Komisioneri i BE monitoron dëmet në Durrës: Pas vlerësimit fondi për rindërtimin! Rama: 15 mln € shifër paraprake

Komisioneri i BE-së për Menaxhimin e Krizave, Janez Lenarčič ka mbërritur ditën e sotme në Shqipëri, ndërsa paradite ishte në Durrës për të parë nga afër gjendjen pas tërmetit tragjik. Ai ka zhvilluar një takim me kryeministrin Rama në bashkinë e Durrësit duke e vendosur theksin te vlerësimi i nevojave.  "Ka një parakusht, është vlerësimi i nevojave pas kësaj fatkeqësie. Jemi lidhur me OKB-në me institucionet financiare. Do të jetë një punë shumë e rëndësishme, pasi do të  orientojë këto cështje te vlerësimi i nevojave. Gjërat po shkojnë sikur duhet.  Të përfshihen edhe ndryshime në parandalimin. Unë do të shkoj të vizitoj sot disa nga zonat që janë prekur" tha ai.

Kryeministri Rama në fjalën e tij e vendosi theksin te krijimi në të ardhmen te një strukturë e vetme në Ballkanin Perëndimor që të aktivizohej menjëherë sapo në një nga këto vende të kishte një fatkeqësi natyrore, ashtu sikur funksionojnë vendet e BE-së. "Ne nuk mund të parandalojmë tërmetet, por dëmet më të shumta. Do të ishte fantastike që të bënim, që në mënyrë të natyrshme, që ata ekipe që do të merreshin me fatkeqësitë natyrore në Ballkanin Perëndimor, të shikohej si infrastrukturë e vetme, si ajo në BE që funksionon. Pra të marrim pjesë si të vetëm, mund të jemi më të fortë nëse krijojmë një mekanizëm, që menjëherë sapo të ndodhë dicka në një nga këto vende të shkojnë menjëherë" tha ai.

Janez Lenarčič e pyeti kryeministrin Rama se cilat janë nevojat më emergjente. "Kemi dy kategori njerëzish në nevojë ata që jetojnë në zona të hapura, në zonat urbane dhe rurale. Një pjesë janë sistemuar në hotele, por qëllimi im është që të qëndrojnë aty deri për festat dhe në janar ti lëvizim nga hotele në apartamente me qira. Unë mendoj se duhet të kemi një fond të integruar. Shteti ka përgjegjësi dhe nuk mund të lerë cdo lloj organizate që të shkojë dhe të bëjë punën e saj. Nga buxheti kemi vendosur një fond për rindërtimin.

E kemi menduar sikur të mos kishim asgjë nga vendet e tjera. Pas miratimit në parlament, Luigi do të ketë të gjitha hollësitë. Nuk duhet të ndërpresim shërbimet bazë nga buxheti. Duhet të shkojmë në tregjet financiare për eurobonde, ata nuk kanë dhimbsuri, por si njerëz që kërkojmë para, thjeshtë para. Ata duan të shikojnë shifrat dhe nëse situata jonë nuk ua konfirmon atë situatë që duhet pse do të na japin para? Kam folur me Luigin, pasi të normalizohen gjërat të organizojmë një ceremoni me të gjitha vendet, pasi duam t'u falenderojmë edhe me medaljet që ju i meritoni, ndoshta nga data 20-21" tha Rama. Më pas Rama e njohu edhe me vendimet që ka marrë qeveria dhe synimi për Konferencën e Donatorëve. Janez Lenarčič k do të vizitojë kampin e Vorës sot në orën 12:30.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:18
Rama takon në çadrat e Vorës bashkëfshatarin e Gramoz Ruçit: Ku pyesni ju për qamet, por me tërmetin nuk bëhet shaka (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ka vizituar të prekurit nga tërmeti që janë strehuar në çadra në Vorë. Rama u takua me qytetarët duke parë nga afër kushtet ku ata po jetojnë. Rama u  ndal tek çadra e një qytetari me origjinë nga Tepelena me të cilin shëmbeu edhe disa batuta.

Banori: Gjithë qeveria këtu me ne

Rama: Tani ju ku banoni

Banori: Në pallat banojmë. Nuk ka ndonjë gjë arlamante, por ne e bëjmë të madhe.

Rama: Nga je ti

Banori; Unë jam kunati i atij që të priti në Tepelenë ty me këngë dhe valle

Rama: A je andej ti

Banori: Jam fshatar i Gramoz Ruçit

1575548337_ruci.jpg

Rama: Ku pyesni ju për qamet, megjithatë me tërmetin shaka nuk bëhet

Ora 12:52
Rama: 15 mln € nga KE shifër paraprake, nuk është fondi i përgjithshëm i BE-së! Deri tani janë inspektuar 4000 godina (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ka sqaruar se shuma prej 15 mln eurosh e akorduar dje nga Komisioni Europian në ndihmë të të prekurve nga tërmeti, është një shifër paraprake, dhe nuk është fondi i përgjithshëm i BE. Rama se se KE do të koordinoj konferencën e donatorëve të iniciuar pas Samitit të NATO-s.

"Së pari informojeni mirë publikun që fondi i djeshëm është një fond i parë për një fazë paraprake. Nuk është fondi i përgjithsmë i BE. Së dyti komisoneri, komisoni është angazhuar me ne për të pasur një raport të detajuar të post katastrofës për të vënë në lëvizje fondin për rindërtimin. Dje në Samitin e NATO kam marrë gatishmërinë për të marrë pjesë në një konferencë të madhe donatorësh. Mbrëmë presidentja ma ka konfirmuar se KE do jetë koordinatori i kësaj konference të madhe donatorësh. Bëhet fjalë për një kohë të shpejt por un ë kam kërkuar të bëhet jo më larg se në janar. Ne kemi numrin më të madh të ekipeve që po bëjnë ekspertizën e godinave. Ka kaluar 4000 por do kemi shumë më shumë. Duhet të kemi një raport të bërë shpejt por pa nxitim", tha Rama.

Ora 12:50
Eurokomisioneri i BE në Vorë: Jemi krah Shqipërisë, pas vlerësimit të dëmeve ju mbështesim për fazën e rindërtimit (VIDEO)

Eurokomisioneri i  BE-së për Menaxhimin e Krizave Janez Lenarčič tha nga Vora ku vizitoi çadrat ku po strehohen të prekurit nga tërmeti, se Komisioni Europian do të jetë krah Shqipërisë si një vend kandidat edhe në fazën e rindërtimit. Ai tha se pas vlerësimit të dëmeve do të ketë një tjetër shifër që do të ndihmojë Shqipërinë të rimëkëmbet.

"Prania ime këtu është në fakt demonstrim i solidaritet të BE me Shqipërinë. Ne qëndrojmë krah për krah me ju që ju ta dini që nuk jeni vetëm. Shpreh ngushëllimet e mia për ata që humbën jetën. Shpreh dhimbshërinë time për të gjithë ju që keni pësuar dëme. BE reagoi në mënyrë të menjëhershme. Të martën e shkuar ne ishin këtu. Kemi dhënë asistencën tonë që atë ditë. Shqipëria është pjesë e Europës, ne nuk do ju lëmë vetëm. BE do vijojë të jetë krah jush. Ju jeni një vend kandidat. Ne do ju japim mbështetje edhe në fazën e rindërtimit. Në fund më lejoni të them se si u tha dje, KE ka vënë menjëanë 15 mln euro për fazën e rindërtimit i cili do të nisë pas vlerësimit. Fillimisht bëhet vlerësimi i dëmeve dhe KE ka qenë në kontakt jo vetëm me OKB por edhe me bankën botërore. Vetëm pasi të kemi marrë të dhënat do kemi një shifër për fazën tjetër të rindërtimit', tha eurokomisioneri.

Ora 11:28
Banorja: Eja më shikoni shtëpinë! Rama: O zemër s'jam ekspert, po të ishte faji im, ikja...lëreni Salën (VIDEO)

Pas takimit në bashkinë e Durrësit, Edi Rama dhe komisioneri i BE-së për menaxhimin e krizave kanë zbritur në terren duke parë disa nga zonat e prekura. Kreu i qeverisë ka falenderuar të gjithë ekspertët e vendeve të BE-së që po bëjnë vlerësimin e dëmeve nga tërmeti. Gjatë takimeve me banorët nuk kanë munguar edhe batutat nga kryeministri.  Njëri prej banorëve duke iu referuar një godine tha se është ndërtuar në kohën e Berishës, por kryeministri iu përgjigj duke i thënë 'Se mos erdhi Sala këtu me kazmë me e bërë, leri këto histori".

Biseda e kryeministrit me një prej banorëve
Rama: O zemër lerë punën e ekspertëve
Banorja: Ka mundësi të vini ta shikoni?
Rama: Jo se nuk jam ekspertet
Banorja: Kemi punuar 25 vite për atë shtëpi?
Rama: E di por tërmeti erdhi pa na pyetur
Banorja: Unë nuk po them se e keni fajin ju?
Rama: Po të ishte ashtu ishte kollaj, se ikja unë edhe zgjidhjen kjo punë
Banorja: Dëmin e kemi shumë të madh
Rama: O zemër kjo nuk është cështja jote, mua më intereson që natën të mos e kaloni jashtë. Ku ndje mbrëmë?
Banorja: Te vëllai
Rama: Atje rri deri kur të vijnë ekspertët që të vendosin nëse bëhet apo jo

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë