Modernizohen Emergjencat Civile, Xhaçka: Shumë shpejt një prej më të mirëpajisurave në Ballkanin Perëndimor

Modernizohen Emergjencat Civile, Xhaçka: Shumë shpejt një prej më të mirëpajisurave në Ballkanin Perëndimor

Strukturat e Emergjencave Civile

Strukturat e Emergjencave Civile, pjesë e Forcave të Armatosura do të jenë shumë herë më të mirëpajisura dhe më dinjitoze në përballimin e fatkeqësive natyrore.

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, gjatë ceremonisë së prezantimit të uniformave dhe mjetëve të reja të strukturave të emergjencave civile, vlerësoi bashkëpunimin me aleatin e NATO, Turqinë në kuadër të emergjencave civile. Duke përmendur investimet e viteve të fundit në Forcat e Armatosura, ministrja Xhaçka theksoi vëmendjen që i është dhënë modernizimit dhe riorganizimit të strukturave të EC.

Të gjithë jemi dëshmitarë sesa shtuar sfidat prej fatkeqësive natyrore. Ligji i ri “Për Mbrojtjen Civile” e vendos theksin tek parandalimi i fatkeqësive dhe ndan përgjegjësi të qarta për pushtetin vendor, siç është përcaktimi 4% i buxhetit vjetor të bashkive për emergjencat, dhe mbi të gjitha krijoi Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile (AKMC).  Pra, nga drejtoria me 7 veta, kemi sot një Agjenci me 120 persona që bën menaxhimin koordinimin dhe trajnimin e strukturave të specializuara për emergjencat civile”, u shpreh ministrja Xhaçka, e cila njoftoi pajisjen e mëtejshme të Emergjencave Civile.

Nuk ka sot dëshmi më të qartë të profesionalizmit e nivelit të organizimit që kanë arritur sot Forcat e Armatosura sesa aftësia që ato kanë treguar për të përballuar të papriturat që na ka rezervuar natyra. Unë jam krenare për punën e çdo burri e çdo gruaje në uniformë që e ka bërë të mundur këtë performancë kaq të mirë. Jam krenare që falë punës së tyre, por edhe falë mbështetjes së miqve e partnerëve e të vetë kryeministrit që ka qenë nga mbështetësit kryesorë të transformimit të emergjencave civile, qytetarët shqiptarë mund të jenë sot të sigurt që pavarësisht emergjencës apo fatkeqësisë, ata nuk do të jenë kurrë vetëm në momentin e tyre të nevojës”, tha ministrja e Mbrojtjes.

Ambasadori i Turqisë në vendin tonë Murat Ahmet Yörük, vlerësoi marrëdhëniet mes dy popujve dhe nënvizoi se vlera e mjeteve, pajisjeve dhe uniformave të reja të dhuruara nga qeveria turke arrin në 1.5 milionë dollarë amerikanë.

Pjesa e parë e grantit të qeverisë turk përbëhet nga 6 autoambulanca të reja, të pajisura me të gjitha aparaturat dhe mjetet e nevojshme, mbi 1 300 uniforma për operacionet e kërkim shpëtimit në raste përmbytjesh, tërmetesh apo të shuarjes së zjarreve.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ushtarak: 29/07/2020 00:07

    Eh moj Xhacke qe e ktheve kete ushtri like e share. Ver te pakten masken se mos te kap Corona dhe si do tja bejme pa ty. Apo te ka thene Xheneral Virusi me di yje qe po e ben ShSh se virusi nuk te kap. Oh moj Shqipni kush te ka qit me kete ne hi........:Eh sa harrova edhe Kol. Kinxhin qe po e gradon Xheneral( dmth kapterr) derg te mesoj shqip pastaj gradoje etj etj......Po me muzeun ushtarak qe po nderton nr Berzhite ca pate xhanem?? Apo ai muze do ndikoje ne rritjen e operacionalitetit te FA!!!!!! O cvete o cvete secili per qesen e vete. Ah more SPAK tu befshim kurban merru edhe me keto fytyra engjellore te djallezuara si Xhacka & Co se po bejne kerdine dhe po shkaterrojne gjithcka

    Përgjigju
  • Shkodran prej Puke: 28/07/2020 23:03

    Forcat tona te emergjences e treguan sesa te afte jane gjate termetit te 26 nentorit kur germonin me duar dhe lopata per te gjetur njerezit nen rrenojat e ndertesave zonja Xhacka as qen zbulimi nuk kishin ndersa Kosova 11 vjet shtet i mahniti te gjithe me pregatitjen dhe mjetet qe kishin forcat e saja te emergjences.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë