Moldavia insiston në anëtarësim të plotë në BE
Kryeministrja e Moldavisë, Natalia Gavrilita
Kryeministrja e Moldavisë, Natalia Gavrilita, mirëpriti lëvizjet për të rritur bashkëpunimin me Bashkimin Evropian, por tha se nisma të tilla nuk mund të zëvendësojnë procesin për anëtarësim në bllok.
Moldavia ka shtyrë përpara përpjekjet për t’iu bashkuar BE-së pasi Rusia nisi pushtimin e Ukrainës, luftë e cila po kërcënon që të përhapet edhe në Moldavi.
“Ne mirëpresim çdo mekanizëm që na sjell më afër njëri-tjetrit, duke përmirësuar bashkëpunimin tonë, për aq kohë sa këto nuk e zëvendësojnë rrugën drejt anëtarësimit”, tha Gavrilita gjatë Forumit Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës.
Më herët gjatë këtij muaji, presidenti i Francës, Emmanuel Macron, sugjeroi se në vend që ofrimit të anëtarësim në bllokun evropian, duhet të krijohet një entitet paralele, ku do të mund të anëtarësoheshin shtetet aspiruese siç janë Ukraina, Gjeorgjia dhe Moldavia. Këtë organizatë ai e quajti “komunitet politik evropian” dhe tha se aty mund të bëhen pjesë të gjitha shtetet demokratike evropiane që ndajnë vlerat thelbësore të bllokut.
Por, Gavrilita tha se vetëm anëtarësimi i plotë në bllok do të mund t’iu ofronte përfitime të plota shteteve aspiruese dhe një vend të qëndrueshëm në një komunitet me vlera të përbashkëta, siç është BE-ja.
"Ne fuqishëm besojmë se anëtarësimi në Bashkimin Evropian është në fakt ajo që shpërndan këtë paqe, stabilitet, prosperitet të bazuar në vlera dhe ne duam të jemi pjesë e botës së lirë dhe të kësaj familjeje të BE-së”, tha ajo./REL
E.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?
-
Shumë
84.4%
-
Pak
9.2%
-
Nuk e di
6.4%
Vota total: 2745
Lajme të tjera
-
Mero Baze: Rikthimi i dytë i Francës në botën shqiptare
14 Prill, 09:06
-
Ku ndryshojnë vizita e Ramës me atë të Vuçiç në Paris
13 Prill, 08:47
-
Rama vizitë zyrtare në Paris, Macron: Këshill Francë-Shqipëri për Inovacionin! Kryeministri: Presim krahëhapur gjithçka vjen nga ju
12 Prill, 07:23
-
Rama në Francë: Rrisim bashkëpunimin mes dy vendeve! Nesër pritet nga Macron, pamjet e mbërritjes në aeroport me bashkëshorten (AXHENDA)
11 Prill, 09:36
-
Macron i kujtoi Vuçiçit Banjskën: A do ta zgjidhë Beogradi rastin e sulmit në Kosovë?
10 Prill, 19:56
-
Vuçiç thotë se ka arritur marrëveshje me Francën për blerje të aeroplanëve luftarakë
9 Prill, 19:18
-
Macron: Të përmbushet marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë – Serbi
9 Prill, 07:16
-
Masakra në Rusi, Macron: I njëjti grup, tentoi të kryente sulm edhe në Francë! I shtrin dorën Putin për hetimet
25 Mars, 20:46
-
Macron në versionin 'Rocky' jehonë në media: Ka një mesazh për Putinin?
21 Mars, 14:59
-
Macron: Në të ardhmen në Ukrainë mund të nevojitet të kryhen operacione në terren! Kievi sulm me dronë në Rusi, Moska i kundërpërgjigjet në Odessa
17 Mars, 08:17
-
Evropa do t’i përdorë asetet e ngrira ruse për të blerë armë për Ukrainën
16 Mars, 15:57
-
Macron: Nuk do të ketë më siguri në Evropë nëse Moska do të fitonte! Dërgimi i trupave perëndimore në Kiev është një opsion
14 Mars, 21:54