MOBILIZIMI/ Rama në Laç: Banorët të marrin bonusin e qirasë, të mos rrinë në pallate të pabanueshme! Spitali i ri do jetë gati në pranverë

MOBILIZIMI/ Rama në Laç: Banorët të marrin bonusin e qirasë, të mos rrinë në pallate të pabanueshme! Spitali i ri do jetë gati në pranverë

Në Laç pati banesa të shumta të dëmtuara, ku shumë prej tyre janë shpallur të pabanueshëm nga ekspertët. Por, teksa kryeministri Rama po lëvizte në këmbë, ai pa disa banorë që vazhdonin të qëndronin akoma në një pallat që ishte shpallur i pabanueshëm.

Kjo ka bërë që Rama të urdhërojë zbritjen e tyre nga pallati dhe marrjen e banesave me qira, e në rast kundërshtimi ai ka sugjeruar edhe nxjerrjen me forcë nga këto banesa.

Kreu i qeverisi premtoi se deri në pranverë do të jetë gati edhe spitali i ri, i cili do të ndërtohet pas dëmtimit nga tërmeti i fuqishëm i 26 nëntorit.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:00
Banori në Kurbin i ankohet Bashës...por ja çfarë i ka thënë Ramës më parë

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka qenë ditën e sotme në Kurbin ku është takuar me disa prej banorëve të prekur nga tërmeti. Një prej banorëve është takuar më herët me kryeministrin Rama, por sipas tij nuk i ka gjetur zgjidhjen.

Basha: Ke dalë nga shpia?
Banori: Po
Basha: Të kanë gjetur shtëpi?
Banori: Jo kurrkund, e kam gjetur vetë.
Basha: Dhe është shënuar tek Bashkia që të ka prekur tërmeti shtëpinë
Banori: Po
Basha: Nuk ju paguajnë qiranë?
Banori: Jo, deri dje kryeministri tha do të paguajmë qiranë, askurrgjë. Ndoshta ju s'doni ta dini mbase fare pë romët, po na largoni jashtë shtetit të paktën, mos na mbani këtu.
Basha: Për mua t'i je shqiptar si gjithë shqiptarët e tjerë dhe shteti ka çdo detyrim ndaj tej siç ka ndaj çdo shqiptare. Nuk hyn fare ajo që thua. Kam takuar 50 veta dhe asnjëri nuk ka marrë ndihmë nga shteti.

Biseda që ka bërë më herët me kryeministrin Rama
Banori: Të bëhet një pallat dhe të lihet për 25 vite me qira.
Rama: Të është prishur shpia, do e rregullojmë.
Banori: Po e merr pronari
Rama: Do ia rregullojmë pronarit dhe ai do të ta lërë ty shtëpinë me qira.

Ora 14:56
Basha: 50 familje të prekura nga tërmeti strehohen në kishën e Shën Mhillit në Laç, po rrezikohet jeta e qytetarëve për lekët e oligarkëve

1576331860_basha.jpg

Kreu i PD Lulzim Basha vizitoi ditën e sotme 50 familje të strehuara në Kishën e Shën Mhillit në Laç. Basha akuzoi qeverinë se nuk ka angazhuar në terren inxhinierët me eksperiencë për të kryer verifikimin e objekteve, sepse do të manipulojë rezultatin e tyre. Basha thotë se kjo neglizhencë solli viktima në Durrës dhe Thumanë pas tërmetit të 26 Nëntorit.

"Kisha 100 vjeçare e Shën Mhillit  në Laç, prej 18 ditësh siguron ushqim dhe strehon 50 familje në oborrin e saj, për të cilat nuk është kujdesur askush.

Vetë ndërtesa e kishës ka pësuar dëme të mëdha. Edhe pse kanë kërkuar ndihmë urgjente pasi një pjesë e saj, rrezikon të shembet duke rrezikuar kështu jetën e shërbyesve të Zotit dhe të besimtarëve ende askush nuk i ka ndihmuar.

Mirënjohje për ekspertët që i janë përgjigjur thirrjes se opozitës për të bërë një vlerësim të gjendjes së kishës. Por natyrisht është detyrimi i shtetit të bëjë vlerësimin dhe të japë zgjidhje për çdo objekt.

Në këtë zonë askush përvec kishës dhe vullnetarëve nuk u ka ardhur në ndihmë fëmijëve, të moshuarve, grave dhe burrave që tërmeti dhe qeveria i ka lënë jashtë, në qiell të hapur. Tërmeti nuk i ndau njerëzit, por qeveria po i ndan. Trajtimi preferencial dhe partiak apo në bazë të miqësive, është ankesa e përditshme në cdo zonë të goditur nga tragjedia.

Çdo ditë po del më qartë e më shqetësuese mënyra se si janë vlerësuar objektet. Vlerësime të ndryshme për një objekt, verifikime me mjete qesharake nga punonjës te administratës pa asnjë kualifikim, janë kthyer në kembanë alarmi për rrezikun që u kanoset banorëve në qindra banesa.

Është kriminale që qeveria të rrezikojë jetën e qytetarëve vetëm që të mos prekë lekët që u jep oligarkëve.

Kjo është dhe arsyeja pse qeveria nuk angazhoi rreth 500 inxhinierë me eksperiencë për të kryer verifikimin e objekteve. Sepse rezultati duhet të jetë sipas interesit të qeverisë dhe jo sipas realitetit.

Është pikërisht kjo neglizhencë kriminale që solli viktima ne Thumanë e Durrës me 26 nëntor. Nëse do të merreshin masa pas tërmetit te 21 shtatorit, shumë jetë do ishin shpëtuar.

Propaganda, korrupsioni dhe paaftësia po kërcënojnë seriozisht edhe sot sigurinë e mijëra banorëve që po vuajnë edhe për bukën e gojës", shkruan Basha.

Ora 12:37
Fushë-Krujë, Rama kërkesë banores: Zbrit poshtë! Hajde zemër se nuk bëhet shaka me këto gjëra. O Zot!

Gjatë një inspektimi që kryeministri Edi Rama ka bërë në disa pallate të pabanueshme, ka parë disa persona që qëndronin akoma në këto pallate.

Rama u ka kërkuar atyre që të marrin plaçkat dhe të shkojnë në hotel ose në shtëpi me qira, që do t’i paguajë shteti.

“Zbrit poshtë, hajde zemër. O Zot!”- është drejtuar kryeministri Rama banores që po qëndronte ende në pallat.

Ai i ka bindur banorët që ende po qëndronin në pallat, që të shkonin në hotel ose të gjenin shtëpi me qira.

“Hajde. Bëni placket, do t’ju marrin t’ju çojnë në hotel deri në momentin që gjeni një shtëpi me qira.”-tha Rama.

Teksa Rama po bisedonte me 4 të moshuar, një i ri ka zbritur nga kati i katërt i pallatit, ku kishte edhe këmbën e thyer.

Kreu i Qeverisë, i ka kërkuar të riut që të mos rrijë më në pallat por të dalë sepse është e rrezikshme.

Ora 11:57
U dëmtua rëndë nga tërmeti, Rama: Deri në pranverë ndërtohet spitali i ri

Spitali i Laçit pësoi dëmtime të shumta si pasojë e tërmetit të 26 nëntorit, ndërsa ditën e sotme kryeministri Rama premtoi se ndërtesa do të shembet dhe të ndërtohet nga e para.

Duke folur me mjekët dhe stafin e spitalit, Rama u shpreh se në pranverë do të kenë spital të ri.

“Do ta prishim spitalin dhe shumë shpejtë do të ndërtojmë. Ju e mbani në këmbë dinjitetin e laçit, se burrat janë…e dini ju. Do të behet një projekt i madh për Laçin. Spitali do të jetë i pari që do të ndërtohet. Besoj që deri në fund të pranverës, do të ndërtohet spitali i ri.”-tha Rama.

Ora 11:37
Laç, banorët nuk dalin nga pallati i pabanueshëm, Rama: Ju nxjerrim ne me polici, merrni bonusin e qirasë

Kryeministri Edi Rama, ka parë nga afër situatën në Laç, për tërmetit të 26 nëntorit, ku mbetën të vdekur disa persona, shumë të tjerë u plagosën dhe të shumta ishin banesat që u dëmtua.

Teksa kryeministri Rama po ecte në këmbë duke parë dëmet që kishte shkaktuar tërmetit, në një pallat që ishte shpallur i pabanueshëm, po qëndronin disa gra.

Kreu i qeverisë, u është drejtuar atyre duke i pyetur se përse qëndronin akoma atje, por ata kanë pretenduar se në hotel nuk ka pasur vende.

Rama: Pse rrini aty? Të shkoni aty ku ju kemi thënë

Banorja: Kemi ikur se nuk ka vende

Rama: Të merrni bonusin e qirasë dhe të shkoni. Hajde se ju nxjerrim ne me polici

Nga ana tjetër, zyrtarët janë ankuar se disa banorë heqin letrat gjatë natës të ekspertëve, të cilët i kanë shpallur zonat të pabanueshme.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • flori: 14/12/2019 18:40

    PO MOR RAMAZON PO,,BEHEN SHTEPI ,SPITALE,PALLATE PER TRE MUAJ ,,I BEN TI me frymen e shejte...a pika qe s'te bie...

    Përgjigju
  • Trtllnm: 14/12/2019 11:49

    Cne

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale