Modelja-vrasëse e 'El Chapos' gjendet e vdekur në rrethana misterioze (FOTO)

Claudia Ochoa Felix

Modelja e quajtur “Perëndesha e Antraksit”, e cila mendohet se ka pasur lidhje me "El Chapon" është gjetur e vdekur në rrethana misterioze nw shtëpinë e saj.

35-vjeçarja Claudia Ochoa Felix thuhet se ka qenë pjesë e vrasësve të Kartelit të Sinaloas, me në krye “El Chapo”-n, përpara se ai të ekstradohej në SHBA.

Sipas mediave të huaja  modelja ka vdekur gjatë natës për shkak të mbidozës. Nuk dihet nëse ngjarja është aksidentale apo ka qenë pjesë e një plani për ta eliminuar.

Claudia punonte si modele në klubin e bandës kriminale dhe ishte e martuar me trafikantin e drogës “El Chavo Felix”, me të cilin ka 3 fëmijë.

Vajza gjithmonë e  ka mohuar përfshirjen me bandat e drogës në Meksikë.

Bashkëshorti i saj Felixi u bë udhëheqësi i grupit "Antraks" dhe ndiqte urdhërat e drejtuesit të "Cartelit Sinaloa Ismael El Mayo Zambada" për të realizuar vrasje të ndryshme.

Prokurori Juan Jose Rios Estavillo tha se alkool dhe substanca të tjera u gjetën në trupin e Ochoa Felix, por priten  rezultatet e autopsisë për të mësuar më shumë.

Ora 15:43
Modelja-vrasëse e 'El Chapos' gjendet e vdekur në rrethana misterioze
1/7
E.D./Shqiptarja.com
Komento