‘Momenti për të zgjidhur problemet ligjore dhe gabimet e së shkuarës’ parashikimi javor sipas astrologut Jorgo Pulla: Ja cila është shenja më me fat (VIDEO)

Astrologu Jorgo Pulla në një intervistë për emisionin “Rreze Dielli’’ ka bërë parashikimin javor të horoskopit (nga data 14 nëntor  deri në 20 nëntor) ai tha se gjatë kësaj jave Çdo pakujdesi e bërë do të dalë pikërisht tani në sipërfaqe, ndaj është momenti për të rregulluar gabimet e së shkuarës.

“Kjo javë pritet të ketë një ndikim shumë të madh në fushën e ligjit sepse kemi Mërkurin që kalon në Shigjetar, në një vend që ka përballë Binjakët. Mërkuri është planeti gurvenator i Binjakëve, ndërsa Shigjetari ka Jupiterin, ky trekëndësh jep një ndikim shumë të madh, është favorit në fushën e lidhjeve, njohjeve, ekonomisë për më tepër dhe çështjeve ligjore problematike. Pra do të jetë një javë e rëndësishme me shumë zhvillime, një javë perfekte për të bërë lëvizjet e duhura. Çdo pakujdesi e bërë gjatë kësaj periudhe do të dalë pikërisht tani në sipërfaqe, ndaj është momenti për të rregulluar gabimet e së shkuarës dhe duhet të jemi shumë të vëmendshëm për të arritur ato që dëshirojmë, meqënëse momenti është shumë pozitiv me mundësi të reja”

Ndërsa tregoi më tepër edhe për shenjat më të favorizuara të javës:  

Në lidhje me fushën e punës apo me lidhje të reja ose mundësi të reja, më të favorizuarit në këtë fillim jave janë Dashi, Luani, Shigjetari dhe Virgjëresha e 10-të ditëshit të dytë. Ndërsa nga mesi i javës ndikimet pozitive kalojnë në Peshk, Akrep, Bricjap, Virgjëreshë, Gaforre. Ka një ndikim shumë të mirë në këto shenja, në fushën ekonomike pasi do dalë diçka shumë e mirë, gjithashtu të palidhurit do të kenë një ndikim shumë të madh. Pra është një javë shumë e mbarë, prandaj duhet të jemi vigjelent ndaj veprimeve dhe synimeve tona.

Parashikimi i yjeve për javën 14-20 nëntor

Dashi

Keni një mundësi shumë të mirë në zgjidhjen e një konflikti të vjetër dhe mundësitë do të jenë shumë të mira, sidomos 10-të ditëshi i dytë ka ndikime shumë të mëdha në fushën ekonomike-financiare. Gjithashtu një lajm shumë të mirë do marrin ata që janë në diasporë, ka të bëjë me dokumentacione, ka të bëjë me gjëra të mëdha, sepse janë shumë të dhënë pas punëve dhe i japin një rëndësi të veçantë stabilizimit ekonomik. Në fushën shpirtërore 10-të ditëshi i tretë duhet të jetë shumë i vëmendshëm sepse një njohje që kanë pasur dikur me Bricjap dhe me Luan mund të jetë prishur si ekuilibër, por kjo nuk do të thotë se gjithçka ka përfunduar. Është momenti juaj që të nisni diçka tani, pasi momentet janë ata që ju bëjnë të ndiheni mirë, momentet kanë ardhur, ndaj ka ardhur koha të bëni lëvizjet e duhura. Ditët më ndikime më pozitive janë e Hëna, e Mërkura dhe e Diela. Mundësitë për ata që janë të palidhur ose që janë në një njohje më idele janë me Ujor dhe Virgjerëshë. 

Demi

Eshtë një javë e mirë për Demin. Ka dy gjëra kryesore të cilat duhet t’i stabilizojë, ka ndryshimin e punës dhe rritjen në detyrë, pritet diçka shumë e madhe pikërisht tani në këtë periudhë. Demi është shumë i dhënë pas punës pikërisht pas asaj që di të bëjë më mirë, dhe me shumë mundësi punëdhënësit e kanë vënë re këtë gjë, ndaj do të marrin përsipër një detyrë më shumë dhe më me përgjegjësi madje dhe në rang drejtues. Eshtë një moment shumë i mirë për zgjidhje të problemeve. Në lidhje me çështje që kanë të bëjnë me fushën e biznesit dhe udhëtimeve do ishte idealja dita e Mërkurë, e Enjte dhe e Premte paradite. Ka një ndikim aq të madh që ata nuk e dinë, është momenti i tyre për çështje dokumentacioni, udhëtime, për çështje pune, por kujdesi që duhet të bëjnë është vetëm mos të nxitojnë, pasi nxitimet janë shumë problematike. Në çështjet shpirtërore lidhjet që kanë të bëjnë me Peshk dhe Peshore duhet të jenë të vëmendshme sidomos me Peshore të 10-të ditëshit të dytë. Është momenti për të bërë lëvizjet e duhura. Një njohje e re e cila mund të kthehet në një lidhje serioze është me Ujor.  

Binjakët

Për Binjakët duket se në këtë javë planeti i tyre guvernator shkon në Shigjetar dhe është në një vend kyç me Jupiterin, guvernatorin e Shigjetarit. Ky trekëndësh do të thotë ndihmesa në çështje pune, në bisedime apo disa gjëra që dalin në sipërfaqe mbyllen pikërisht tani. Për ata që kanë probleme ka ardhur momenti për t’i zgjidhur dhe mbyllur pikërisht tani duke trokitur në derën e duhur. Është një moment shumë i mirë i tyre për mundësitë e stabilizimit. Ditët më të mira janë e Marta, e Enjte dhe e Diela për bisedime. Eshtë koha më e artë për shenjën e Binjakëve në këtë drejtim. Në lidhje me çështjet shpirtërore lidhjet që kanë të bëjnë me Dash dhe me Shigjetar janë të mira, perfektja është Binjak - Bricjap. Jeni në kohën e duhur për t’i stabilizuar gjërat që doni, prandaj kushtojini rëndësi veprimeve tuaja. Në një çështje bankare që ka të bëjë me para apo për të investuar është pikërisht momenti tani, një bisedë që do të bëni ditën e Mërkurë pasdite do të jetë në favorin tuaj.

Gaforrja

Gaforret e 10-të ditëshit të parë duhet të jenë shumë të kujdesshme pas disa takimeve që do të bëjnë pikërisht tani, duke filluar nga dita e Hënë, duke patur parasysh ndikimin e Mërkurit në Shigjetar i cili u jep një mundësi plus shenjës së Gaforres në lidhje me punët e tyre. Mund të marrin një tender, është mëse e duhur por duhet të bisedojnë ose sot ose të Mërkurën. Në çështjet ekonomike që të ketë duk paraja është e Shtuna dhe e Diela, duhet të tregohen pak më të kujdeshëm dhe të frenuar, duhet të jenë të kujdesshëm jo të nxitur por të ecin me përllogaritje.  Gjithashtu mundësitë janë shumë të mira në një biznes të tyre, i cili më parë ka sjellë 5% fitime, sot mund të sjellë 20%. Eshtë një moment mjaft pozitiv për shenjën e Gaforres me mundësi për të zgjidhur gjithçka. Në fushën shpirtërore ka një rikthim nga e shkuara me Akrep, do të kuptohet që është bërë një gabim apo një keqkuptim nga ndërhyrjet e palëve të treta, ky është një moment rikthimi madje shumë pozitiv. Kjo javë jua jep këtë mundësi. Për ata që janë në disaporë kanë mundësinë për të marrë një dokumentacion, pikërisht sot, të Enjten dhe të Premten, të cilat janë ditë shumë të mira, ndaj shfrytëzojini në maksimum për të përfituar atë që dëshironi.

Luani

Për Luanët mund të flasim shumë përgjatë kësaj jave. Luanët kanë dy gjëra kryesore dhe janë në momente kyçe që do të thotë: ndikimet që kanë të bëjnë me jashtë, një problem që kanë patur para 3 muajve e kanë zgjidhur pikërisht tani. Është momenti juaj, është koha juaj, pasi ju keni bërë shumë për të tjerët dhe tani është momenti për të marrë mbrapsht të gjitha meritat dhe për të realizuar dëshirat tuaja apo planet që keni patur më parë. Nga një person i tretë që ka patur problem me ju të shenjës së Luanit duket se zgjidhet pikërisht në këtë javë. Ndikimi më i madh duke filluar nga dita e fundit e javës që lamë pas dhe nga sot e Hënë, e Mërkurë, e Premte, e Shtunë, e Diel janë ditët më të mira për të marrë vendime të rëndësishme, një provim për të dhënë e keni, një bisedë në lidhje me paranë e keni, për investime është momenti juaj. Do bëni pak kujdes ju të 10-të ditëshit të parë që keni patur një njohje, nuk e keni kthyer dot në lidhje serioze për arsye të personave të tretë, tani është koha e zgjidhjeve të problemeve madhore. Eshtë momenti më perfekt, rreth një grindjeje që mund të keni patur javën që lamë pas, nuk duhet të shqetësoheni, pasi gjithçka do të shkojë në rregull. Për të palidhurit e 10-të ditëshit të dytë, njohjet me Dem dhe Bricjap mund të shkojnë deri në Altar. 

Virgjëresha

Për të tre 10-të ditëshat, por veçojmë 10-të ditëshin e dytë, i cili duket se ka një brengë në shpirt.  Për një nisje të një pune të re ose një punë si një burim i dytë të ardhurash janë në mendjen e tyre gjithmonë të preokupuar pasi duan të jenë të pavarur dhe jo të varen nga të tjerët. Është pikërisht ky moment i cili ka ardhur tani, sepse nga 15 ditëshi i parë i Tetorit dhe deri tani duket se 15-të ditëshi i dytë i Nëntorit do të jetë më perfekti dhe më ideali për shenjën e Virgjëreshës, është një kohë e artë për ta deri më datë 27 Nëntor. Por nga kjo javë dhe deri më datë 27 duhet të marrin vendime të rëndësishme, të bisedojnë apo dhe qoftë të hedhin në letër planet e tyre, të cilat më vonë do të marrin një vlerë të jashtëzakonshme.  Në çështjet shpirtërore të palidhurit që kanë një njohje dhe duan t’a kthejnë në lidhje serioze Virgjëreshë – Binjak të 10-të ditëshit të parë dhe Virgjëreshë – Peshk të 10-të ditëshit të tretë dhe me Bricjap të 10-të ditëshi të dytë, kanë ndikime shumë të mira. Është momenti për të zgjidhur gjithçka në çift pa ndërhyrjen e të tretëve. Stabilizimi ekonomik dhe vazhdimësia në çështjet e punës dhe karrierës është pozitive, pasi dihet tashmë që Virgjëresha ka lindur për karrierë.

Peshorja

Për Peshoret është një moment tani që duhet të ecin pak më shpejt se koha. Si mund ta bëjnë këtë - me vëmendje dhe përkushtim pasi është momenti i tyre. Ndryshe nga ç’prisni ndryshe nga ç’vendosni momentet janë pikërisht tani, sidomos në fushën ekonomike financiare, keni mundësi për të investuar apo për blerjen e një objekti. Është momenti dhe koha juaj më perfekte dhe më ideale e qenë ndonjëherë. Peshoret e 10-të ditëshit të dytë kanë patur një problem ose një përplasje nga disa persona të ndryshëm, është momenti tani që do të gjejnë zgjidhje, e drejta juaj do të triumfojë. Një çështje ligjore mund të ketë shtyrje, është në favorin tuaj. Në çështjet shpirtërore lidhjet që kanë të bëjnë Peshore – Binjak, Peshore -  Shigjetar duhet të kenë kujdes, kurse idealja është me Gaforre dhe me Ujor. Nëse keni një njohje dhe doni t’a ktheni në lidhje serioze është momenti apo një bashkim familjar për ata që janë jashtë është një moment shumë i mirë.  

Akrepi

Akrepët me sa duket kanë nisur diçka të re tani dhe nuk po ju del aty ky duket, por kjo nuk është për faj të Akrepëve. Eshtë koha dhe periudha tani që shumë njerëz mërziten, lodhen, i lenë gjërat në mes. Ky është problem i madh, pavarësisht vështirësive duhet t’i shkoni gjërave deri në fund. Pak rëndësi ka nëse del i fitur apo i humbur e rëndësishme është të përfundoni atë që nisni, madje suksesi më i madh është ta nisni dhe njëherë nga e para dhe do ta përfundoni me ndikime mjaft pozitive. Kur bie duhet të dish të ngrihesh. Është një moment tani për Akrepët mund të kenë patur probleme nga më të ndryshmet në fushën e punës, padrejtësi që ju janë bërë, një çështje me paranë kanë patur problem, kanë bërë një shitje dhe kanë akoma për të marrë, në punën shtetërore kanë pagesa për të marrë… vjen pikërisht tani momenti që do të dalin shumë të fituar dhe të kënaqur. Në fushën shpirtërore lidhjet që kanë të bëjnë me Dem dhe me Virgjëreshë të 10-të ditësht të tretë vëmendje sepse mund të grinden për gjëra të vogla. Një bashkim familjar apo një lidhje me jashtë idele me Ujor. 

Shigjetarët

Keni dy mundësira shumë të mira në fushën ekonomike financiare sa i takon rritjes së të ardhurave. Por më e rëndësishmja është të investoni, sepse nuk keni kohë për të humbur nga kjo javë deri në Mars – Prill të vitit të ardhshëm është koha ideale për të investuar për të gjitha shenjat, por juve veçanërisht në këtë aspekt, pasi do të nisni gjëra të reja, mundësitë janë shumë të mëdha, planet tuaja fillojnë pikërisht tani ndikuar nga Dielli që shkon në Shigjetar më datë 24 Nëntor, me ndikime e favorizime për mundësira të reja, por duhet gjithçka ta hidhni në letër. Në çështjet shpirtërore lidhjet që kanë të bëjnë me Binjak, Virgjëreshë dhe me Peshk është idealja, kurse me Gaforre duhet të beni pak kujdes si rezultat i një problemi që keni patur para disa kohëve, megjithatë është mirë që çdo gjë të mund të sheshohet, me Gaforren jeni më mirë në shoqëri sesa në dashuri, ndaj mos u nxitoni. Stabilizimi ekonomik dhe vazhdimësia duket e mbarë, një dokumentacion që prisni mund ta merrni ditën e Mërkurë.    

Bricjapi

Për Bricjapët, shumë plane shumë vendime që duan të marrin është pikërisht momenti tani dhe të shikojnë kohën e shkuar me të tashmen dhe me të ardhmen. E tashmja vendos për të ardhmen. Eshtë një moment tani për Bricjapët në anën ekonomike financiare, nuk është se kanë probleme në këtë drejtim, por ka diçka që duhet t’a zgjidhin në lidhje me punën dhe punëdhënësin pasi mund të dalin disa biseda tani në këtë periudhë deri nga fundi i këtij muaji. Gjithsesi ky 15-të ditësh është shumë i mirë, po të rikujtojmë muajt e mëparshëm Shtator -Tetor me probleme te ndryshme, por vazhdimësia duket e mbarë. Keni mundësinë për të marrë një lajm ose prisni nga diku për një punë të dytë e cila do të ketë një vlerë shumë të madhe në të ardhmen. Në çështjet shpirtërore të palidhurit kanë një ndikim shumë të mirë në këtë periudhë. Lidhjet me Dash dhe Virgjëreshë janë perfekte, vëmendje duhet të bëjnë me Dem dhe Luan kurse me jashtë ose bashkim familjar ka të bëjë me Akrep.   

Ujori

Ujorët jo se kanë arritur aty ku duan të shkojnë dhe dëshirojnë, kanë shumë punë për të bërë akoma. Për ju të shenjës së Ujorit ka ardhur momenti për të zgjidhur një ngërç, do të thotë një çështje ligjore e para disa kohëve. Eshtë momenti për të parë se çfarë do të bëni tani e tutje, sepse problemi mund të zgjidhet brenda këtij muaji, dhe duke filluar nga kjo javë mund të bisedoni me personin e ligjit që të mund t’ju ndihmojë në këtë aspekt. Një dokument që e keni gabim ose është bërë një gabim në dokumentacion, shikojini këto ju që jeni në diasporë, pasi mund të jeni në pritje të marrje të një dokumeni dhe nuk e merrni dot për këtë arsye. Në fushën shpirtërore ndikimet dhe favorizimet janë shumë të mëdha. Një shtatzani është e mundur të ndodhë pikërisht në këtë përiudhë duke patur parasysh një ndikim shumë të madh që bën Urani me Afërditën. Eshtë një moment ideal për të nisur diçka të re apo për të investuar, për të blerë një shtëpi, një makinë. Stabilizimi në anën shpirtërore lidhjet me Akrep dhe Binjak janë ideale, kurse me Virgjëreshë kërkohet vëmendje.   

Peshqit

Duket se kjo javë do të ketë më shumë zhvillime në çështjet e punës, jeni në zgjidhje të një problemi që keni me punën tuaj. Për ju që jeni në një pozicion punëdhënës apo keni një ndikim tjetër në këttë fushë, keni patur kohët e fundit disa debate me persona të ndryshëm në çështje të punës tuaj. Edhe pse ju jeni në role drejtuese dhe ata që janë mbi juve gabimisht ose rastësisht kanë marrë një informacion më shumë për ju, mos u shqetësoni duhet të bisedoni direkt me personin, sepse është një moment shumë i mirë tani për të zgjidhur çdo problem. Jini të drejtpërdrejtë, mos mbani rezerva dhe do të shikoni që gjërat do të stabilizohen.  Në fushën sentimentale lidhjet që kanë të bëjnë me Bricjap dhe Gaforre janë ideale, kurse me Virgjëreshë duhet të jeni të kujdesshëm, sado që grindeni me ta janë grindje dashurie. Dhjetë-të ditëshi i parë i Peshqëve me Virgjereshë të 10-të ditëshi të tretë eshtë një kombinim perfekt deri në martesë. 

 

 

MC/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Shqiptari dhunon gruan dhe djalin e mitur në Itali

Shqiptari dhunon gruan dhe djalin e mitur në Itali