Moldavia heton evazionin në futboll, Shqipëria jo 

Nëse në Shqipëri është thuajse krejtësisht normale që futbollistët të paguhen në të zezë, apo të kenë dy kontrata me klubet, në vende të tjera të Europës kjo cilësohet një shkelje e rëndë.

Rasti më i fundit është ai në Moldavi, ku Prokuroria për Krimet dhe Rastet e Veçanta, ka hetuar një klub “me bazë në kryeqytet”, i cili dyshohet për evazion fiskal.

Organet hetimore bënë të ditur se llogaritë financiare të klubit tregonin se kishte bërë pagesa prej rreth 3 milionë eurosh ndaj lojtarëve, zyrtarëve apo trajnerëve, duke i shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm prej 506 mijë eurosh në taksa të papaguara.

“U konfiskuan dokumente të cilat provonin se pagesat ishin bërë personalisht nga Adlan Shishcanov”, - tregoi prokurori Lilian Bacalim për mediat. Shishcanov është një biznesmen i cili themeloi klubin e Dacia Kishinau, i cili është arratisur nga Moldavia pak muaj më parë dhe ka braktisur klubin në mëshirë të fatit. Për të është lëshuar një mandat arresti.

Ndërsa  në Shqipëri klubet shqiptare punojnë në të zezë, duke mos paguar detyrime ligjore, apo duke mos siguruar futbollistët siç parashikon ligji. Aq më absurd është fakti se, për klube të veçanta, FSHF u ka lehtësuar gjithçka, duke paguar ajo detyrimet ndaj lojtarëve që kanë këto klube, llogaritë bankare të të cilëve janë të bllokuara, duke ndihmuar në këtë mënyrë që të bëhet evazion fiskal. 

Tatimet kanë paralajmëruar që në fillim të këtij viti një kontroll nëpër klubet e futbollit, por nuk është marrë më asnjë hap. Ndërkohë që Federata nuk ka lejuar që në institucion të bëhet kontroll nga inspektorët e Tatimeve.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Delvinë/ Autobusi dhe një furgon digjen gjatë natës, shkrumbohen nga flakët

Delvinë/ Autobusi dhe një furgon digjen gjatë natës, shkrumbohen nga flakët