • beni: 07/12/2019 01:04

    HEJ SORECA VA FANCULO...

    Përgjigju
  • bajram bala: 06/12/2019 16:43

    FALeminderit perfaqsuesve te izraelit per punen kualifikuese qe beni kjo tregon humanizmin e nje shteti edhe pse eshte i vogelSHQIPTARET do tju jene mirenjohes per jete ashtu sikunder jeni ju karshi shqiptareve.Pune te mbare thank you,toda raba

    Përgjigju
  • Lyrzim qenefi: 06/12/2019 16:18

    O lyrzim o BASTARD po ti sje kur në anën e popullit Shqiptar se ti je spiun i agjenturave të huaja. Ti je zari hales salhe. Po pse të vuri ai ty kryetar të partis demokratike parti fashiste. Salheu është spiuni Sërbit e ti zari salheut do me thën super spiun o katran me boj. Po boja të ka dal 100 her o zhgaravin.

    Përgjigju
  • Lyl hajdut krimineli: 06/12/2019 12:57

    O lyl 7×7=42 me ty jan të sigurt se ti i vret e i vjedh o zari qenit malok salhe. O bastard pederast. Po hikni qërohuni se boll pislliqe i keni bër popullit Shqiptar orac muti.

    Përgjigju
  • Ramazoni: 06/12/2019 12:18

    Kur?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Media amerikane: Raketat e lëshuara nga Izraeli kundër Iranit kanë teknologji për t'iu shmangur radarëve

Media amerikane: Raketat e lëshuara nga Izraeli kundër Iranit kanë teknologji për t'iu shmangur radarëve